Një vajzë britanike u ndje e përkëdhelur kur një mashkull i bleu një koktej në një bar vetëm për faktin se “ishte e mrekullueshme”.
Por mesazhi që i erdhi në telefon pas dy javësh ishte i pabesueshëm.
Abby Fenton, 18 vjeç, mori një mesazh nga admiruesi i saj.
Ai i kërkonte t’i kthente mbrapsht paratë e pijes.
18-vjeçarja nga Sheffield natyrisht që u habit nga mesazhi që mori.
“Shpresoj të më kthesh 6,5 paundët e pijes që të qerasa në lokal”, thuhej në mesazhin e ardhur.
Më poshtër tij një nënshkrim, “Liam nga dhoma VIP në barin X”.
Vajza i dërgoi paratë në llogarinë e tij, dhe postoi mesazhin në rrjetet sociale.
Komentet për “Kopracin Liam” kanë qenë nga më të larmishmet.