Thellohet përçarja, Basha nuk ka besim tek demokratët e Dibrës, çon vëzhgues ish-zyrtarët e Berishës, Sefgjini, Aliko, Dibra, Qirjako

10 Shtator 2016, 12:13Politika TEMA

Në momentin kur Partia Demokratike deklaroi kandidaturën e përzgjedhur për garën e 11 Shtatorit në Bashkinë e Dibrës nuk munguan problemet brenda saj. Ish-kryetari Rahim Kaleci e braktisi aktivitetin e demokratëve në Dibër ku do të prezantohej kandidatura e Shehut. Kaq mjaftoi që portale pranë kryetarit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha të sulmonin ashpër Kalecin duke e akuzuar deri se ishte paguar me 200 mijë euro për ti prishur punë Sherefedin Shehut.

Këto lajme të servirura në portale e bënë situatën brenda demokratëve edhe më të ndërlikuar duke e thelluar ndjeshëm konfliktin. Treguesi i parë që Lulzim Basha nuk kishte besim më tek demokratët e Dibrës ishte zbarkimi i mbi 29 deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Vet Basha qëndroi në Dibër një pjesë të mirë të ditëve të fushatës dhe këto lëvizje e asgjesuan thuajse plotësisht rolin e degës lokale.

Por Basha nuk mjaftohet me kaq. Votimet e kësaj të diele ai ka preferuar të mos ja besojë demokratëve të Dibrës por ka importuar nga Tirana ish-drejtorët e famshëm të administratës tetë vjeçare të Sali Berishës. Lexo.al ka mësuar se pjesa më e madhe e listës janë njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Dibrën përveç faktit që janë të njohur në të shkuarën e tyre të errët, të përfolur e hetuar për vepra të ndryshme penale që nga rrëmbimi e zhdukja deri tek shpërdorimi i fondeve publike.

Lexo.al po sjell listën e të “deleguarve” nga Tirana.

Në listën e vëzhguesve të dërguar në Dibër nga Lulzim Basha gjen emra të tillë si ish-drejtori i Hipotekave Arben Qirjako; ish-Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Arben Sefgjini; ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Gazmend Dibra; ish-kreu i Komunës së Lazaratit Dashamir Aliko; djali i deputetit të ndjerë Azem Hajdari, Kiri; ish-zv.ministri i brendshëm Avenir Peka.

Lista shkon edhe më tej me emra të importuar për të dubluar dhe kontrolluar demokratët e Dibrës. Mes tyre gjen edhe ish-deputetin e Beratit Lefter Maliqi; ish-deputetet e Shkodrës Gjok Uldedaj e Ramiz Çobaj; ish-deputetin e Tropojës Xhevdet Mehmeti; ish-zv.ministrin e shëndetësisë Bardh Spahia. Nuk kanë mbetur jashtë listës as njerëzit e afërt të Bashës gjatë kohës kur drejtonte Bashkinë e Tiranës si administrator i tij Etion Kapedani; Taulant Zeneli; kreu aktual i këshilltarëve të djathtë në Tiranë Leonard Olli apo edhe prurje të reja si Fabian Topollari, Akil Kraja e Mateo Spaho.

Demokratët e Dibrës do të zëvendësohen në këtë proces zgjedhor edhe nga ish-drejtorë të kohës së qeverisjes së PD si ish-drejtori i privatimeve Gent Minarolli; ish-drejtori i Ministrisë së Financave Dorian Teliti; drejtori i financave të PD-së Arben Ibroja; ish-drejtori i Aviacionit Civil Ervin Minarolli. Do të dublojnë degën lokale edhe drejtuesi i grupimit “Dhjetori 90” Bislim Ahmetaj apo dhe kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike” Blendi Kasmi.

Ajo çka sot diskutohet është thjesht se sa e madhe do të jetë vala e pakënaqësisë dhe rrjedhja e votave mes demokratëve të Dibrës më datë 11 Shtator. Përveç faktit se po i zëvendëson dhe dublon me njerëz të sjellë nga Tirana, kjo bëhet edhe më e rëndë kur sheh emrat dhe precedentët që kanë patur në raport me drejtësinë pjesa më e madhe prej tyre.

Ish-kryetari Rahim Kaleci gjen sot mbështetës shumë më tepër se sa kishte në fillimin e kësaj fushate zgjedhore dhe siç duket po bëhet tashmë fakt parashikimi i tij se kandidatura e Sherefedin Shehut është një zgjedhje e gabuar që do të çojë në fitoren e kandidatit rival, doktorit Muharem Rama. /Lexo.al

9 komente në “Thellohet përçarja, Basha nuk ka besim tek demokratët e Dibrës, çon vëzhgues ish-zyrtarët e Berishës, Sefgjini, Aliko, Dibra, Qirjako”

  1. Ermir says:

    Te gjithe kriminelet e pd, kjo tregon se e rinovuar eshte kjo parti simomos me kriminelin sefgjini qe ka vrare e zhdukur njerez te pafajshem….kur ska bythe kjo qeveri tu tregoje vendin mire ja bejne atije populli budalla.

  2. Fatosi-kosove says:

    O si basha si berisha,dallimi i vetem eshte se basha sguxon te beje asgje pa pelqimin eberishes dhe ketu shifet qarte se berisha nuk i beson aspak bashes,mjerimi i vetem ketu eshte se si shqipatret e gjore vazhdojne te shkojne pas ketyre dy vrasesve,edhe pse tashme dihet se aty jane grumbulluar vetem kriminelet por ama njeriu i shendodhe duhe te ndalet njehere dhe ti thote mendjes se mjaft me,duhet rritur familje dhe familja nuk eshte e gezuar dhe e lumtur kur rritet nga krimi edhe pse ka te tilla,prandaj sot eshte momenti vendimtar ti tregohet lulit e berishes se shqiptaret sa i urrejne dhe gjeja me e mire do te ishte mos votimi i tyre.

  3. Bushi says:

    JO ju Dibran! O ju njerez! Merreni me ment kush eshte Sefgjini me kompani,dhe nxirni si konkluzion, kushe eshte pd-ke.Ne pd-ke jane mbledhur te gjithe njerzit me te keq qe ka populli shqipetare.Pra jane LLUMI i vendit ton.Kjo parti nuk ka qene asnjehere per te miren e shqiperise,por vetem per te keqen e saj,per shkaterrimin total.Kjo parti,nuk duhet te jete akoma midis partive te tjera,qe punojn e sakrifikojn per rimkembjen e vendit.Sali Berisha me kete parti famkeqe,shkateroi shqiperine e ndertuar nga puna,djersa mundi i popullit, me fabrika uzina e kombinate,me keq se ne kohen e luftes dyte boterore.

  4. Baxhanaku says:

    Humbja e PD ne dider,ka nje fature te rende per Bashen,prandaj ai po hedh ne loje, “jeniceret” me te inkriminuar te saj.
    A do fitoje ai me kriminel Sefgjinin,Kulicin……etj?!Mungon vetem Shaban Memia,mjeshtri i manipulimeve.

  5. eri says:

    ..PD-ja e S.Berishës dhe L.Bashës tashë 26 vjet që i kan vënë zjarrin pasurisë përbashkët ata që kanë vrarë ,kan plaçkitur i janë sulur Dibrës nga e gjithë shqipëria u ka bë thirrje e mbledhje të veçanta të gjithë PD-iste kudo ku janë nëpër gjithë shqipëri në sulmë në zgjedhje me propogandë dhe para në çdo fshtat të dibrës edhe ishë gjenralve të degraduar të sulmit kundër jugut i ka nisur për votën e SHerfedinit të gjithë kush ka një makinë apo biznesmen apo njeri i thjeshtë me flamur të PD-së ta ngulë në kodra e fshatra me të thella të Dibrës për të krijuar presion psikologjik mbi votuesit në favor të PD-së e SHeferdinit ose sherferedinit ?
    Të gjithë në Dibër të ndikoni në votën për fitore të PD-së. !.
    ……….Kjo është demokratoshkërdhatësia dhe stili që ju ofroi Dibranve dhe shqiptarve mostra S.Berisha dhe L.Basha dhe partia kriminale e tyre, vidhë ,dhuno ,vra e rrëmbe vota sa më shumë.

  6. i pavaruri says:

    He me turp dhe ju tema si nuk shkruani asgje se cben Rama atje mir keta te Berishes, Shkurt sju lexoj me jeni gazete e shitur tejet qeveritare.

  7. Dalipi Bleones says:

    Late kokrren e nomit o bq ……… si ju te PS dhe ju loqet e PD!
    Ju q…. zgjedhjet, se e keni bo sikur kushedi ca dreqin do dali nga keto fare zgjedhjesh

  8. Bushi says:

    Ka mundesi,qe, Berisha,Basha,( pd-ke),te braktisi votimet ne Diber.Ata po e pane (sipas sonazheve te brendsheme),do u japin urdher komisionerve te largohen,me justifikimin se VOTAT PO MANIPULOHEN.PO USHTROHET DHUNE etj shpifje,per arsye se po e ndjene humbjen.Ose pd-ke do beje lufte dhe vrasje.Nga kercenimet e pd-ke,ka mundesi qe,Dibranet te tremben,dhe te mos shkojne ne votime.E till eshte pd-ke.Mbjell terror.

  9. jj says:

    Edhe Donald Trumpi Po te kandidonte ne Diber….keshtu do kishit bere.
    E keni lodhur ate popull ne ate pike qe ska me fuqi te jetoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje