Në debatet në rrjetet sociale është përfshirë dhe ish-kryeministri demokrat Aleksandër Meksi, i njohur për shpirtin e tij rebel, dhe ndoshta ndër të vetmit që kundërshtonte ish-presidentin Berisha.
“I kam shërbyer Shqipërisë sa munda dhe aq sa më mbështesnin”. Kjo është përgjigjja që ishkryeministri demokrat, Aleksandër Meski, u jep kritikëve që e gjykojnë se i ka shërbyer Sali Berishës.
Ka qenë postimi i një dëftese të klasës së parë nga vetë ish- kryeministri Aleksandër Meksi, ajo që ka ngjallur një sërë reagimesh në profilin e tij në “Facebook”.
Një pjesë e madhe e miqve të tij virtualë e kanë përgëzuar për rezultatet e larta, por edhe për faktin që ka arritur të ruajë një dokument aq të vjetër.
Një prej komentuesve e ka kritikuar për faktin që në vitet e tij si politikan i shërbeu Sali Berishës.
“Pij lëngun rezultateve të larta. Por i shërbeve tradhtarit SALI, që e groposi këtë vend e vodhi dhe e shkatërroi tërësisht”, shkruan në një koment një nga miqtë virtualë të ish-kryeministrit Meksi.
Ka qenë pikërisht ky koment që ka ngacmuar Meksin, i cili ka zgjedhur që t’i kthejë një përgjigje, ku të theksojë se përpara se t’i shërbejë Berishës i ka shërbyer vendit të tij.
“I shërbeva Shqipërisë për aq sa mundja dhe për aq sa ishte e mundur, dhe për aq sa më mbështesnin…”, është shprehur në reagimin e tij Meksi.
Me këtë koment, ish-kryeministri ka përmbyllur edhe reagimin e tij në lidhje me detyrën që ka mbajtur.
Gjatë bashkëbisedimit me miqtë e tij në “Facebook”, Meksi është “ngacmuar” edhe nga një koment I Artan Shkrelit, këshilltarit të Kryeministrit Rama për çështjet e territorit dhe urbanistikës.
Duke u bazuar në vitet e ndjekjes së studimeve fillore të Meksit, këshilltari i Ramës ka vënë në dukje se ish-kryeministri I kishte nisur studimet gjatë fashizmit dhe i ka përfunduar në komunizëm.
“E paske filluar në fashizëm klasën e parë dhe e ke përfunduar në komunizëm”, ka komentuar Shkreli. Në përgjigje të kësaj, ishkryeministri Meksi ka saktësuar vitet e studimeve, duke përmendur edhe zhvillimin e luftës.
“Kam idenë se shkolla filloi më 5 janar 1945. Tremujori i parë, siç tregon dhe dëftesa, nuk u bë se ishte lufta”, sqaron Meksi.
Berisha ,ashtu si dhe Enveri, kishin keshillat e serbeve se si t’i zgjidhnin kuadrot e partise! Kujtoni Enverin se si i largoi, vrau diskreditoi figura te luftes! Shikoni Saliun! Njelloj! Pse se jane Serbet qe udheheqin akoma! Komunisti Sali na dhuroi keto kuadro deutete ne parlamentin shqiptar! Na dhuroi Lulzimen qe ju befte dita njemije e marte nga ditet e Sales! Na dha Paloken, Strazimirin apo me mire i dini vete! Meksi, trimi ka thene se rini urte se doktori nuk i ka pire ilacet sot! Dhe per kete e heq veten trim se i ka sherbyer Shqiperise! Cowards! Na fali Flamurin apo Kulicin!
Vetem meksin mos ma krahasoni me fundrrinat e sotme noshta ka bo gabime dhe e perseris noshta?? Por doli nga politika antishqiptare qi bote sala dje e rilindja sot
DERI SA TË MBETET MALOKU ME BANDËN E TIJ TË DEGJENERUAR,
SHQIPËRIA NUK DO TË BËHET KURRË.EDHE SIKUR NE TA DËSHIROJMË.