Lazaratasi Dasho Aliko vëzhgues në Dibër, Balla: Një fyerje për dibranët, kryekomunari i fundit nga “republika e canabisit”

10 Shtator 2016, 13:55Politika TEMA

Një lazaratas do të jetë në Dibër, si vëzhgues për zgjedhjet vendore nga ana e demokratëve, duke thyer të gjitha “tabutë”.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit të PD-së për të dërguar si vëzhgues në Dibër në prag të zgjedhjeve lokale, ish-kreun e komunës Lazarat Dashamir Aliko.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Balla deklaron se Aliko nuk ka lidhje me zgjedhjet në Dibër dhe e cilëson një fyerje ndaj dibranëve urdhrin e Bashës për të caktuar si kryevëzhgues kryetarin e fundit të kanabisit në Lazarat.

Në Maqellarë populli dhe për më shumë demokratët e thjeshtë ndihen të fyer nga urdhri i Bashës për të vendosur kryetarin e fundit të republikës së kanabisit në Lazarat Dasho Alikon si kryevëzhgues të zgjedhjeve ditën e nesërme.

Si ka mundësi që duan t’i fyejnë kaq shumë dibranët me këta lloj njerëzish që Basha ka sjellë për të administruar procesin e zgjedhjeve.

A thua ka eksperiencë në procese zgjedhore Dasho Aliko? Jo. Sepse në Lazarat nuk bëheshin kurrë zgjedhje. Sepse mbjellja e kanabisit, mbulohej me votat panumërim në favor të Saliut. A po i fyen Lulzim Basha dibranët?

Po. Çdo ditë. Dibranët t’i lexojnë letrat në xhep o Lul. Jabanxhiun e respektojnë, por nuk e bëjnë të parë shpie. Nuk mund të bëhet Dasho Aliko i parë në Dibër.

Prandaj hiqi dashot nga lista e vëzhguesve. Ke plotë demokrate të ndershëm dibranë që për 25 vite kanë vëzhguar e administruar zgjedhjet në Maqellarë e kudo”, mbyllet postimi i Taulant Ballës.

2 komente në “Lazaratasi Dasho Aliko vëzhgues në Dibër, Balla: Një fyerje për dibranët, kryekomunari i fundit nga “republika e canabisit””

  1. Bika says:

    Dasho: Po perkethyes ke ke marre a derrezi se nuk do i marresh vesh se cfare te thone.
    Po pse ore cfare e mendon Dibren Zotrote;Lagje te Lazos?

  2. aleksi says:

    I fundit ? Mund te thuash i pari edhe ta pranojme por te fundit keni ata qe kan luftuar per fitore publicitare nga konispoli ne vermosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje