Misteri i vrasjes së ish-drejtorit të OSHE-së

9 Shtator 2016, 16:06Politika TEMA

Saimir Jaku u ekzekutua nga dy persona të maskuar dhe me armë kallashnikov në momentin që ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Vrasja ndodhi në orën 9 e 40 minuta. Personat e maskuar ndaluan mjetin e tyre pranë lokalit, u afruan dhe qëlluan me breshëri.

Policia gjeti në tokë të paktën 16 gëzhoja, ndërsa breshëria e armëve ka lënë shenja edhe në disa dyqane e lokale pranë.

Nga plumbat edhe një 50-vjeçar me inicialet Gj.P., është plagosur dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autorët e ngjarjes ikën me shpejtësi dhe policia nisi ndjekjen menjëherë, pasi atentati ndodhi shumë afër Komisariatit të Policisë.

Mjeti tip Benz, me të cilin udhëtonin vrasësit, është lokalizuar të largohej në drejtim të fshatit Gallatë në Kurbin. Policia, e mbështetur edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë rrethuan gjithë zonën dhe nisën kërkimet për kapjen e autorëve. Në të gjitha rrugët nacionale dhe rurale janë vendosur postoblloqe.

Top Channel raporton se shkaqet e vrasjes së tij janë misterioze.


Viktima, mësohet se është punonjës i OSHEE. Kompania me një deklaratë dënoi aktin kriminal, ndërsa sqarohet se Saimir Jaku deri në fund të gushtit mbante detyrën e Drejtorit të Njësisë së Tensionit të Larte Veri.

Në shtator ai është transferuar në Tiranë në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike.

Ditë më parë, ish-kryeministri Berisha, me një postim në Facebook akuzonte Jakun për precedentë penalë, ndërsa OSHEE tregoi deshminë e penalitetit, e cila është e pastër.

5 komente në “Misteri i vrasjes së ish-drejtorit të OSHE-së”

  1. AL says:

    Per gjoba rrugore i ke cdo 10 km mu sikur mbijne nga dheu keta power rangersat laramane, po kur vjen puna per te kap kriminelet, i ndjekin kemba kembes ne drejtim te paditur! Dronat qe tahiri bleu per te luftu krimin jane te parkuar ne komisariate per mungese “nafte”!

  2. shqip says:

    po atehere s’qenka mister. pasi ky ka paraqitur deshmi te paster penaliteti, saliu ka derguar togat e gatshme. sa here qe ne mes hyn radha tre, karrikja kater, perfundimi dihet. keshtu vane edhe trebicka, santo, remziu, azemi, e sa te tjere. e tejkalove edhe karaxhiçin mor i felliqur. e mbushe shqiperine me tritol e me varre. mos ju tretshin eshtrat ramiz alise qe ta la shtetin ne dore.

  3. armand says:

    Kur qoftlargu ta ze emrin ne goje dihet fundi.
    Ngushellime familjes.

  4. Nave na says:

    Ka dhe policia veshtiresite e veta , jane 12 rruge qe nga kryqyteti Rreshen shperndahen ne gjithe qarkun , ura, kalime, mbikalime, hyrje daljet te aeroporti kufizohen me daljet e trageteve qe ndalen ne gjirin e qaf- molles. Nuk mundet policia te beje me shume!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje