Akuza e PD: Zyrtari i drejtorisë së Tatimeve kapet duke shpërndarë lekë për vota në Dibër

11 Shtator 2016, 09:02Politika TEMA

Partia Demokratike denoncoi zyrtarë të tjerë dhe efektivë të policisë se po shpërndajnë para në këmbim të votës në Dibër. PD thotë se në Maqëllarë banorët dhe strukturat e saj kapën një zyrtar të lartë të Drejtorisë së Tatimeve, ndërsa akuzoi shefin e komisariatit si personin që drejron strukturën kriminale të ngritur nga PS për të tjetërsuar votën e dibranëve.

Deklarata e PD

Shtabi Elektoral i Partisë Demokratike ka marrë informacion për shpërndarjen e parave, thaseve me miell si dhe perpjekje per shantazhe ndaj votuesve gjatë natës së mbremshme nga disa grupe të strukturuara kriminale të drejtuara nga administratorë, kryepleq dhe drejtorë e zyrtare të administratës publike, nën mbrojtjen e nje grupi punonjesish te policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga.

Kështu, banorët e Maqellarës kapën në mesnatë duke shpërndarë lekë për blerje votash zyrtarin e Drejtorisë së Tatimeve Artan Isaku, vartës i shtetasit Dionis Ymeri me detyre Drejtor i Tatimeve për Dibrën. Dionis Ymeri është kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike në prokurori me date 1 shtator si anëtar i grupit të strukturuar kriminal për blerje votash në fushatën e Dibrës. Konkretisht shtetasi Dionis Ymeri, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër, është kallzuar në Prokurori si personi përgjegjës i ngarkuar me detyrën e sigurimit të fondeve financiare për blerjen e votave.

Në vend të ndalimit dhe arrestimit në flagrancë të këtyre personave, segmente të policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga, i kane dhënë mbështetje këtij krimi elektoral. Bert Aga është kallzuar penalisht nga Partia Demokratike me 1 shtator si anetar kryesor i grupit të strukturuar kriminal i cili në abuzim të detyrës së shefit të Komisariatit të Peshkopisë ushtron presion ndaj zgjedhësve dhe ofron mbështetje logjistike dhe mbrojtje ekstraligjore për operacionin e shperndarjes së parave në këmbim të votave.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal për këtë grup të strukturuar kriminal të kallzuar nga Partia Demokratike që nga data 1 Shtator.

Partia Demokratike i siguron qytetarët e Dibrës së nuk do të lejojë me asnje cmim tjetërsimin e vullnetit të tyre nga bandat e Edi Ramës.

Vota është e shenjtë. Asnjë presion, asnjë kriminel me mbrojtje shtetërore nuk do ta ndalë dot vullnetin e dibranëve.

Partia Demokratike ju bën thirrje qytetarëve dibrane të marrin pjese masivisht në votime dhe të shprehin me votën e tyre të lire vullnetin e tyre sovran e të patjetërsueshëm.

4 komente në “Akuza e PD: Zyrtari i drejtorisë së Tatimeve kapet duke shpërndarë lekë për vota në Dibër”

  1. Kola says:

    Cudi do te ishte sikur keta mashtruesa qe ushqehen me krimin dhe intrigen per t’ja lene tjetrit, kopilin ne dere, te mos benin fare denoncime. Shqiptaret u mesuan tashme me keto hijena qe s’jetojne dot pa gjak shqiptaresh dhe hakun do ja u japin jo vetem ne Diber.

  2. TEMA55 says:

    Albanistan, o sa mire me kan Skiptar…..Tradita vazhdon…Po pse mbarojne parate e Ilir Metes ne 2017….

    ku a shteti prej les..i? ku a kryespiuni me ekipin e tij po Takja akoma ne Lazarat apo po ben Tomy dhe Xherri me Ahmetajn? Ku a Taulant Bitha, po ai autopalanti i prishur Brace Kopace…..Edrama Piktor DoktoII, A DUKE VIZITU NONJE ven TE BOTES,me leket e nuses?!

  3. koha jone says:

    Nuk kane rruge tjeter per te justifikuar humbjen ,vetem me keto shpifje.

  4. blerta says:

    kjo eshte shume e vertete ne keto momente dhe punjonesi i policise rasim sula po kercenon qytetaret ne peshkopi shef stacioni i doganes bllate po behet nami nga ky person

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje