FOTOT/ Nga makina super luksoze tek SHIK-u i Gazidedes, tabloja e PD-së në Dibër

10 Shtator 2016, 19:59Politika TEMA
FOTOT/ Nga makina super luksoze tek SHIK-u i Gazidedes, tabloja e PD-së

Fushata për Dibrën ka qenë një fushatë e shkurtër në kohë por intensive në përmbajtje. Këtë e kanë treguar më së miri edhe ngjarjet e ndodhura. Që nga kërcënimi i kandidatit Shehu ndaj një polici te rrahja barbare që ju bë administratorit Nuri Meda, që nga zbarkimi i gjithë politikanëve kryesorë nga të dyja kampet e deri te videoja e famshme e kandidatit Rama që la në mes fushatën për të mjekuar të dhunuarin nga PD, janë momentet që do mbeten në memorjen e të gjithëve, jo vetëm të dibranëve.

Por ka edhe momente që vetëm Dibranët po i përjetojnë e po i shohin çdo ditë, saqë njëri prej tyre shprehet “Spo flemë dot gjumë, s’po mbaron kjo fushatë e mallkuar në të cilën po shohim lloj e soj personi që i kishim parë vetëm në televizor”.

Pikërisht qytetari që na shkruan kështu, na dërgon në redaksinë e Lexo.al edhe foto nga Peshkopia ku lëviz nëpër qytet i famshmi Arben Sefgjini. Historia e të cilit është e njohur për të gjithë, sidomos për moshën e mesme.  Sefgjini do të jetë vëzhgues i PD-së në Maqellarë. Po kush ësht Arben Sefgjini? “Arben Sefgjini, -ish-drejtori i pergjithshem i Permbarimit, eshte emeruar në vitin 2008 ne postin e kreut te Drejtorise se Pergjithshme te Tatim-Taksave. Sefgjini, ka qenë ish-zevendës drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Informativ në Kryeqytet në vitet 92-97, është një nga tre personat e akuzuar për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Ai së bashku me dy punonjës të tjerë u arrestua në maj të vitit 2003 ku në përfundim të hetimeve disa mujore rezultoi se  kishin konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të torturës ndaj shtetasit maqedonas Remzi Hoxha. Pas vuajtjes së dënimit Sefgjini ka përfituar lirim në bazë të amnistisë së vitit 97″.

Përpos Sefgjinit, përpos dhunës së ushtruar nga militanti i PD, shqetësim tjetër është lëvizja e mjeteve në orët e vona të natës me shpejtësi të madhe. Sipas fotos së siguruar nga Lexo.al duket qartë se PD-ja nuk ka kursyer asgjë për këtë fushatë elektorale. Makina të markave super të shtrenjta janë parkuar në Dibër, e ku militantë e eksponentë të PD-së dalin hapur me gjithë pasurinë e tyre dhe flasin për varfërinë e dibranëve. Një paradoks shqiptar padyshim.

Nga interesimi ynë rezulton se shtabi i Partisë Socialiste është akomoduar në hotel Turizmi që nga fillimi i fushatës, ndërsa shtabi i Partisë Demokratike mësohet se frekuenton hotele të ndryshme.

Fotot e mëposhtme tregojnë të famshmin Sefgjin që është caktuar vëzhgues i PD në Maqellarë dhe luksin e shfrenuar të PD-së gjatë kësaj fushatë në një zonë të varfër. Pra PD ka investuar arrogancën dhe persona të dënuar më parë (siç ishte edhe i arrestuari që dhunoi administratorin Meda, Dritan Selishta, që siç raporton policia e qytetit verior, ishte person me precedent të mëparshëm penal) kanë udhëhequr një fushatë së cilës nesër i del rezultati. Edhe sonte dibranët kanë kohë të mendohen.

8 komente në “FOTOT/ Nga makina super luksoze tek SHIK-u i Gazidedes, tabloja e PD-së në Dibër”

  1. vaso says:

    U arrestua ne 2003 dhe u lirua me amnisti ne 97.U degjua dhe kjo.

  2. Malo says:

    Sa per sqarim te shkrimit te mesiperm. Duhet me pak mashtrime .
    Arben Sefgjini dhe te tjere ish te akuzuar, jo nga amnistia por jane shpallur te pafajshem ne te gjitha shkallet e gjukimit, I, Apel dhe GJykate e Larte. Tani gazetaret si pushtet i katert duan te zaptojne edhe te tretin me force !
    Ne te tre shkallet eshte denuar si fajtor i akuzuari Ilir Kumbaro dhe eshte denuar me 15 vjet ne mungese po ne te gjitha shkallet e gjykimit. Kjo eshte per ato qe duan te dine rreth kesaj akuze. Te tjerat jane deshira te parealizuara.
    Kur flet drejtesia – gazetat duhet te heshtin, dmth te mos shpifin.
    Cfar lidhje ka nje person i padenuar pse qenka akuzuar !!! Ose ka punuar ne SHIK te Gazidedes !!! Ka punuar ne shtetin shqiptar se Gazidede ska pas prone shtetin si Sigurimi i Enverit per 50 vjet. Sa me larg shpifjeve e mashtrimeve.

    1. loni says:

      ore trap,edhe atehere sigurimi i shtetit quhesh,nuk quhesh sigurimi i enverit o legen,po ti pse shpif qe thua sigurimi i enverit,thjesht enveri me kadri azbiun e komandonte,ashti si sali me gaziden komandonte shikun famekeq,te dyja keto sturkturat jane te shtetit,pavaresisht se komandoheshin nga njeshi i shtetit o pallosh,si enveri ashtu dhe saliu jane fajtore per keto struktura vellavrasje,dhe mbylle halen here tjeter kur thua sigurimi i enverit,quhesh sigurimi i shtetit,ashtu sic ishte shiku i saliut te gazidese,bythqim.

    2. pilo lala says:

      paska folur drejtesia e krimbur e Berishes?
      Amerika do e coj ne vend, ti denoje kriminelet sherbetore te Sali Berishes.
      Gazidede eshte njeriu qe turperon Dibren

  3. Spartaku says:

    Opo ku jemi ketu,ne shqiperi apo ne afganistan? çfare behet me keta njerez te eger te pd-ke? Pse jane egersuar kaq? Nuk e din ata se nuk jua ka friken njeri? Ata duan fitore me force dhe jo me vote te lire nga populi dibran. Nqs populli i Dibres,nuk do kuptoi djallezit e njerzeve te pd-ke,dhe tu jap voten atyre,atehere dibren e mori lumi.Populli do vuaj nen thundren e rende te pd-ke,te kesaj partie qe do vetem gjakderdhje. DO JETE GABIMI ME I MADHE,NE QOFTE SE DO I JEPET VOTA KANDIDATIT TE PD-ke.Ata jane kthyer ne ujqer te terbuar.

  4. Fatosi-kosove says:

    Me nje fjale pa qene kriminel smund te jeshe ne PD,kete e kam thene edhe shume vite me pare por disa fatmiresisht po e shofin vetem tash se fundmi,nje gje dihet sikur sefgjini te ishte i Rames,luli si nenkryetar e sali berisha si kryetar i PD-s do ta kishin quar ne kupe te qiellit vendin duke share e fyer Ramen dhe qeverine,do te shkonin deri en bruksel e strazburg per tju treguar per kriminelet e Rames,por sefgjini eshte i mire sepse ka vrare per te dy kryetaret e tij edhe dasho alikaj eshte “njeri” i mire sepse ka qene kryetar i republikes se hashashit dhe si kontribues i te dy kryetareve te PD-s tash duhet te jete ne komision zgjedhor e vezhgues dhe kane te drejte te votojne sa here te duan,te fusin fletevotime sa te duan,te gjejne te nesermen fletevotimet e “harruara” ne xhepa dhe tia tregojne mjeshtrit te krimzgjedhjeve ristan pijanecit dhe ne fund dy kryetaret e PD-s duhet ti verifikojne nese jane epr PD-n apo jo,pra PD eshte streha dhe kopeja e krimit dhe si te tille jane te padenueshem,edhe sefgjini,edhe kumbaro qe ne itali u ba shaqa shaq nga kosova e tash u zhduk i teri dhe sdo mend se neser do te jete komisioner apo vezhgues i PD-s apo edhe kryeshef i korpusit “azem hajdari”.

  5. dibrani says:

    shqiptaret jane mesuar te milen si lopet, dhe dibranet nuk bejn perjashtim .. doktori i ka mjel e stermjel, po tani nuk i del vetem nje lope, do dhe bashkine, ne fund te fundit oreksi vjen duke ngren ..

  6. O komunista,rilindsa,leseista,sigurimsa a na hani Carin…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje