Saliu dhe “dajre çarja” e tij kërkon të luajë me durimin e amerikanëve, por e pa si përfundoi Milosheviçi

9 Shtator 2016, 12:13Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

 

Saliu kërkon të luajë me durimin e shqiptarëve.

Ai ka gjetur një “dajre të çarë”, Bujar Nishani (Memeti); dhe kërkon të zvarrisë implementimin e Reformës në Drejtësi me një president antishqiptar.

Po tregohet njorant, se e di politikën amerikane një fenomen spontan, që mund ta mundë me një fakir fukara që në historinë e Shqipërisë do të hyjë si “një skllav” që vuloste si president.

Ndërkohë, shqiptarët që po përgatiten në Amerikë janë gati për të filluar reformen: janë shqiptarë të rinj nga mosha dhe dinjitarë nga morali, që mësuan për t’i shërbyer atdheut dhe popullit të tyre.

Shqiptarët po i presin; kurse Presidenti shqiptar duhet të veprojë menjëherë që të mos bëhet prehë e ndonjë organizimi shqiptar kundër tij. Po të ishte me shqiptarët ky president, do ta firmoste ligjin në tre ditë.

“Kur do të vijnë djemtë e Donald Lu-së nga Amerika; që të fillojë Reforma” – më thanë disa gjirokastritë këto ditë; dhe vazhduan: “Ambasadori duhet t’i thote Sali Qypit, ‘leri djemtë e mi të shkojnë, se ju skuq ju bëj me bojë!'”, thanë në fund, dhe ikën që të tre.

Me pëlqeu shumë theksi i tyre historik, tek evokuan këngën e famshme për Çerciz Topullin, dhe Bimbashin e Gjirokastrës, se e kam ditur gjithmonë që heroikat historike të një populli janë të ngjashme…

Mirë, thashë më vete, tek i shihja të largoheshin të rinjtë gjirokastrite, por, si t’ia dërgoj unë këngën e Çerciz Topullit ambasadorit amerikan… ne këto dite pritjeje?

Gjithsesi, të gjithë po presin djemtë e tij të vijnë nga Amerika; kurse gazetaria tjerr broçkulla, se një pjesë e saj kuptohet që nuk e do Reformën dhe prandaj s’e beson.

Kot e keni, o të mjerë! Saliu dhe vjedhësit kanë marrë fund, nuk i shpëton dot asgjë. Vonesa që po zvarrisin, është e gjitha kundër tyre. Si nuk e mendoni, o të mjerë, ca pak çaste ditën e 21 korrikut! A mund të ndodhte ajo ashtu siç u shfaq, nëse nuk do të ishim përballë një Reforme shqiptare serioze që ka marrë karakter panperëndimor?

Nuk e shihni, o mjeranë, që kjo reformë për Amerikën ka rëndësi njëlloj si lufta e Kosovës? Po si, ore Sali ziu, nuk e pe ku përfundoi Milosheviçi me kokëfortësinë e tij? Sali! nuk ka asnjë posibilitet që t’i shpëtosh shpronësimit dhe ndëshkimit për abuzimin e madh, as ti dhe as tabori yt.

Të gjithë ata që kanë abuzuar do gjykohen dhe do kthejnë gjënë e vjedhur. Ç’është marrë me të padrejtë duhet kthyer – ky është ekuacioni.

Pse, o nishan, Nishanin ke gjetur për strehë?

Megjithatë, seriozitetin e Reformës shqiptare, jo Saliu me Nishanin që nuk mund ta prekin, dhe nuk mund ta vënë në nishan, por askush nuk e ka atë forcë. Kush e zvarrit reformën, rrit peshën e gurit që i është caktuar të mbajë. Se gurin do ta mbajë patjetër.

Shqiptarët kanë shpëtuar nga një zgjedhë shumë e ligë; por ata ende janë në ankthin e dyshimit: në fakt zvarritja e Saliut dhe Nishanit, është “tortura” e fundit që iu bën Saliu shqiptarëve në cakun e fundit të tij. Por sigurisht që shpejt do kalojë. Guri po pret transportuesit e tij.

24 komente në “Saliu dhe “dajre çarja” e tij kërkon të luajë me durimin e amerikanëve, por e pa si përfundoi Milosheviçi”

  1. Gaspri says:

    Te lumte mendja e dora ore Ngjele. Momentalisht vetem ti u jep shprese shqiptareve te mjere, te varfer, te raskapitur dhe te poshteruar deri aty sa nuk mban me, te poshteruar nga ajo bande e organizuar kriminale dhe e pashpirte qe e vodhi dhe e terrorizoi kete popull, e grabiti dhe e cnderoi me dhune dhe prap se prap reziston dhe rri ne krye te ketij vendi pa u skuqur nga turpi dhe patur frike.
    Ti kete ardhur fundi ketij terrori qe u be mbi kete popull?
    Shpresojme….

    1. TEMA 55 says:

      Shpetoi materniteti i Burrelit, u gjend gjenekologu i rinovuar Spartak NGJELA…dhe ju jeni bebet qe po lind Spartaku.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Paske njohuri te mire per maternitete.. E paske mbajt mire uturakun dhe qeke specialist synetesh..

    2. Agim says:

      Po pse nuk ishte ky popull qe i zgjithte keto me voten e tyre, biles kishte dhe ka edhe sot se per sali berishen ziheshe jo vetem me llafe por edhe me dajak. I thone nje fjale e vjeter greke qe “populli perfaqesohet nga ata njerez qe i takon.”

  2. AKILI says:

    z:Ngjela po te jape nje PO te madhe

    1. Aleksi says:

      Mos doje te thoje PORDHE ?

  3. SUL Pumi says:

    I nderuar Avokat ,keni me se te drejte , Por Saliu nuk do iki i vetem , do mari dhe shume te tjere mbrapa ,do behet efekt dominoje ,, Do me kujtosh nje dite . Ju faleminderit Z Avokat

    1. a.f. says:

      Reforma nuk mund te realizohet ne nje vend ku populli voton hajdutet dhe kriminelet. Fatkeqesisht vota shkon ne rritje per LSI-ne.
      Mos te cuditemi kur ta shohim Meten President. Edhe ne Kosove presidentin e zgjodhi populli…

  4. Taku Simbol I Drejtesise says:

    Te LUMTE goja Spartak Ngjela
    Fjalet e tua po i dridhin token nen kembe
    Leshterikeve qe u dukej vetja te pamposhtur tani po marrin fryme me pakice Dhe po gulcojne here pas here qe : Cjane keta qe ky Ngjela thote per ne Dhe ne smundemi ti bejme asgje
    Ngjela ju ka ne sallen e reminacionit dhe frymen po ju a merr me te keq pikerisht juve qe poshteruat nje Komb te tere per 25 vjet
    Tani poshterimi do tju kthehet mbrapsht Keshtu qenka Ekuacioni Keshtu qenka Amerika
    Keshtu qenka Europa Keshtu qenka Drejtesia
    Keshtu qenka sic thote Pellumbi i Paqes Shqipetare Spartak Ngjela

  5. capi says:

    Duhet shpeguar nje gje shqiptareve.
    Cila eshte ajo?
    Pse Saliu gjendej/gjendet gjithmone ne te gjitha ngjarjet politike shqiptare – nga 1991, 1992, 1996, 1997, 1998, … 21janari 2011 … , dhe deri ne 20 korrik 2016 – nje hap perpara F. Nanos, dhe tani nje hap perpara E. Rames ?
    Edhe dje ne Kuvend ishte perseri, me rrena pa rrena, nje hap perpara te gjithe deputeteve – qe rrinin si m..i ne shi !
    Kushe e gjen pergjigjen, shkurt, me pese, gjashte llafe.
    Komunizmi = Utopi
    Kapitalizmi = Hipokrizi.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Plaku Vrases cdo krim e ka shtyre me kohe.. Amerikanet te japin mbrapa cdo kacidhe qe meriton panvaresisht kohes.. Prandaj gerthiste e cirrej qe ne fillim te reformes..

  7. Briklona says:

    Bravo avokat!
    Te lexoj gjithmone dhe ti na jep shprese, por besimi yne ka rene kaq shume sa qe pesimizmi e mund.
    Taborri i corientuar i derrave do te paguaje, po kur?

  8. mikel says:

    bravo avocat i drejteperdrejte si gjithmon “senza peli nela lingua” shpresoi dhe ta uroi nje here minister drejtesie,,,sot per sot je perkthyesi ma i mire i diplomacis americane.

  9. Imega says:

    Te lumte dora avukat Ngjela .populli Po pret Po pret per pastrimin e drejtesise shqiptare. Dhe burgosien shpronesimin e te vjedhurave. Sali QENI Po mundohet te fshihet mbas gishtit Po perdor metoda te ndrysheme per te futur shkopinj ne Rota

  10. emigranti says:

    o ngjela saliu nuk ka gjet vetem bujarin po dhe adriatik llallen dhe tallin menderen te gjithe si saliu , luli dhe shume kriminele te tjere.

  11. Lennard says:

    le te lehin Zagaret e paguar nga antishqiptaret,hajdutet,vrasesit.Z.Ngjela na ke munguar ca kohe. Fjalet e tua jane shprese dhenese per te gjithe popullin.Po presim me padurim qe Zagaret te futen ne Hapsane!!!.
    Z.Donald Lu ,te gjithe i kemi syte nga Ju. Vleresojme perpjekjet tuaja per ta bere sagllam Shqiperine .Perendia dhe Amerika qofshin perhere me Ne.

  12. PROBLEMI KETIJ MALOKUT TONE,,,ESHTE NDRYSHE,,, KY NUK PERFUNDON KURR NE BURG,,, MILOSHEVICI KISHTE BYTHE,,,, KY DO DALI NE ARREST SHPIE SE NUK ESHTE I AFTE MENTALISHT,,, ME PAK FJALE ME TE META MENDORE,,,, DHE FAKTIKISHT. GJENDJA E KETIJ PO RENDOHET NGA DITA NE DITE,,,,_

  13. joel shkodra says:

    Po keta te rinj qe tani jane te paperlyer, a thua do te jene keshtu deri ne fund kur te marrin detyrat mbi vete?

  14. mirel says:

    Ja dhe nje tufe debilash qe iu ndrit jeten Taku.
    Kaq deficente xhanem apo ju ka vene Ramuti te shkruani!

  15. Bushi says:

    Eshte e vertete zoti ngjela! Guri po pret transportuesin me emrin Sali.Mirenjohje.

  16. Shpresoj says:

    ME GJITHË  FUQINË E SHPIRTIT EDHE NJË HERË : GOD BLESS AMERICA( ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN) VENDIN E RREGULLIT, LIRISË DHE DEMOKRACISË SË VEÇANTË NË BOTË. SHËNDET,GEZIME DHE SUKSESE I UROJMË  Z. AMBASSADOR DONALD LU, ZOTI TË SHPËRBLEFTË PËR ATË SAKRIFICË DERI NË MIRATIMIN UNANIM TË REFORMËS SË SHUMË PRITUR NGA NJË POPULL I CILI E KA LARË ME SHUMË GJAK LIRINË E FITUARË.
    GJITHASHTU UROJ SUKSESE, JETË E SHËNDET PËR AVOKATIN E SHQIPTARËVE Z. SPARTAK NGJELA I CILI U BË NJË ZËDHËNËS I VEÇANTË PËR TË ARRITUR DERI NË DITËN E MIRATIMIT…RROFTË SHQIPËRIA, RROFTË USA, RESPEKTE TË VEÇANTA PËR ZJ. VLLAHUTIN.
    EDHE NJË HERE AMERICA TREGON PARA BOTËS RESPEKT TË VEÇANTË PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT, NUK I LA ME KOKË MË NJË ANË, ASHTU SIÇ KA BËRE QË HERËT PRESIDENTI WILLSON, BILL CLINTON, GEORGE W.BUSH DHE TANI I MADHI BARAK OBAMA.
    URIMETME TE MIRA PËR TË GJITHË, NGA FLORIDA.
    Gazeta tema, ju lutem pranoni komentin tim, në komentin tim nuk mund të gjeni qoftë edhe një fjalë jashtë edukatës qytetare.   Në qoftë se nuk do pranohet, atëherë do t’i bëj një telefonatë Z. Mero Baze.  Faleminderit për mirëkuptimin

  17. Pallatet Agimi says:

    Spartak Ngjela for President!.

  18. vaso says:

    Me ne fund Shqiperia perseri fanar ndricues ne bote.Pa vjedhje, korrupsion dhe krime.Ja, sa te vijne djemte nga USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje