Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka zhvilluar këtë të martë një bashkëbisedim me gazetarët në lidhje me performancën e ekonomisë në 8 muajt e vitit.
“Rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit ka qenë 2.96 për qind. Jemi mbi mesataren e rajonit”, ka thënë Ahmetaj, sipas të cilit, “të ardhurat kanë patur një rritje të konsiderueshme krahasuar me 8-mujorin e vitit 2015”.
“Janë 190 mln dollarë më shumë të ardhura këtë 8-mujor”, ka thënë Ahmetaj.
Sa i takon shkallës së papunësisë, ministri ka saktësuar se, ajo u ul në 15.9 për qind. “Lajm i mirë në këtë drejtim është ulja e papunësisë tek të rinjtë”, ka theksuar Ahmetaj.
Ai ka thënë se, qeveria mbetet e vendosur në zbatimin e reformave të thella në ekonomi, të cilat do të mundësojnë sipas tij edhe uljen e borxhit.
“Reformat janë platforma ku mbështetet rritja. Kemi ulur borxhin publik falë mirëmenaxhimit dhe kemi paguar detyrimet e prapambetura ndaj biznesit”, ka vijuar Ahmetaj.
Ai ka shtuar më tej se, periudha janar-gusht 2016 ka qenë më e mirë me të njëjtën periudhë të një viti më parë sa i takon bizneseve, me 7.943 njësi më shumë.
jeni te gjithe te vetedijshem dhe prezent te serioziettit qe po tregon qeveria ekonomi. treguesit dhe faktet jane te qarta
ja nje lajm i mir per te gjithe shqiptaret dhe skeptiket qe vetem shajne e nuk jane asnjehere te kenaqur por nje lajm i keq per te gjithe ato kafexhinjte qe vetem shajne perpjekjet e qeverise me shpresen qe te kthehet “koha e PD” ku rrinin pall ariu dhe merrnin lek kot.
Kisha nje pyetje per moderatorin e Temes. Keto komentet me siper, jane te tijat apo te Ahmetajt? Kesaj i thone si ajo puna e strucit ne shkretetire, i cili kishte ngulur koken ne rere dhe nuk shikonte, duke menduar se ishte fshehur. Analiza e Ekonomise Shqiptare, nuk mund te behet nga nje mashtrues demagog dhe ordiner te korruptuar, sepse ajo duket qartazi ne xhepat e Shqiptareve dhe jeten e perditshme. Ministri po ben analize per ata qe nuk jetojne ne Shqiperi, dhe me sa duket i beson edhe vete dokrrat qe gatuan ne mendjen e tij te lig dhe peverse. Nuk ke ci thua, goxha staff paska Ripjellja.
Me sa duket jane komentet e moderatorit keto me siper, sepse e fshiu komentin tim te meparshem dhe ndryshoi komentin e ketij cajit me siper. O plehra e qelbesira, po plehra keni lindur e plehra do vdisni dhe pastaj do te shkoni aty ku e meritoni vertete te jeni!