SMS-ja/ Musa Ulqini emocionohet nga fjalimi i Peleshit: E kishe shumë inteligjent fjalën, e shikon sit ë sulmon ky idioti

9 Shtator 2016, 11:46Politika TEMA

Deputeti socialist musa Ulqini dudket se është emocionuar nga fjalimi i niko Peleshit në seancën e djeshme parlamentare.

Ky i fundit ka replikuar disa herë me Berishën, duke qenë se Rama mungonte në sallë.

Ata kanë debatuar për çështjen e maturantëve, por edhe për investimet në Korçë.

Në një fotografi të siguruar nga gazeta Panorama duket një komunikim i Ulqinit me Peleshin.

Deputeti fillimisht i shkruan “Niko më pëlqeve”.

Dhe pasi nuk merr asnjë përgjigje mbrapsht i shkruan sërish “të thashë që ishe sh mirë. E shikon si të sulmon ky idioti”. Me fjalën ‘idiot’, Ulqini duket se etiketon Berishën, i cili gjatë asaj kohe po debatonte me Peleshin.

Pas sms-së së dytë Peleshi i kthen më në fund përgjigje duke i thënë “po pra. Ky është treguesi”.

Kthimi i përgjigjes së Peleshit duket është pasuar me një sms tjetër që Ulqini i kishte përgatitur për tia çuar.

“Kësaj radhe e kishe sh inteligjent fjalën. Me një gurë vrave dy zogj njëherësh”, është sms që Ulqini po përgatitej ti dërgonte Peleshit në momentin që u fotografua.

2 komente në “SMS-ja/ Musa Ulqini emocionohet nga fjalimi i Peleshit: E kishe shumë inteligjent fjalën, e shikon sit ë sulmon ky idioti”

  1. Sala nuk eshte idiot eshte vrases me mendje djallzore…komplimente Musait per servilizmin

  2. Andi says:

    Shume inteligjente per nivelin e Musa Ulqinit eshte ne kufijte e ofendimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje