Deputetja e LSI-së Mehmetaj: Tre arsyet e kaosit në universitete

10 Shtator 2016, 09:07Politika TEMA

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, deklaroi në studion e Ora News, se kleçka e ligjit të ri për arsimin e lartë do të ishte zbatimi i tij.

Ajo tha se kishte zhvilluar një takim me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila kishte premtuar zgjidhje të problemit. Ajo deklaroi se mbase ishte i parakohshëm zbatimi i ligjit në fjalë.

“Shqetësimi ka qenë i madh dhe totalisht i justifikuar. Ndoshta ishte i parakohshëm zbatimi i këtij ligji. Nuk është e drejtë që gjimnazistëve t’i ndryshon rregullat gjatë një procesi. Në fakt kjo duhet të ndodhte për ata që filluan vitin e parë dhe mund t’u jepje informacion.

E dyta mos nxjerrja në kohë e akteve nënligjore që do ta bënte të zbatueshëm ligjin në mënyrë të drejtë. Pati vonesa shumë të mëdha në këtë drejtim. Ka pasur vështirësi për shkak se ligji ka ndryshuar çdo gjë, por mbase duhet të sillte reflektimin se ky nuk ishte momenti i duhur për zbatimin e këtij ligji.

 E treta ka të bëjë me faktin se ne ndryshuam në total ligjin për arsimin e lartë, ndërkohë që ligjin për arsimin parauniversitar e lamë të paprekur në pikën më kyçe të saj që lidhet me arsimin e lartë që ka të bëjë me provimet e maturës shtetërore. E gjithë kjo solli këtë kaos” – tha ajo.

7 komente në “Deputetja e LSI-së Mehmetaj: Tre arsyet e kaosit në universitete”

  1. Maturanti says:

    Ep[o ju rrofshin trute qe keni, te gjithe ju 140 trapa e trapushka qe jeni aty, se mende ju paskan lene. Po mire, para se te miratonit kete ligj, ku i kishit ato ekspertet e arsimit? I bete gjithe keto maturante me mesatare te larte te mos fitojne asnje nga deget qe kishin zgjedhur, se ju nuk dini te beni ligje, apo me e thjeshta nuk ka nje Ministri te sakte Arsimi, me nje minister te sakte ne krye, qe te nxjerre disa udhezime te sakta, por e beni punen corap dhe tani na dilni si ….te bukur dhe na thoni qe e kemi bere ligjin, por eshte i pazbatueshem. Hajde kukudha hajde. Po mire te na e beni, popull i tille jemi, prinder qe nuk ngrihen per femijet e tyre, femije qe nuk duan t’ia dine per prinderit, vellezer per motrat etj etj.

  2. Pro reformes says:

    Futja kot motra, s’ka me vend per te bere ndonje lek.

  3. E says:

    Po kjo e ka mbaruar universitetin per vete?

    1. TEMA 55 says:

      Po me universitet asht. Bile ka mbaruar disa mastera pa diplome te shkolles mesme. Une nuk e dija qe ka deputete te LSI. Mendoja se ata i perfaqson vetem Ilir Meta me bllok.


      Popull Shqiptar thirrini mendjes dhe i boni dalje njehere e pergjithmone kancerit LSI. Mos u merrni me PD ne qe ka mbaruar dhe do katandiset thjesht ne nje Bande Hajdaresh, sic e njohi dhe sot.


      Mileti Shqiptar, vendi eshte ne rrezik nga Kanceri LSI. Vote per LSI ESHTE NJE DITE ME PAK NGA JETA JUAJ.


      Fundosja e KANCERIT LSI do te jete rilindja e vertete e Shqiperise.

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Po ti aty ishe
    PSE e ngrite kartonin pro.
    Apo ashtu te urdheroi shefi
    Ik pirdhuni te gjithe mos beni tani sikur ju vjen keq.
    Jeni seicila parti me è keqe se tjetra.
    Gjithe kohen mendoni si tja nxini jeten ketij populli.
    Mire UA beni deleve.

  5. Hasan says:

    Nuk paska zene mend akoma kjo bibe? Edhe gazeta nuk duhet te botoje artikuj nga njerez te tille qe pretendojne se I dine te gjitha, por ne fakt jane te atij niveli qe lexuesit i peshtirosen. Zgjidhja me e mire do te ishte qe kjo cupa te behet minister arsimi, pasi nuk eshte i nevojshem arsimi i larte (te cilin me sa di nuk e ka mbaruar) per te qene ministre, me gjithe keta mend ajo sigurisht e ben.

  6. moni says:

    keshtu eshte kur votoni sipas porosise. tani hani mut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje