Jo vetëm në gjuhën e Lulzim Bashës por edhe në artikulimet e eksponentëve apo ndjekësve të PD, kërkohet një deklarim i prerë i Bashës kundër LSI-së, për pamundësinë e një aleance me Metën.
Përveç bezdisë ideologjike që mund të kenë, kjo ngjan edhe një lloj përpjekje për t’ia faturuar partisë minore që i mundësoi të rrinin në pushtet një mandat të dytë, gjithjë fajet dhe gabimet e qeverisjes.
Mendojnë se kjo do t’i purifikojë dhe mundësojë fitoren e një shumice që do t’i ndihmojë të qeverisin të vetëm.
Por që t’i kursejnë vetes lëpirjen e pështymës në një moment të dytë, duhet të përcaktojnë strategjinë që do të ndjekin. Dhe kjo fillon nga llogaria e numrave.
Duke parë trendin historik, PD asnjëherë nuk ka pasur numrat të qeverisë e vetme, asnjëherë nuk ka qenë parti e parë dhe asnjëherë nuk do të jetë në të ardhmen.
Me këtë sistem elektoral që kanë, ardhja në pushtet ju mundësohet vetëm nga një aleancë me LSI-në.
Vetëm kështu i kanë numrat. Por edhe kjo nuk është e thënë se varet nga dëshira e tyre. Para së gjithash duhet të jenë një opozitë e besueshme, parimore, që krijon frymë dhe që ngjall besim.
Një PD e dobët nuk i duhet askujt, aq më pak vetes, pasi edhe nëse do të dojë Ilir Meta të bashkohet me ta, kushtet e tij kanë për të qenë shumë të rënda.
Mundësi e dytë që PD të mundësojë ardhjen e saj në pushtet është shkartisja e fushës politike në mënyrë që të jenë prezent faktorë të rinj të cilët nuk kanë paragjykime për aleancat dhe mbi të gjitha do të ulin peshën specifike të PS dhe LSI.
Dhe kjo bëhet e mundur vetëm me ndryshimin e kodit, ligjit dhe sistemit zgjedhor, në mëyrë që të lejohet dalja e forcave të reja politike. Në këtë betejë PD do të ketë kundër të dy faktorët, si Ramën i cili e ndjen veten komod në një sistem elektoral të mbyllur si ky egzistues, që i mundëson maksimalizimin e armës së tij më të mirë që ka: Intrigën.
Ndërsa Ilir Metës i sanksionon rolin e gurit të balancës. Që t’ia arrijë kësaj dite, Lulzim Basha duhet të ndjellë LSI-në dhe sedrën e sensin kokëkrisur të Ilir Metës i cili e ka bërë një grevë urie kundër këtij sistemi. Kjo duhet të jetë edhe një luftë parimore e Bashës ku pas vetes do të ketë jo vetëm numrat e parlamentit, por edhe pjesën e shëndoshë të opinionit publik.
Ndaj atij i ka ardhur koha të ndajë mendjen. Në të kundërt, ta gëzojë edhe katër vjet të tjera në opozitë!/dritare.net
Jeni lodhur kot me kete artikull , zoteri me pagese .. Prit se e ka radhen reforma ne drejtesi.,,, e pastaj bej filozofira begetise popull , simbas teje. Populli e di me se miri, se keta jane te gjithe njesoj i ka prere e njejta gershere. Lereni propoganden katovicare .
Vetem saliu mund te ringjalle shqupin ,te tjeret ja fusin pordhes kot. Gjithashtu ringjallja e shqupit vjen me bashkimin e lylit me kaqin dhe ish komunisto socialistet e hidheruar me ramen.
Ilir Meta eshte i vetmi lider qe ka arritur te krijoje nje parti te forte dhe ne rritje, mes dinosaurve te politikes. Basha eshte ndofta lideri me parazit qe nuk i siguron dot partise se tij qofte edhe nje vote te vetme, duke u mjaftuar me votet e berishisteve. Padyshim dobesia totale karakteriale dhe e lidershipit te Bashes, degradimi dhe fundi i pashmangshem i Berishes, i kane hapur rrugen Metes te ktheje partine e tij, parti te dyte parlamentare.
Eshte krejtesisht e pamundur qe Basha te qeverise kete vend dhe Meta te jete vartes i tij. Keshtu qe mendoj qe Meta e ka kuptuar qe vazhdimi i opozites per Bashen eshte e vetmja rruge e falimentimit, ne kohe dhe strategji, e planeve te Berishes dhe perpjekjes se tij per te kontrolluar PD-ne dhe qeverine e ardhshme me ane te nje kukulle. Basha pa Berishen nuk ka asnje shprese per te qene qofte dhe nje drejtor i rendomte nderrmarrje ushqimore dhe Berisha i ka ditet e numeruara.
Diçka eshte e qarte edhe sikur LSI te kandidoje e vetme edhe sikur te kandidoje ne aleance me PS, PD-ja eshte e destinuar te rrenohet, pasi perveç kufomes politike te Berishes qe vazhdon e u ofron shqiptareve per te ardhme dhe chiwawave te Gites qe u imponon demokrateve te tij teveqele per lider, nuk arrin te ofroje me asgje. Te gjithe lojrat e mevonshme te Metes do te kene per qellim kryeministrine. Vetem keshtu mund te shkaterroje Ramen, por per te bere kete duhet me pare te shkele mbi kufomen e nje partie gerdalle si PD-ja.
I gjithe bixhozi i politikes tashme varet nga Meta dhe nuk eshte aq budalla sa te ofroje shkaterrimin e tij dhe forcimin e nje PD-je tashme gjysem te vdekur, duke i dhuruar qeverine.
Ke treguar aktinografine e politikes shqiptare ne menyre te persosur!
Pershendetje!
shkodren e paska infektuar Kanceri LSI.SA POSHTE KENI RA, MO SHKODRANE topalle..e paskeni pas te fshehun dashurne per Enverin dhe like hajdutin….
Gjynahet e Sales nuk i lane dote nje det i ter. Populli eshte bere me i zgjuar se dikur dhe do te dije te zgjedhi ashtu si beri ne 2013 – en.
Ne radhe te pare,Basha duhet te jap dorheqjen per skandalin qe ka bere me rrugaçete tij ne diber,duke rrahur barbarisht,deri sa eshte shtruar ne spital kryetarin e komunes.Turp dhe per faqe te zeze.Nga ana tjeter,Sherefedin Shehu,pa pike turpi i thote policit,”afrohu,guxo te afrohesh”.Po çfare jene keta kafshe apo njerez te pd-ke? Si mund te spjegohet,qe ne pd-ke jane mbledhur te gjithe njerzit me te keq,maskarenjet,llumi i shoqerise shqipetare?Keta e kane mendjen per te vrare dhe vjedhur.Ateher,pse i do populli keta? Pse duhet tjua jap voten? Pse populli duhet te votoi per hajdutin qe do ta vjedh, dhe kriminelin qe do ta vrase? Pra pd-ke duhet nxier jashtligjit si parti terroriste, e papershtateshme me interesat e shqipetareve.
Shkodra Bravo! Mendime te drejta.
Ndoshta artikullshkruesi e di me mire se une, por me duket se edhe PS nuk i ka numrat per te qeverisur vetem, prandaj hyri ne aleance me LSI. Po ky teater do te perseritet nga te dyja palet dhe LSI do te shkoje me ate qe merr me shume vota. Ne politike nuk duhet thene asnjehere “jo”.
Mire e ke o Bushi
PD ka shume sigurimsa KOmuniste elloj lloj hetues e prokuroret te kohes se Dulles
Po kjo e jotja nuk hahet as me hudhra
E majte miliardere
Po edhe ty bushi mund te kene hedhur ndonje kocke.
O Bushi luften e kllasave e kaluam me vuajtje me dhimbje
Po kete luften e demokracise me hajdute kopuke zuzare kurvare nuk e di si do ta kalojme.
Ma mire mblidh kanace o Bush
Se te KOmentosh me pagese.