Letra e grekut të ELAS, i angazhuar në strukturat e shërbimit sekret shqiptar, atje ku kishte grekë e dropullitë. Shthurja në radhët e zyrtarëve të lartë të sigurimit, tregtia me çorape e mallra të tjera. Detaje mbi marrëdhëniet e fshehta të Shqipërisë dhe Greqisë në vitet e para pas luftës.
Niko Braçi, ishte një ushtar i ELAS, i angazhuar në strukturat e Sigurimit të Shtetit në Gjirokastër, në vitin 1944-1949. Një letër e shkruar prej tij, drejtuar Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, në shkurt të vitit 1949, zbulon detaje të rëndësishme që faktojnë aktivitetin kriminal të Sigurimit të Shtetit, shthurjen në rradhët e tij si dhe kontrabandën me Greqinë, gjatë kohës kur ata vizitonin shtetin fqinj me mision nga Sigurimi i Shtetit.
Në letrën e Niko Braçit, zbulohen personazhe të angazhuar në strukturat famëkeqe të Sigurimit të Shtetit, ka prej tyre që figurojnë në listën e ekzekutorëve më të egër të krimeve të komunizmit. Veli Bakiri, është në këtë listë dhe rezulton të jetë një ndër emrat më të spikatur si persekutor në kohën e komunizmit. Në ato lista ka emra të njohur të kohës, këngëtare dropullite që shfaqeshin në ekranin bardh’ e zi të kohës së komunizmit, si të preferuarat e diktatorit Enver Hoxha.
Letra është në formën e një autokritike drejtuar partisë, pasi autori, Niko Braçi, me sa duket ishte liruar nga Sigurimi i Shtetit dhe nga angazhimi i tij në Ushtri. Pas ndëshkimit, kishte dërguar këtë letër, e cila përmban autokritikën e tij për ato që kishte bërë gjatë angazhimit në strukturat e Sigurimit në Gjirokastër. Njëkohësisht, ai evidenton edhe kritika e akuza të forta ndaj eprorëve e bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë e minoritarë grekë, në vitet kur kishte punuar në këto struktura. Vihet re, imoraliteti, presioni ndaj grave për t’i shfrytëzuar seksualisht, skenaret e mashtrimit ndaj banorëve dhe rënia në kurthin e sigurimit, të disa prej atyre që dëshironin të largoheshin nga Shqipëria drejt Greqisë. Ka dëshmi për dhunën ndaj banorëve të zonave përreth. Ajo që spikat në këtë letër është pohimi: “Isha pak imoral”, gjë që shoqërohet me historitë e tij rozë e të bashkëpunëtorëve të tij, me gratë e zonave përreth, kryesisht ato që detyroheshin të bëheshin bashkëpunëtore të Sigurimit të Shtetit. Më poshtë botohet i plotë teksti i letrës së grekut të ELAS, ashtu siç është shkruar prej tij, me gabimet gjuhësore, shoqëruar me faksimilen e letrës marrë nga Arkiva e Shtetit.
Vdekje Fashizmit
Liria e Popullit
Komitetit Çentralë të Partis P. Shqipnis
I nënëshkruari Niko Braçis. Antari i partis P. greke që bënja pjesë në organizatën anti-fashiste greke të Gjirokastrës, dhe me shërbimë pran seksionit sigurimit Gjinokastrës, me punë kapter ju parashtroj sa më posht vijon.
Me Rezulicionit e Pleniumit XI nukë kam bër autokritik dhe kritikën mbi gambimet e mija që më jan paraqitur si antar partije dhe si organ i sigurimit.
Me qen që puna e sigurimit është nji pun speciale dhe rezervate për këtë ju dërgoj autokritikën dhe kritikën time.
Unë jam nji ushtarë i Ellasit i cili kamë ardhur në Shqipëri që në prillë të vitit 1945 mbasi ndiqesha nga monarko-fashistat grekë dhe që at herë kam hirë në organet të sigurimit dhe në punë time të përditëshme më jan kostatuar këto gambimet. Autokritikë unë jam pak llafazan si në populli kështu dhe në shokut, unë me populli s’jamë sjellur arogandë, por populli kishte frik nga mua, jo si person por si organë e sigurimit.
Jamë pakë imoralë.
Unë në fillim të vitit 1945 që kam hirë në punën e sigurimit deri në fillim të 46 unë s’kisha udhëzimet si për punë dhe punonja siç ma priste mendja time, kur kalonin nonjë njeri kufirim për në Greqi e kur kthiheshin na Greqia i arestonja dhe i mbanja në komandë dhe i lironja mbasandaj.
Në dhjetor të vitit 1945 kam shkuar në disa kasollet të katundit Goranxi natën për të kontrolluar me qen se vinin korjerat nga Greqia dhe provokova një djalë që gjoja jam grekë dhe dua të më lidhën me Vangjeli Gogoni nga katundi mir por më kuptuan dhe nuk më treguan. I arestova i kam dhën 4-5 pëllëmba dhe me të e mbajta një natë dhe me të nesërme e lëshova; këtë e bëra me kokën time.
Unë kam çfritëzuar K. Gogonin mbashkëpuntorjen t’onë jo me qëllim martes. Më 23 prillë të vitit 1947 ishte aratisur një djalë nga katundi Llongo dhe komanda e kompanisë Llozgo arestoi baban e djalit Anastas Vasilin dhe nji shokë tjetrë të quajtur Ziso Liango nga ai katund pa as nji arsie.
Në mbashkëpunim me komisarë e kompanis kemi rahur Zison dhe e kemi vën në korendë. Komanda e mbajti 2 dit dhe e lëshojti. Kam rahur dy pëllëmbë Vasili Bruzo nga katundi Llozgo mbashkë me përgjegjsin tim n/toger Nikolla Ndriçon.
Kam rahur me urdhrin e përgjegjësit tim n/toger Nikolla Ndriço dhe kam kërcënuar dy veta nga katundi Bularat Gligori Gaxhijan dhe Nikolla Mastakun se këta gjoja se kishin një grup gjë që kjo informata e kishte _____ një grua kurvë. Nasho Nikës dhe Nasho Nika e dha zirës time që kjo grup ishte organizuar gjë që kjo ishte krejtë fallco. Në vitin 1947 ësht arestuar nga forcat kufitare Dhimitri Çamati nga katundi Kakavijë i cili akuzoheshe që gjoja kish prer vijën telefonike. Ky u shoqërua në zirën tonë të Vriseras, atje e kam rahur dhe e vura në korendë. Jan dhe disa gjëra të vogla të cilat nuk më mbahen mendë.
Kritikoj Thanas Nika tash ne seksioni i sigurimit të I Gjinokastrës. Ka çfritëzuar Th. Karasu nga katundi Sotirë, e ka
dërguar në Greqi gjoja për formata që kjo nuk ësht e vërtet, mbasi ajo familjen e kishte në Athinë dhe siç thoshte do të kthehet prap, gjë që nuk u bë dhe në ___________ të tij tha që u zu nga monarko-fashistat grekë. Kritikoj Thanas Nikën dhe vllan e tij që ishte dhe ai në seksionë të I Gjinokastrës, Koço Nika. Këta të dy e kishin si informator që sillte informata nga Greqia gjoja, por kjo bënte kotrabandë e cila quhet Vasillo Biçuni. Kjo trasportonte çorape, telat ombrelle dhe gjëra të tjera. Këtë e vërtetoj kështu që në vitin 1946 në shkurt, kjo u nis nga Llongo me nji ushtar të quajturë Jani Nasto nga Sofratikë, me çorape (18 sterlin) plaçka. Mir por monarko-fashistat e kuptuan që kjo merte kotrabantë dhe ia kan bër pritje na kufiri për ta plaçkiturë. Mirë por kjo ju iku nga duartë, neve kur pamë një gjë të tillë u detyruam që të hapim zjarë kundra monarko-fashistavet 2 orë resht. Me gruan nalt përmendur Nasho Nika dhe Koço Nika bënin punë seksuale dhe kotrabandë dhe parat i ndanin të dy.
Kritikoj Thanas Nika dërgonte Anastas Vasilin nga Llongo në Greqia për informata mirë por Anastasi sillte kotrabandë nga Greqia penjë dhe gjëra të tjera më së fundi nuk e dërgonin më nga mos besimi që Anastasi më tha që të sjellë çfarë të duash që andej. Si e pushojti i ka ngrën 15 dit rogë e ka deklaruar vet Anastasi tek mua. Kritikoj Thanas Nika që ka çfritëzuar P. Shinga nga katundi Jergucat që kjo ka dhëndrin e saj të aratisur nga radhët e ushtris t’onë. E kalojti kufirin gjoja për formatat gjë që kjo nuk bëhesh. Atje që shkojti në Janin dolli para gjiqit fallsifikim dhe tha për baban tim Aleksi Braçi që ka lidhje me mua dhe mi shqiptarët që kështu u dënua me thënjet të saj.
Kritikoj Veli Bakirin ish shefi i N/seksionit Sigurimit Gjinokastrës. Pasi më kish mbajturë nënë vrejtje 5 ditë në seksionë të Gjinokastrës që gjoja më akuzonte që kish lidhje me korjera grekë që vinin në tokën t’onë mua n/toger Nikolla Ndriçon dhe Kristo Barimi. Këto informata më ka dhën Nasho Nika që tij të kishin nënë vrejtje Veli Bakiri dhe mos besimi se unë mos kam rën në kompromis me korjerat grek që nuk i kapim dot.
Kritikoj drejtorin të degës sigurimit Gjinokastrës. Kap. Niko i cili ka dërguar toger Xhembro Ismailë dhe me mbashkëpunim me neve tre shokë të sigurimit. Kemi provokuar vet neve një grua për të aratisur për në Greqia që ta kapim neve – si këtë gjë e kemi mbaruar e kemi kapur gruan të quajtura M. Gjoka nga Sotirë e cila sot ësht në mburg. Me kaqë përfundoj. Tjetrë gjë nuk më kujtohet mbasi më janë mbetur dhe gjëra të tjera.
Për të gjitha këto gambimetë që më janë paraqiturë mua si person arsia ësht se unë jam mbetur 4 vjet resht në një sektor pa më dhën udhëzimet të duhura nga superiorët time dhe as dorë gritje personale se kjo gjë ësht e vërtet që shokët të tjerë kanë bërë gabimet më të rëndë nga mua s’jan dalë në mas mbasi ishin trasferuar gjetkë. Kurse sot unë qitem në lirim nga sigurim si dhe na ushtria nga opinione të popullit dhe neve vet e provojmë këtë gjë që populli kishte opinionë të keqë për neve. Por neve si komunista japim fjalën e nderit ne partin që këto gabimet do t’i ndreqim duke punuar kthesë në vijën e drejt të partis s’onë dhe të popullit dhe kauzën kundra armikut të mbrendshmë dhe të jashtmë.
Me nderimet shoqërore
Antar i P.P. greke
Niko Braçi (firma)
Tiranë 19/II/949
nje tjeter tourkocam Bakiri Veli i shtohet black list-es se krimineleve turkoshake ne Alvania……………..ptuuuu rrace e qelbur!
“…. jame pak imoral, se u detyrova te hidhje 2 shuplaka…, nuk duroja dot ne Sigurim dhe kalova ne ushtri… “,
Duket o vella, ndryshimi i nivelit te Grekut dhe Shqipos. Arnauti nje jete Kacak, pa Ideal, pa bese, pordhac, fodull …. pupuuuu sa mbrapa na la Turku.
O Armauta,eshte e sajuar letra,nuk thote Greeku “Gjinokastra” por ARGYROKASTRO
Kte e ka tamom gjinokastra me n ….sa o tirons o shijaks ..i pytje per kta grekt o palla ka qene e shtune mrome ju vec me dal me bo qef preferoni me shajt shqiptaret gjith noten..sa keq mvje jeni per gjynof
Kush eshte spiuni ketu? Ky ishte punonjes i sigurimit….nga minoriteti. Artikuj fallco!
Nuk ka dyshim se dyshja Kastriot Dervishi familje ish turbo-enveriste dhe e bija e spiunit serb Bujar Hoxha furnizojne gazeten Tema me kete “shit storm”Per kuriozitet e llexova kete artikull per te kuptuar sa i thelle eshte idiotizmi i atyre qe vene keto TITUJ BOMBASTIKE dhe cuditerisht eshte nje kthyer ne bumerang.
Ju lutem mos e shenjteroni Enver Hoxhen kaq shume sa ti therrasim SHEN ENVERI me keto artikuj qe ofendoni lexuesin e thjeshte.
Nqs se ka ndonje merite madhore enveroi eshte e SERBIT-GREKUT-ISLAMIKEVE-VATIKANISTEVE i beri kaps..por me shume grekut qe me kuptimin e vertet i kinte Nonen.
Ate qe nuk e arriten greket per 200 vjet e arriten per 20 vjet te kesaj fuckdemokracie.
Gazeta Tema nuk ka nevoje per keto artikuj camcakizi dhe patatinash Se po largon apo irriton lexuesit..edhe anti-enveriste qofshin
nuk mbulohen krimet e berishizmit dhe pislliqet e elezbiberizmit duke botuar kurverite e sigurimit shtetit nga e bija e spiunit me te ndyre serb ne shqiperi Nevila (evil) nika)..biles po na i beni “diktatorin” SHEN ENVERI
si shkerdhente nene grekut shenenveri…!!
Gjenerali grek, Napolon Zerva, themelon në korrik të 1942 Frontin për Çlirimin e Vorio Epirit i quajtur ndryshe Mavi. Sipas dokumenteve të kohës Vasil Shahini, Jani Diamanti e Jani Vidali dyshohet se ishin drejtuesit më të lartë të kësaj organizate në Shqipëri. Sipas librit “Vendet e dhimbshme të Greqisë – dëshmitarët e Vorio Epirit e Vllehëve”, në 1943 është zhvilluar një mbledhje ku është vendosur bashkëpunimi dhe lufta e armatosur për të çliruar Vorio Epirin.
Mavi vepronte edhe në kuadër të Edes (Lidhja Kombëtare Demokratike Greke) në krye të së cilës vepronte gjenerali Napolon Zerva. Trupat e së cilit kryen masakra të shumta në Çamëri dhe Jug të Shqipërisë. Mënyra e strukturimit të organizatës Mavi mbetet enigmë, pasi lufta dhe fshehtësia në të cilën vepronte i mundësonte ilegalitet të plotë.
Ndërkohë, trupat pushtuese italiane të thyera keqazi edhe në Greqi shpallin kapitullimin pa kushte më 8 shtator 1943. Vetëm pas një dite në Shqipëri u vendosën trupat gjermane të cilat nxituan të merrnin nën kontroll gjithë vendin për të penguar një zbarkim të mundshëm të trupave angloamerikane. Në 10 shtator ata kishin pushtuar pothuajse gjithë vendin.
E ndërsa Shqipëria duhet të përballej me një pushtim të ri, përplasjet mes komunistëve dhe elementëve grekofonë do të ashpërsoheshin duke kulmuar në vitin 1943. Në 17 shtator ditë kur forcat partizane të udhëhequra nga Enver Hoxha hynë në Gjirokastrën e çliruar një ndër të parët që ekzekutohet është pikërisht Vasil Shahini. I njohur për më shumë se 15 vjet si koka kryesore që drejtonte silogjet vorio-epirote në Shqipëri. Vite më pas, në rrethana misterioze, në Greqi do të eliminohet edhe një nga njerëzit më të afërt të Shahinit, Jani Diamanti. Të dy këta ishin edhe bashkëthemelues të Frontit për Çlirimin e Vorio Epirit Mavi.
Fronti Nacional Çlirimtar me Enver Hoxhën në krye njoftuan aleatët se do të ndiqnin gjeneralin Napolon Zerva edhe brenda kufirit grek si kundërpërgjigje ndaj masakrave që bënë në jug të Shqipërisë. Por misioni britanik ushtroi presion duke frenuar këtë sulm të partizanëve shqiptarë.
Ndërkohë, në këtë situatë, Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit tentuan të arrinin një marrëveshje me forcat e djathta greke. Në librin e historianit Beqir Meta zbulohen detaje nga propozimet e bëra nga Mit’hat Frashëri në 10 maj të 1944 për qeverinë greke. Ato janë si më poshtë.
Meqenëse çështja e lidhjes në formë federative varej nga mundësitë që do të krijoheshin pas luftës, të dyja palët të zotohen që sot se do të jenë të gatshme për realizimin e këtij projekti.
1. Bazat e lidhjes do të jenë pavarësia dhe sovraniteti i të dyja palëve.
2. Kufijtë greko-shqiptarë do të jenë dhe do të deklarohen solemnisht ata të 1939.
3. Bëjmë aleancë mossulmi, difensivë dhe ofensivë, si dhe lidhje ushtarake.
4. Traktate ekonomike të ngushta mes të dyja palëve.
5. Do të përpiqemi që sa më parë kjo lidhje të bëhet greko-turko-shqiptare.
6. Në rast lufte, komanda e përgjithshme ushtarake do të vihet në dorë të Greqisë
7. Të dyja palët do të paraqiten në Konferencën e Paqes si dy palë me një interes të vetëm duke përkrahur politikën e shoku- shokut. Kosova do të zotohet të mbështesë rivindikimet shqiptare për Kosovën dhe anën e Dibrës, që kështu në kohën e ardhshme të mund t’i bëhet ballë rrezikut skllav.
Pikërisht në momentin kur forcat legaliste dhe Balli Kombëtar u bënë gati të arrinin marrëveshjen me grekët për propozimet e një viti më parë, Enver Hoxha urdhëroi masakrimin e drejtuesve kryesorë të tyre. Komunistët me këtë veprim prenë çdo fije bashkëpunimi mes forcave të djathta në dy vendet. Enver Hoxha kishte menduar ashtu si legalistët dhe Balli Kombëtar krijimin e një federate, jo me Greqinë e djathtë, por me Jugosllavinë komuniste. Goditja që u bëri Enver Hoxha eksponentëve të Ballit Kombëtar nuk ishte i vetmi shkak që çoi në dështimin e marrëveshjes. Shteti grek nuk ishte i gatshëm të kishte një bashkëpunim të tillë me Shqipërinë. Disa kohë më vonë grekët do ta hidhnin këtë ide të rinovuar dhe me kushte të tjera, të cilat synonin helenizimin e plotë të Shqipërisë së Jugut. Në federatë nuk do të pranohej kurrsesi Turqia, të cilës grekët i druheshin, pasi ndikimi i tyre në Shqipëri mund të kalonte në plan të dytë dhe të parëndësishëm.
Më 27 qershor 1944, ushtria greke nis masakra të përgjakshme në Paramithi për të vijuar më tej në të gjithë Çamërinë. Brenda një natë të vetme 600 banorë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë, u përdhunuan, masakruan e u dogjën për së gjalli. Gjenocidi vijoi në fshatin Parg, ku mbi 200 njerëz të pafajshëm u vranë. Masakra të përgjakshme trupat greke të udhëhequra nga gjenerali Napolon Zerva kryen edhe në Filat e Vanar. Fshatrat u mbytën nga gjaku dhe u mbuluan nga tymi dhe flakët. Spastrimi etnik vazhdoi me vite të tëra me një bilanc përfundimtar tragjik me mbi 2900 të vrarë dhe rreth 2400 çamë të tjerë humbën jetën duke u përpjekur të vinin në Shqipëri. Më shumë se 60 fshatra u dogjën dhe pasuritë u grabitën nga ushtria greke.
Edhe pas çlirimit të Shqipërisë, Athina u përpoq të shfrytëzonte në interes të politikës së saj aneksioniste edhe zgjedhjet e para në Shqipëri, ato të dhjetorit 1945. Strukturat shtetërore greke dhe silogjet vorio-epirote riorganizuan agjenturat e tyre në jug të vendit, duke u kërkuar prerazi të bënin propagandë kundër Enver Hoxhës dhe të bojkotonin procesin zgjedhor. Qëllimi ishte të tregohej në arenën ndërkombëtare se minoriteti nuk donte të jetonte brenda kufijve të shtetit shqiptar, por të bashkohej me Greqinë mëmë.
Në shërbim të këtij misioni u hodhën menjëherë në terren shumë nga ish-bashkëpunëtorët e Vasil Shahinit, të cilët nisën të shpërndanin trakte, gazeta, por edhe duke organizuar takime të fshehta ku promovohej ideja e Vorio Epirit dhe kërkohej kundërshtimi i komunistëve, duke mos u bërë pjesë e procesit të 2 dhjetorit. Në trakte shkruhej se votimet duhet të sabotoheshin, sepse grekëve nuk duhet t’u interesonte kush qeveris Shqipërinë, por Greqinë.
Ne s’duhet të votojmë, por të mendojmë të afrohemi me tokën tonë, këto zgjedhje u përkasin shqiptarëve dhe jo neve, thuhej në traktet që u shpërndanë në të gjithë Jugun e Shqipërisë. Menjëherë pas fitores së komunistëve të drejtuar nga Enver Hoxha, grekët kundërshtuan rezultatin, duke deklaruar se zgjedhjet e zhvilluara në të ashtuquajturin Epir të Veriut ishin absolutisht të papranueshme. Sipas tyre, në votime morën pjesë vetëm 60 për qind e popullsisë që ishte tregues i pavlefshmërisë së tyre. Grekët shkuan më tej, kur në një memorandum dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit i lëvizën edhe më shumë shifrat, duke deklaruar se në zonën e Vorio Epirit abstenimi shkonte nga 50 në 90 për qind. Por këto të dhëna binin në kundërshtim me burimet shqiptare, të cilat njoftonin për një pjesëmarrje në proces të minoritetit grek në masën 92 për qind.
Menjëherë pas ardhjes në fuqi të regjimit komunist në vitin 1946 me urdhër të Enver Hoxhës, strukturat e Ministrisë së Brendshme nisën një fushatë të gjerë arrestimesh dhe ndalimesh në zonat e jugut, duke internuar disa qindra të dyshuar dhe të afërm të tyre si të lidhur me silogjet vorio-epirote dhe propagandën greke që ushtrohej në këto zona. Aksionet nisin nga Derviçani në Gjirokastër, në Ersekë, Leskovik, Himarë e Sarandë. Një pjesë e të arrestuarve dhe të internuarve ishin të skeduar më parë, pjesë e listave të shërbimeve sekrete shqiptare.
Dokumentet e kohës flasin për 133 të burgosur dhe dhjetëra familje të internuara. Mes tyre bien në sy mbiemra të njohur që kishin qenë mjaft aktivë gjatë periudhës parakomuniste në lidhjet e tyre me elementë që punonin për agjenturën greke, si: Bollano, Lekas, Tatas, Gumas, Papas, Stefanos e Kostas. Mes tyre edhe shumë mësues të shkollave në Gjirokastër, Poliçan, Llongo etj., të cilët, sipas regjimit, punonin si agjentë të fshehur në shërbim të agjenturës greke.
Të burgosur
Dervician
Kristos Tsamis
Kristos Liakos
Gregorios Bezatis
Kakavi
Michael Miris
Pepel
Aphroditis Makou
Pavlos Melos
Vasilios Siskas
Poliçan
Andreas Ghoulis
Christos Ghikas
Athanasios Terpos
Stavros Iassonides
Andreas Rossis
Sopik
Konstantine Kontopanos
Kontantine Ghatzouris
Panajotis Premikiris
Përmet
Panajotis Kiapes
Spiridon Kostas
Theodoros Tselios
Elias Anastadiades
Pavlos Evangelou
Georgos Tasos
Georgios Mitsis
Sotir Kyritsis
Theodoros Markou
Georgios Prontanis
Nivicë
Ghikas Papacosta
Demetrios Photis
Cosmas Ghourmas
Elias Ghoumas
Himara
Nicholas Katselanos
Loukas Bolanos
Stephanos Bolanos
Dhërmi
Thimio Melios
Damianos Zoupas
Kleanthis Karavelas
Cosmas Karavelas
Qeparo
Manolis Lekas
Gregorios Alexi
Ioannis Voglis
Spiros Gumas
Palasë
Ioannis Gherkis
Antonios Lekas
Evangelos Giannis
Korçë
Stephanos Sekkos
Stavros Sekkos
Constantine Sekkos
Hercules Kyriakou
Michael Stassas
Thomas Stassas
Vasiolios Katounis
Evangelos Ambesis
Harallamb Zacharas
Joseph Zacharas
Ksenofon Douskos
Petros Nounis
Petros Kotokos
Paralelisht Gjykata Ushtarake e Rrethit Gjirokastër do të niste një gjykim të rreptë mbi 19 prej të arrestuarve në aksionin e mëparshëm nën akuzën e tradhtisë së lartë ndaj atdheut. Të gjithë të pandehurit do t’i nënshtroheshin një hetimi të imtësishëm për veprimtarinë e tyre gjatë luftës e pas saj, por edhe për lidhje të dyshimta me persona që vepronin në lidhje të fshehta me agjenturën greke. Në qendër të hetimit ishin thirrjet që u ishin bërë banorëve të këtyre zonave nga të arratisurit e fundluftës për të mos marrë pjesë në procesin e parë zgjedhor në Shqipëri, e që solli në pushtet komunistët, bashkë me to ishin shpërndarë edhe trakte që kërkonin bashkimin e Jugut të Shqipërisë me Greqinë. Ndër të arrestuarit ishte edhe Vasil Pertali nga Leshnica e Sarandës, një ndër njerëzit që do të rezultonin mjaft aktivë në veprimtaritë e paligjshme kundër shtetit shqiptar në propagandën për Vorio Epirin edhe në vitet e mëpasshme.
Procesverbal nr. 237 1946
1. Vasil Pertali, Dhrovjan
2. Qimon Greka, Leshnicë
3. Harallamb Lezo, Leshnicë
4. Papa Stavro Rexho, Dhivër
5. Teli Harbaci, Dhivër
6. Filip Papa-Thanasi, Kalivë-Shush
7. Lluka Prifti, Piqeras
8. Vangjel Papai (Zisi), Aliko
9. Stavro Pilo, Aliko
10. Vasil Llazari, Lukovë
11. Mihal Llambro, Sarandë
12. Papa Jani Dashi, Çukë
13. Loli Papa, Aliko
14. Sotir Shqevi, Kalive-Pasha
15. Nasho Pando, Sopik
16. Kristo Papa Stavro, Sopik
17. Fane Deneku, Sopik
18. Koço Qesko, Mursi
19. Pilo Shqevi, Kalive-Pasha
Gjatë seancave të gjata gjyqësore, të pandehurit u nënshtrohen pyetjeve të shumta të hetuesve, duke dhënë sqarime mbi lidhjet e tyre me persona të dyshuar si pjesë e silogjeve vorio-epirote në Greqi. Disa prej tyre pranojnë të jenë ndikuar drejtpërdrejt ose jo nga persona të arratisur në shtetin fqinj dhe që për vite me radhë kishin qenë në krah të Vasil Shahinit, të vrarë tashmë që prej tre vitesh.
Ndjenja e frikës vihet re lehtësisht në të gjitha dëshmitë e të arrestuarve, të cilët pranojnë të kenë qenë pjesë e veprimeve ilegale të silogjeve vorio-epirote në Shqipëri, por mbrohen me faktin se janë manipuluar dhe çdo gjë e kanë bërë pa pasur dijeni të plotë mbi rëndësinë e informacioneve që kanë transmetuar. Ja copëza nga pohimet e disa prej të pandehurve të mbajtura në procesverbalet e hetuesve.
Sotir Shqevi: Unë isha i tronditur nga ndryshimet politike. Nasho Pando më hapi bisedat e para për Greqinë dhe më vuri në dukje fitimet e reaksionit, duke më thënë se reaksioni do të provokojë Shqipërinë dhe Ballkanin, e prandaj duhet të lidheshim me priftin e fshatit Sopik, i cili lidhej në Korfuz me disa të arratisur, që ishin të lidhur me silogjet e Vorio Epirit. Unë punën time e quaj tradhti, sepse tradhtova detyrën time dhe popullin në favor të imperializmit grek.
Vangjel Zisi: Unë vetëm një gazetë kam kënduar asgjë tjetër. Më 24 dhjetor 1945 më erdhi Vasil Pertali, i cili më tha se kishte disa broshura për mua dhe Lolin, unë i mora dhe i dogja. Një letër m’u dorëzua nga djali i Vasil Pertalit, vinte nga silogu, kërkonte informata për priftërinjtë, mësuesit, oficerët, të internuarit, rezultatin e votave etj. Unë e grisa dhe nuk u përgjigja se kisha frikë.
Filip Thanasi: Në muajin dhjetor më thirri Loni Papai dhe më tha se kishin ardhur disa gazeta e ca thirrje për abstenim, unë i thashë që nuk është në interes të popullit të abstenoj. Bashkë me to ishte edhe një letër dorëshkrim që kërkonte informata të ndryshme, mes të cilave sa ushtri kishte në Sarandë, në Konispol e Delvinë. Informatat që jepnim shkaktuan sjelljen tonë para jush.
Loli Papa: Ne na kërkuan informata, por letrën e shkruan Filipi me Ilia Manon dhe dëgjova që shkroi se në Sarandë ka një brigadë me 1500 ushtarë, në Delvinë një brigadë me 1500 ushtarë dhe në Konispol bashkë me kufijtë 2000 veta. Tjetër gjë nuk i raportuam. Informatat i kishte marrë Filipi, nuk di se ku i kishte marrë, unë vetëm e dëgjova.
Koço Qesko: Më kërkuan informacion ushtarak për në Bistricë dhe unë iu përgjigja se nga Bistrica e lartë janë 2500 vetë. Informata të tjera që ishin çuar në Korfuz ishin edhe për municionet. 40–50 topa, 15 000 deri në 20 000 mitraloza dhe murtaja 2000 ose 3000.
Atë Kristo Papa: Informatat i dhamë për bela. Në Konispol ishin 500 shpirt, me veshje të mirë, moral të mirë, ushqehen mirë. Në fshatin Pandelejmon kishte një kompani me 80 veta, në Theollogo ka 800 veta. I shkruam se urat janë të ndërtuara dhe rrugët po rindërtohen.
Harallamb Lezo: Vasil Pertalit i dorëzova ato pesë letra që më dhanë. Letrat ishin të daktilografuara dhe kishin pseudonimin “qendriqiepitropi vorio-epirotiko-agon” Këshilli Qendror i Vorio Epirit për Luftë.
Vasil Pertali: 5 zarfe ia dhashë Harallamb Lezos, Pavllo Konomit, Vangjel Zhongës, Foto Grekut, Vangjel Zisos, Cavo Pilos e Loli Papës. Unë zbatova atë që më ishte thënë përmes adresave të shkruara në pako. Unë nuk jam agjent, nuk kam punuar për asnjë.
Paralelisht e njëjta situatë e nderë e konfliktuale shoqëron edhe marrëdhëniet zyrtare mes Tiranës e Athinës. Më 13 shkurt të 1946-s Greqia shprehet prerazi kundër pranimit të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në letrën zyrtare të dërguar nga ministri i Jashtëm grek në OKB theksohet se çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet, pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të.
Në të njëjtën kohë, Gjykata Ushtarake në Shqipëri vijonte gjyqin e 19 dhe më 1 korrik të 1946-s jep edhe konkluzionet përkatëse për secilin prej tyre, duke shpallur edhe vendimin.
“Për veprimtari sabotazhi kundër pushtetit shpallen fajtorë të gjithë të pandehurit, të cilët bëjnë pjesë në grupe të ndryshme të spiunazhit armik”.
Grupi i Delvinës drejtohej nga Harallamb Lezo, Vasil Pertali dhe Teli Harbaci.
Grupi i fshatit Dhivër, që njihej me pseudonimin Kallamat, drejtohej nga Pavllo Konomi, Qimon Greka.
Grupi i Hoxhës drejtohej nga Jorgo Mako me pseudonimin Arqellos. Për përfaqësimin e këtyre grupeve përballë spiunazhit grek ishte përgjegjës grupi i Leshnicës, i cili kishte pseudonimin Efrosini 933.
Lidhjet mbaheshin me Kiço Filipin, Koço Pertalin, Vasil Llanjon dhe në Dropullin e Sipërm me Aleksi Zhongën. Edhe grupi i Dhivrit kishte lidhje të drejtpërdrejta me Naso Kushtin dhe Dhimitri Maksakulin. Grupi i bregdetit dhe Sarandës drejtohej me urdhra të drejtpërdrejta nga zyra e spiunazhit në Korfuz. Në Lukovë drejtonte Vasil Llazari me Kili Kostën dhe Kosta Bocin. Ky grup kishte bazë edhe në Shën Vasil me elementin Spiro Dajko, në Nivicë përgjigjej Papa Stavro Rexho dhe Naqe Qesarin. Në Piqeras drejtues ishte Llukë Prifti dhe në Sarandë përgjigjeshin Pavllo Llambro dhe Mihal Llambro. Lidhjet e këtij grupi me Korfuzin mbaheshin nga deti dhe si korrierë përdoreshin Gole Prifti dhe Leonidha Mërtiri nga fshati Piqeras, të cilët me ndihmën e elementëve të grupit në fjalë qarkullonin ilegalisht të armatosur. Grupi i fshatit Mursi përbëhej prej Dhimo Koçit, Koço Qeskos, Lilo Stefanit, Kristo Lokoshit, grupi i Sopikut nga Papa Kristo, Andon Sotiri, Kolo Vaso, Vasil Daneko, Sotir Ninos, Fane Denekut, Jorgo Danekos. Grupi i Alikos nga Loli Papai, Vangjel Zisi, Loli Nasho, Llambi Kokali, Cavo Pilo, Ilia Mano. Grupi i Çaushit nga Nani Dellas, Filip Nasho, Petro Loli, Kiço Loli, Panajot Lezo. Grupi i Konispolit Nasho Pando dhe Sotir Shqevi. Ndërkohë elementë të tjerë vepronin në fshatra si Kulluricë: Miho Zisi, Panajot Dalla, Kola Qirio, Andoni Mitro, fshati Çukë: Papa Jani Dashi e Mici Arvaniti”.
Pasi ka zbuluar këtë rrjet të koklavitur agjenture të lidhur me spiunazhin grek të pasqyruar në detajimin e hetimit, gjykata e përbërë nga kapiteni i parë Bexhet Mema dhe kapitenët e dytë Shaban Idrizi dhe Xhevat Ahmataj, marrin vendimin për 19 të pandehurit. Në bazë të nenit 15 të ligjit numër 41 mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake, të 19 të pandehurit shpallen fajtorë dhe armiq të popullit për tradhti të lartë kundër integritetit tokësor dhe pushtetit popullor.
Po te gjithe ata te tjeret cishin mo, kurva kurvare ordinere qe pallojne dhe xhvasin njeri tjetrin mo, eshte elada bordello apo jane grekerit bordelloxhinj. Lexoje mire PUCOFAGO flet per veten e vet dhe per te gjithe JU.
Po po po po po pooooooooooo!
Po ky material na duhej tani o njerez,qe te reformojme drejtesine!
Bile une kam nje material te vitit 1850 ku verteton se ne shqiptaret kemi rrahur te gjithe Europen dhe Azine bashke!
Mendoj se kryeprokurori Dhalla me anen e kesaj letre do te zgjidhe ndershmerisht edhe trukimet e Skenderbeut,jo ketij te futbollit,por atij te LUFTES!
Lum o popull qe te erdhi fati ne dere!
Mbaruan pune me Mukjen,Ballin,Luften civile,Mehmetin dhe Hysniun,tani po thellohen edhe me kapterrat e 1945-ses!
Me kete leter SHIK-u i sotem del i lare me te gjitha krimet,perfshi ate te Remzi Hoxhes,meqenese ne kohen e Koci Xoxes qenka bere … nami i zi!
Tani e derrmuam komunizmin perfundimisht!
Na rrufshi topet me keto mbrockulla qae botoni!
Jeni bere mjerane dhe nuk dini se cfare halli ka populli sot!
Po per dashnoret e Skenderbeut,Hamza Kastriotit,Vrana Kontit etj,kur do merreni?
Jo per gje,por duhet ta krahasojme me moralin e sotem demokratik,qe i ka hequr breket pa dale nga shtepia per ne pune!
Ha ha ha e hi hi hi!
Po mire more gazetare kaqola qe beni komentin e letres, ku eshte kurveria, orgjia apo maskaralleku i sigurimit apo i zyrtareve, se deklasifikuan nje kurve, apo se blene nja dy pale çorape apo ca pale breke ne Greqi se ketu nuk kishte ????? Dhe kur pa… ne 1946-47!!!!! Nuk besoj se ishte ndonje hata e madhe se sot po behen maskaralleqe me te medha dhe jo vetem qe u bejme marshallah qelbesirave, por imarim dhe si modele zhvillimi apo shoqerie te hapur…….
“..Kano autokritika ,eimai ligo lafazanis si ne popouli dhe ne shoku,,une frika popouli ka,si personi oxi,omos si sigurimi nai”
Vdekja Fashizmit
Eleftheria e Popoulit
Një artikull pa vlerë , i ngjashëm me tegimet e prostitutave të viteve 50…..një artikull prostitutë që e shndërron gazetën në një organ pervers …..Shkëlqyeshëm Mero …e dërrmove komunizmin , sigurimin.Tani fillo me Kimin e Koresë dhe do të marrēsh çmimin Pulizer…. Ky artikull merton të studiohet në shkollat e gazetarisë……sidomos nga ata studentë që blejnë diplomat …
O Gjergji mos fol me se i ke thene te gjitha sa nuk ka me mire,
TI thuash SHQIPTARVE SOT per gjera te ksaj natyre deshmi tronditese, esht sikur flet nga parajsa jo nga nje vend ku nuk te çudit anje gje ,ky ishte nje tregim normal direkt mbas lufte ku shteti ishte i pa organizuar mir,ne dolem ne vitin 90te nga nje shtet i konsoliduar dhe bem ato qe bota si kish degjuar kurr me politikanet tan te mbledhur nga rruga,mjaft me kto idjotsira o gazetar se esht turp,nuk barazohemi dot me te shkuaren per ndershmeri e ndergjegje per kto dy gjera per ate sistem do tregohet gjithmon qe kemi qen dhe ne njerez me vietyt dikur. sot degjenerimi nuk njef kufi ne kte vend po perdhunojn dhe femijet e tyre te mitur si rasti fresket ne fier ky esht lajm trondites jo kto histori me hirushen o gazetaraqis.
Antonio , po kjo tregon se sa seriozisht i merrte shteti ,qe faktikisht,
ishte SHTET, keto probleme dhe masat qe merrte Ai kunder ketyre,
njerezve , qofshin anetare partie apo sigurimsa ! Kjo leter tregon
qarte qe per kesi gabimesh fluturoje ! Une nuk e di se perse kete
vakabond nuk e kane rrasur nd burg ?! Po diferencimi minoritar
behej atehere sepse po te kishte ndodhur te ndonje tjeter jo mino-
ritar , do te kushte kercyer kenge ”Te rrapi ne Mashkullore ” ….!!!
Minoritaret kane qene gjithmone te privilegjuar per te mos krijuar pakenaqesi te kota sepse ata ishin spiunet me te medhenj per njeri tjetrin, dhe kur te donte pushteti i kishte ne dore per hic mos gje. E shisnin bythen per nje filxhan rigon, shikojini edhe sot ne kete forum bejne diference mjaft te ulet intelektuale, a ja vlen te meresh me ta?
AI burr shteti ja shk………e kurven minoritarve me keq se kujt do, por ne at koh nuk ishin kta minoritar qe jan sot qe jan hapur bythesh por ishin minoritar qe i jepnin formacion shtetit te asaj kohe kunder grekut , jo per gje po lexo komentin e gjat me lart ti shpiegon te tera ajo esht e verteta e asaj kohe qe u pasua me provokacionet e gushtit nga shteti grek ne 49ten ku greku hyri ne teritorin ton me 70 mij trupa dhe ishin trimat shqiptatr qe ne at koh e deshen vertet vendin e vet qe i thyen kto trupa dhe i ndoqen deri brenda territorit grek , po kishte shtet o njerez dhe kur ka shtet , bollanot dulet e te tjer fshihen neper vrima dhe per tu treguar te dashur per atdheun spiunojn dhe njerzit e familjes, kuse sot e 25 vjet qe ktu ka çdo gje perveç shtetit, esht ulur ne parlament kembekryq e gjith antishqiptaria dhe ben prapagan hapur fare kunder SHQIPRIS dhe askujt nuk i ben pershtypje, se dhe politikanet tan nuk njofin me atdhe por vetem paran kjo esht historia,do dalin te vertetat nje dit do vi dita kur te vlersohen batakçinjt e antishqiptaret e sotem dhe atdhetaret qe e kan mbrojtur me gjek kte tok .
Shen Enveri ti ke hall te shenjterosh Enverin,si shen Kozmane,por enveri i dergoi brigadat partizane te “clirojne Jugosllavine”,jo te clirojne Camerine.<Minoritaret greke jane trajtuar shume me mire se shqiptaret ne diktature.Kane qene te gjithe shefa kuadri,drejtore ndermarrjesh,.Pavlo Nika,Jani Nika,Koci Nika kane qene shefa Transporti,Drejtore parku,shef kuadri ne Tirane,por nga kjo leter po marr vesh se ne 1946-49 pasken qene sigurimsa ne Gjirokaster.Minoritaret ishin syri dhe veshi i Partise,prandaj mos na shkruaj romane me gjueti shtrigash.
Me siguri brigadat kane cliruar edhe sat’eme nga ngrci i madh qe e kish zene ? ? ?
po pse nuk thoni ju qe enveri paska qen tamam perndimor ne moral?
derisa po thoni qe I ka trajtu minoritaret me mir sesa shqiptaret,
sepse po te shkosh refugjat ne perendim,shkoni ne angli dhe shikoni sesi I trajton shteti anglez refugjatat shqiptare. shtepi vil po,shkoll po,pun po,pasaport po, kush ka aftsi esht bo edhe ne administratetn e shtetit si polic apo avokat ..
tamam sikurse enveri I ka trajtu greket e huaj.
kemi nje paralele midis enverit dhe shtetit anglez. dhe mos harro se behej fjal per mileniumin e kaluar ne krahasim me Kohen e sotme.
kurse persa I perket sigurimit,me ndonje perjashtim te vogel,ai ishte nje institucjon serjoz shtetnor .administrat e specjalizuar dhe profesjonale dhe me ligjshmeri. ishte edhe me profesjonal sesa cdo lloj administrate e sotme demokratike rrumpall ku secili bo sipas qejfit dhe xhepit. n sigurim s t lete kush me shkel ligj e rregull se te fuste Daj Veri plumbin. kush lunte koqet dhe pallonte e degjeneronte dhe e braktiste,kush lunte bythen si bythqi e pallonte dhe e conte ne ferm/
tash jan bo shiksat si bandit mafjesh.