PLUS, operatori i katërt celular në Shqipëri, i krijuar në vitin 2009, prezantoi shërbimet e tij për publikun në vitin 2010, me një investim prej rreth 90 milionë eurosh dhe 310 të punësuar. Është e vetmja shoqëri shqiptare që operon në tregun e telefonisë së lëvizshme, me kapital dhe strukturë aksionere tërësisht vendase, duke kontribuar fuqishëm në bërjen realitet të uljes drastike të kostove të komunikimit. Të gjithë shqiptarët e mbajnë mend se nga sa shumë paguanin për shërbim celular përpara 2010. Krijimi i kësaj shoqërie erdhi pas vendimit politiko-rregullator të marrë nga organet kompetente shqiptare, përfshirë AKEP, për të shtuar numrin e operatorëve të telefonisë së lëvizshme me synim përmirësimin e shërbimit të ofruar konsumatorit kundrejt një tarife të drejtë dhe ndjeshëm më të ulët.
Para disa javësh, shoqëria Plus Communication njoftoi në faqen e saj zyrtare rritjen e kapitalit të saj aksioner në mbështetje të zhvillimit të mëtejshëm të shoqërisë, kapital ky që do të vazhdojë të rritet edhe në të ardhmen. Një përpjekje e bërë nga aksionerët e kësaj shoqërie për të siguruar mbarëvajtjen e saj në një treg të deformuar, i cili karakterizohet nga një mungesë konkurrence efektive midis operatorëve të telefonisë së lëvizshme në vend. Në një intervistë të zgjeruar, znj. Matilda Shehu, CEO dhe administratore e Plus Communication, flet për përpjekjet dhe sfidat e kompanisë për të mbijetuar në tregun e çrregulluar nga rregullatori.
Është folur se shteti ka ndihmuar PLUS. Në opinionin tuaj, a ka pasur ndonjë favorizim të PLUS prej organeve kompetente si një shoqëri shqiptare?
Ky është një shtrembërim dhe keqinformim i stisur i realitetit.
Që në fillimet e veta dhe përgjatë viteve që operon, shoqëria PLUS është përballur me vështirësi të shumta që kanë ardhur si rezultat i oligopolit, konkurrencës së pandershme në tregun e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri, mungesës së ndërhyrjes nga autoritetet rregulluese apo ndërhyrjes së padrejtë të këtyre institucioneve shtetërore me vendime e akte nënligjore të vonuara, të cilat kanë penguar zhvillimin e konkurrencës së ndershme dhe eficiente sipas meritave të aktorëve në treg dhe në kurriz të konsumatorit shqiptar. Për sa i përket pyetjes se a u favorizua nga organet kompetente rregullatore, mund të themi që kujdesi i tyre për rregullimin e drejtë të këtij tregu “të rregulluar”, gjë e cila do të ndihmonte në ecurinë e PLUS, ishin dhe mbeten inekzistente dhe ndonjëherë të vonuara apo të keqmenaxhuara në kohë, për të mos thënë që në shumë raste kanë qenë penguese për integrimin e PLUS në një treg aktualisht oligopolist.
Nëse kthehemi pas në kohë, tregu i telefonisë së lëvizshme gjendej në një situatë duopoli të theksuar, ku dy operatorët e mëdhenj Vodafone Albania dhe AMC (aktualisht Telekom Albania) që bashkërendonin sjelljet e tyre në treg, zotëronin rreth 90.76% të të ardhurave të sektorit të telefonisë së lëvizshme ose 42,852 milionë lekë, duke iu “gëzuar” pozitës së tyre dominuese dhe duke arritur norma fitimi shumë më të larta se operatorët më fitimprurës në Europë e ndoshta edhe në botë. Kjo lloj klime biznesi tejet e padrejtë, e favorizuar nga veprimet e padrejta apo mosveprimet e institucioneve shtetërore me një qasje totalisht të pashembullt, e ka detyruar PLUS të përballet me vështirësi të vazhdueshme. Edhe pse PLUS vazhdimisht ka paraqitur publikisht fakte dhe prova për këtë situatë në treg, fatkeqësisht ato janë injoruar sistematikisht nga institucionet përgjegjëse shtetërore që kanë për detyrë të sigurohen për mbarëvajtjen dhe zbatimin korrekt të ligjit, të rregullojnë tregun e komunikimeve, konkurrencën dhe të mbikëqyrin aktivitetin e autoriteteve të pavarura që veprojnë këto fusha.
Në Europë është e njohur taktika e aplikimit të asimetrisë së tarifave të terminimit si mjet rregullator për të garantuar trajtimin e barabartë në treg edhe të hyrësve të rinj. A u aplikua kjo praktikë edhe për PLUS?
Të gjithë e dimë se për vite me radhë, konsumatori shqiptar ka paguar shumëfish shërbimet e telefonisë celulare deri në momentin kur PLUS hyri në këtë treg. Vetë autoriteti rregullator AKEP, në analizën e tregut të kryer prej tij, konfirmon mungesën e konkurrencës në tregun e telefonisë së lëvizshme dhe parashtron nevojën për vendosjen e masave rregullatore. Konkretisht:
– Mosdiskriminimi për thirrjet brenda dhe jashtë rrjetit për të evituar fenomenin e zgjatur ndër vite të kyçjes së pajtimtarëve në “club”;
– Përcaktimi i një niveli të nevojshëm asimetrie ndërmjet operatorit PLUS dhe operatorëve të tjerë me pozitë tashmë të konsoliduar në treg.
Në përcaktimin e masës së dytë, AKEP shprehet se: “…Asimetria ndaj operatorit PLUS duhet të vijojë, duke konsideruar në mënyrë të veçantë situatën aktuale të tregut të telefonisë së lëvizshme, peshën përkatëse në treg për të katër operatorët në lidhje me të ardhurat dhe fitimet e tyre, kushtet favorizuese dhe disfavoret për operatorët e rinj në treg, duke e monitoruar (në mënyrë periodike) dhe duke identifikuar treguesit kryesorë të situatës aktuale të tregut”.
Por vetëm 4 muaj më pas, në Mars 2015, AKEP hodhi poshtë këtë vendim të vetin, pa asnjë analizë apo ndryshim të kushteve të tregut dhe ndryshoi masat rregullatore, duke shtyrë zbatimin e detyrimit të mosdiskriminimit tarifor nga data 01.01.2015 në datat 01.07.2015 dhe 01.01.2016. Si rrjedhojë, AKEP arbitrarisht uli të ardhurat e PLUS, duke e vendosur atë në pozita “të barabarta” në tregun e shumicës me operatorët e tjerë, të cilët duke shfrytëzuar mangësitë strukturore të tregut, zotërojnë 94% të tij.
Mbi zbatimin e asimetrisë në BE
“Vendosja e asimetrisë, një praktikë tërësisht në përputhje me legjislacionin në fuqi, direktivat e BE dhe praktikat më të mira të vendeve të BE, synojnë kthimin e treguesve të tregut të komunikimeve elektronike në nivele të krahasueshme me karakteristikat dhe statistikat në tregjet europiane.
Sipas ERG, tarifat asimetrike të terminimit, vendosur në favor të hyrësit të ri, ndihmojnë në rritjen e konkurrencës në një periudhë afatshkurtër, duke sjellë në të ardhmen përfitime për konsumatorët. Në situata të tilla, tarifat asimetrike të terminimit, duke inkurajuar hyrësit e rinj në treg, kontribuojnë në eficiencën dinamike dhe favorizojnë konkurrencën.
Simetria duhet të vendoset vetëm kur faktorët që kanë justifikuar asimetrinë nuk janë më në treg, tregu ka një konkurrencë efektive dhe operatorët kanë arritur shkallën minimale të eficiencës, e cila arrihet kur një operator arrin të paktën një pjesë tregu prej 15-20% të tregut”.
A është përpjekur PLUS të gjejë zgjidhje diku tjetër, duke qenë se AKEP e ka “braktisur”?
Krijimi i një mjedisi të një konkurrence të ndershme midis operatorëve, pa dominanca dhe oligopole është objektivi primar i AKEP në funksion dhe interes të përfitimit nga ana e përdoruesve fundorë. Por fatkeqësisht, Ministria përgjegjëse, si organi përpilues dhe monitorues i zbatimit të tyre, ka qenë apatike dhe tepër e vonuar në vendime, për të mos thënë që në shumë raste ka qenë një faktor kryesor i zvarritjes dhe dëmtimit të aktivitetit të PLUS në treg. Rasti i 3G është evident dhe tregon qartë se si në mënyrë flagrante PLUS u diskriminua dhe iu vonua kaq gjatë dhënia e kësaj licence.
“Braktisje” ndoshta nuk është fjala e duhur, pasi në perceptimin tonë, AKEP ka braktisur qëllimin dhe misionin e ekzistencës së tij si institucion, ndërkohë që në marrëdhëniet me ne thjesht na ka diskriminuar dhe luftuar në favor të operatorëve të tjerë të mëdhenj. Mjafton të përmendim edhe një herë shtyrjen në kohë për më shumë se një vit të vendimit për mosdiskriminin tarifor, i cili krijoi një mungesë lirie të imponuar te abonentët shqiptarë në përzgjedhjen e operatorit të tyre të preferuar. Vetëm ky fakt mjafton të arrish në konkluzionin që AKEP ka braktisur misionin e tij dhe ka diskriminuar qëllimisht shoqërinë PLUS.
Duke qenë realisht e pamundur që institucioni kompetent, AKEP, nën ndikimin kryesisht të operatorëve të mëdhenj, të mund të vendoste rregullat e një konkurrence të ndershme, shqetësimet për mungesën e ndërhyrjes rregullatore apo ndërhyrjen e padrejtë nëpërmjet vendimeve që favorizojnë vetëm operatorët e mëdhenj, PLUS i ka adresuar edhe në institucione gjyqësore, si edhe në Institucione Ndërkombëtare, me synim vendosjen e drejtësisë së munguar.
Edhe vendimin e sipërpërmendur, të marrë në mënyrë arbitrare e të padrejtë nga AKEP, bazuar vetëm në ankesat dhe ndërhyrjet e operatorëve të tjerë, PLUS e ka ankimuar në rrugë gjyqësore, në mbrojtje të interesave të veta të ligjshme.
Si e shpjegoni faktin që operatorët e tjerë arrijnë të ndikojnë në institucionet qeveritare për të ruajtur pozitat e tyre dominuese?
Operatorët e mëdhenj vazhdimisht imponohen në vend për shkak të pozitave të tyre dominuese dhe potencialeve financiare, të krijuara prej shumë vitesh në një treg shumë abuziv, duke bërë dhurime/sponsorizime në sektorë të ndryshëm publikë.
Kështu, ata ndërhyjnë tek autoritetet dhe institucionet shtetërore duke ndikuar drejtpërdrejt apo në mënyrë të fshehur në vendimmarrjen e institucioneve të pavarura dhe Pushtetit Gjyqësor, mashtrojnë në paraqitjen e fakteve reale për të legjitimuar pozitën dominuese të tyre dhe uzurpimin total të tregut. Jo vetëm kaq, por nëpërmjet grupeve të lobingut vazhdojnë përpjekjen e tyre për të ndikuar institucionet vendimmarrëse, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, dhe skandali më i madh është që operatorët e tjerë së bashku e bëjnë këtë gjë edhe me shkresa të firmosura drejtuar institucioneve shtetërore, në kundërshtim të plotë me kuadrin ligjor të konkurrencës.
Raste të tilla spekulative, ku operatorët e huaj lejohen të bashkëpunojnë së bashku për të shkatërruar shoqërinë konkurrente vendase janë të pakta në botë dhe veçanërisht, në Europë dhe Bashkimin Europian, ku ne synojmë aderimin.
Vlen të theksohet fakti se PLUS operon në një treg ku veprimet janë të bashkërenduara apo me marrëveshje të ndryshme vetëm mes operatorëve të mëdhenj dhe herë pas here edhe me ndryshime palësh në marrëveshje, apo edhe së fundmi, ndryshimi i koordinuar brenda disa ditëve në kohëzgjatjen e paketave mujore të pajtimtarëve nga 30 ditë në 28 ditë nga të tre operatorët.
Flasim për shoqëri të mëdha ndërkombëtare dhe mund të konsiderohet që ato janë të kujdesshme me ligjin…
Po, është e vërtetë, por mendoj se në Shqipëri ato kanë gjetur terren ku mund të abuzohet lehtësisht. Shoqëritë mëma japin direktiva biznesi dhe strategji veprimi, dhe nuk merren me veprime operacionale në terren, ato shohin shpenzimet e marketingut në total, por nuk dinë se fjala vjen, vlera e spotit që bën 1000 euro paguhet 2000, apo që minutat kalojnë tranzit nga një shoqëri me dy punonjës e cila bën 100 milionë euro xhiro, apo nuk mund të dinë pagesat indirekte që bëhen nëpërmjet dhurimeve/sponsorizimeve për institucione, shtetarë apo deputetë të veçantë.
A nuk janë të rënda këto akuza që ngrini?
Janë fakte, që besoj shumë shpejt do të bëhen publike në vijim dhe do të shihen në procese civile e penale që do të vijojnë.
A është hetuar ndonjëherë pozita dominuese e operatorëve të mëdhenj dhe a ka pasur ndonjë reagim të shoqëruar me masa nga organet kompetente?
Për herë të parë në vitin 2005, pozita dominuese e dy operatorëve më të mëdhenj në Shqipëri ka qenë objekt hetimi i Autoritetit të Konkurrencës pas shqetësimit të bërë nga opinioni publik për çmime të larta në Tregun e Telefonisë Celulare, i cili është bërë evident gjithashtu edhe në Rekomandimet e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU). Në përfundim të këtij hetimi, shoqëritë Vodafone Albania dhe AMC (sot “Telekom Albania”) u gjobitën përkatësisht me 242.6 milionë lekë dhe 211.5 milionë lekë, për abuzim me pozitën dominuese duke vendosur çmime të padrejta në tregun e telefonisë së lëvizshme gjatë periudhës objekt hetimi (2004, 2005). Pozita e tyre dominuese në treg, u konfirmua sërish nga Autoriteti i Konkurrencës në vitin 2014, si dhe në Rezolutat e Komisioneve Parlamentare të Ekonomisë dhe veprimtarive prodhuese në vitin 2014 dhe në përfundimet e AKEP në Analizën e Tregut Celular të vitit 2014.
Por paradoksi i paprecedent edhe për vetë Autoritetin e Konkurrencës është se, pavarësisht gjetjeve dhe konstatimeve të tilla, jo vetëm që nuk ndërmori asnjë masë ndëshkuese korrigjuese ndaj operatorëve, por u mjaftua me një rekomandim që AKEP të ndërhyjë pasi ka lejuar dhe promovuar një situatë favorizuese ndaj operatorëve të mëdhenj dhe defavorizuese ndaj PLUS.
Të gjitha këto: mungesa e një katalizatori rregullator për shumë kohë, shtyrja e masave për mosdikriminimin tarifor për thirrjet brenda dhe jashtë rrjetit kanë çuar në krijimin e një tregu jo konkurrent dhe të pamaturuar, duke bërë që PLUS në vitin e 6 të operimit të tij në treg të ketë një pjesë tregu prej vetëm 6%. Besoj kjo shifër flet vetë se sa “i përkrahur dhe i ndihmuar” ka qenë dhe vazhdon të jetë PLUS.
Rastet
“Të shumta janë rastet nëpër botë, kur operatorët gjobiten nga autoritetet e konkurrencës dhe rregullatore për mosrespektim të direktivave. Slovak Telekom dhe shoqëria mëmë, Deutsche Telekom (15.10.2014) gjobiten për sjellje abuzive ndaj konkurrencës në tregun e internetit me shumën 38 milionë euro; Vodafone Italia (16.03.2016) gjobitet me shumën 1 milion euro për aktivizimin e shërbimit Vodafone Exclusive pa paraqitur kërkesën për miratim; Vodafone Italia, Telecom e Wind (06.03.2015) gjobiten për praktika tregtare jokorrekte me shumën 1.5 milionë euro secili; Telefonica, Vodafone dhe Orange (19.12.2012) gjobiten për abuzimin me pozitat dominuese në tregun spanjoll të mesazheve tekst me shumicë me 120 milionë euro, etj”.
Nga BE dhe ERG udhëzohet që kur një operator arrin të paktën 15-20% të tregut, atëherë vendoset simetria. Aktualisht PLUS zotëron vetëm 6% të tregut dhe operon me tarifa të njëjta me operatorët e tjerë. A nuk bie kjo ndesh me direktivën e BE dhe ERG?
Natyrisht që po. Për AKEP mbetet detyrim të vazhdojë aplikimin e asimetrisë ndaj PLUS, kjo e parashikuar në situata të tilla tregu edhe në Direktivat e BE dhe praktikën e shumë vendeve europiane. Dhe ky është një favorizim që bëhet për sigurimin e konkurrencës së lirë, të barabartë dhe efektive në sektorin e komunikimeve elektronike, duke ndihmuar në lehtësimin e barrierave për hyrjen dhe qëndrimin në këtë treg të hyrësit më të ri, imponuar nga praktikat agresive e të paligjshme të operatorëve me pozitë dominuese në treg. Investimet e huaja të tre operatorëve të mëdhenj, jo vetëm që nuk janë diskriminuar nga ndërhyrja rregullatore e AKEP, por përkundrazi historikisht prej fillimit të ofrimit të shërbimeve të tyre në treg, janë lejuar të subvencionojnë nëpërmjet tarifave më të larta në Europë për pajtimtarin, kostot e tyre të investimit dhe fitimet e tyre, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë me operatorin PLUS.
Gjithashtu, një akt tjetër i paprecedent, i cili bie në kundërshtim me praktikat europiane, është mosdhënia e së drejtës operatorit PLUS për “roaming kombëtar” apo vendosja e detyrimit ndaj operatorëve të mëdhenj për ofrimin e aksesit në origjinimin e thirrjeve për operatorin e katërt në treg as për periudhën fillestare të ndërtimit të rrjetit të tij të antenave, në një kohë kur në BE është një praktikë gjerësisht e njohur dhënia e kësaj të drejte për operatorin e katërt, duke e detyruar kështu PLUS-in të ndërtojë rrjetin e vet që në fillim me investime shumë të mëdha.
A mund ta krahasojmë këtë situatë të krijuar me një “luftë”?
Për momentin, mund të themi vetëm që po – kjo është një “luftë”, një luftë e pandershme e ushqyer vazhdimisht nga operatorët e tjerë dominues në treg. Detaje të tjera, se si këta operatorë kanë bashkëpunuar dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë për të shkatërruar PLUS, do t’i bëjmë të ditura për publikun e gjerë, institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare në javët që vijojnë.
Kush mendoni se e udhëheq këtë “luftë” dhe a mund të na thoni se cili ju ka dëmtuar më shumë?
Në bashkëpunim me një studio mjaft të njohur ligjore ndërkombëtare, ne jemi në proces identifikimi të çdo tipologjie dëmesh që na janë shkaktuar gjatë këtyre viteve, si edhe nga institucione apo entitete përgjegjëse. Konsulentët na këshillojnë të jemi sa më diskretë në daljet publike, kështu që mos insistoni për emra të veçantë përgjegjësish. Gjithçka po analizohet dhe verifikohet; në analizat tona rezulton që në disa raste kemi “halle” të ngjashme apo të përbashkëta me ndonjë operator tjetër, për të cilat duhet të koordinohet puna dhe të gjenden zgjidhjet për rregullimin real të këtij tregu.
A është e vërtetë që PLUS ka 162 aksionerë?
Po, dhe të gjithë shqiptarë.
Çfarë do të bëjë PLUS, a do të dorëzohet?
Të dorëzohet?! Natyrisht që jo. Përpjekjet tona në kërkimin e së drejtës, kanë qenë të vazhdueshme, dhe nuk do të rreshtin në asnjë moment. Ne sapo kemi filluar të fokusohemi në mënyrë më intensive në këtë rrugë pasi nuk kemi gjetur mbështetje në arsyen ligjore dhe vullnetin rregullues të autoriteteve. Dëmet e shkaktuara ndaj PLUS në këto vite të llogaritura deri tani arrijnë shifrën mbi 60 milionë euro (besoj edhe mund ta keni marrë vesh; një staf i madh ekspertësh po punon për evidentimin e saktë të këtij dëmi). Ndaj, ne jemi të vendosur t’i shkojmë këtij procesi deri në fund.
I detyruar nga mosmbështetja e autoriteteve dhe institucioneve, PLUS ka kontraktuar një ndër tre shoqëritë më të mëdha në botë në fushën e Investigimit dhe Auditimit Financiar dhe Ligjor, për të shqyrtuar dhe për të dokumentuar abuzimin me dominancën e operatorëve të mëdhenj, konkurrencën e pandershme, praktikat e deformimit, por dhe të vonesave në vendimmarrje nga Entet Rregullatore, favoret e marra në mënyrë të padrejtë me sponsorizimet e operatorëve ndaj shtetit, marrëveshjet e fshehta dhe bashkërendimin mes tyre, etj., për të bërë njëherë e mirë transparente për të gjithë se çfarë ka ndodhur me këtë treg në këto 6 vite në Shqipëri dhe për të vënë para përgjegjësisë shkaktarët e saj.
Këshilla e parë e dhënë nga kjo shoqëri ishte vënia në dijeni edhe e Ambasadores së BE në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin dhe Komisionerit të Komisionit Europian për Ekonominë Dixhitale, z. Günther Oettinger mbi këtë situatë.
Nënshkrimi i kësaj kontrate me një shoqëri amerikane, mos vallë lidhet edhe me reformën së fundmi në drejtësi?
Jo, jo, aspak. Arsyeja e kontraktimit të tyre lidhet jo vetëm me eksperiencën, profesionalizmin dhe suksesin e tyre, por edhe me krijimin e një ekuilibri ndërkombëtar (duke qenë se kemi të bëjmë me shoqëri ndërkombëtare) e moslejimin e aktorëve dhe faktorëve të tjerë të ndërhyjnë në këtë proces shumë të rëndësishëm dhe tepër delikat.
Kjo shoqëri, e cila numëron mbi 2000 juristë dhe avokatë të punësuar në mbi 46 zyra në të gjithë botën, përfaqëson korporata të mëdha botërore, biznesmenë dhe pjesëmarrës aktivë të pothuaj çdo grupi industrial, si dhe entitete publike, institucione arsimore, organizata filantropike dhe individë. Skuadra e tyre antitrust, me më shumë se 80 avokatë dhe juristë, është e njohur për ekspertizën e konsoliduar dhe praktikat e suksesshme në çështjet e konkurrencës, antitrustit dhe tregtisë, të cilat u renditën ndër të parat në edicionin e vitit 2016 të Firmave Ligjore të Reja më të Mira në Shtetet e Bashkuara. Firma renditet gjithashtu edhe në listën e shoqërive më të mira për antitrustin/çështjet e konkurrencës.
Më përmendët reformën në drejtësi, ajo është më se e mirëpritur dhe një domosdoshmëri, me qëllim që trajtimi i çështjeve dhe vendimet e marra nga gjyqësori të jenë të drejta e të pavarura.
Si e shikoni të ardhmen e PLUS?
PLUS është një nga investimet më të rëndësishme të komunitetit shqiptar të biznesit sot dhe falë punës së jashtëzakonshme të një stafi profesionist dhe mbështetjes së vazhdueshme të aksionerëve, do të vazhdojë të investojë dhe të sjellë teknologjinë më të fundit për të përmbushur nevojat e konsumatorëve, për të sjellë produkte e shërbime tepër cilësore dhe shumë ekonomike, të përballueshme nga çdonjëri prej tyre.
Së fundmi, janë bërë disa marrëveshje të rëndësishme, si ajo me një prej shoqërive më të fuqishme italiane për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së kullave dhe disa të tjera janë në proces për t’u finalizuar, siç është ajo me një prej gjigantëve botërorë të telekomunikacionit, apo të bashkëpunimeve të tjera në kuadër të zhvillimeve për bashkime apo përthithje shoqërish në tregun e telekomunikacionit e të infrastrukturës.
PLUS ka filluar tashmë një rrugë pa kthim drejt suksesit.
Monitor
Lufte te forte keni hapur me batakcinjte turkofage dhe pjellat greko-pazarxhie.
Dihet nga te gjithe qe VF vjedh diten per diell….asnje nuk ankohet! Se nuk munden… se VF te thyen brinjet me bakshishe…. se VF te thyen brinjet me “oferta” duhe shitur ajer…. duke vjedhur ajrin e njerit e tjetrit dhe duke vere faturime zero per qoke….
Pa le pastaj reklamat e promovimet…. Zot na ruaj!!!
Ja psh, X likal ne tarrace 35.000 € vetem per 3m2 njolle latex…. rastesi???? Joo…. shpwnzime te zbritshme, gjysmat ne xhepa cash e gjysmat neper muq e shoke e mbyllje goje….
T-Mobile… veshtire te thuhet se jo per gje por kane trasheguar nje kulture mizerabel pune me g(d)reqerit e AMC… sapo e filluan me demek plasi hajdutlliku me demek se po kalibronin pajisjet…. nuk po flwt njeri per EAGLE, kete dhurate te Perendise qe e u ra licenca nga qielli Nanoist
Shqiptaret nder vite, mos te themi nder shekuj, shquhet per servilizem ndaj te huajve. Gjithmone I eshte dukur vetja inferior ndaj te huajve, e per kete I ka ardhur per mbare me u be vegel ne duart e te huajve se me nxjerr ne pah aftesite e tij te verteta. Jo me kot I eshte bere gjithmone thirrje “Cohu shqiptar prej gjumit cohu…”. Edhe Plusi eshte zgjuar, por I vetem do ja dale dot perballe hijenave kompani nderkombetare qe mbeshteten nga vete shteti? Te shohim se si do te perfundoje kjo lufte… nese edhe shteti deri atehere do te jete zgjuar.
Matilda eshte vete aksionere dhe i takon te luftoje edhe fort madje!
Por duhet te kete kujdes nga ata qe i lepijne bythen!
Jo per gje por me pushimet nga puna qe ka bere se fundmi sikur e ka dhjere dhe jo pak madje! Po keshtu shkon kjo pune kur degjon bythelepuresit dhe u bie fort pastaj atyre qe punojne!
Po mire moj Matilde, ne po te japim te drejte e po te mbeshtesim, po ti a je gati te ndertosh strategji dhe te.mos rrjepesh kompanite aksionere siç ke bere deri tani????? Qe i ke shfrytezuar kompanite aksionere si serume per te mbuluar budallalleqet e tua e te bythelepirsve qe mban afer e ua degjon llafin?
Pra ne si kinsumatore po reflektojme, por reflekto edhe ti!!!!
Do te shohim se sa seriozisht e ke…. presim ne…
Kam 19 vjet tek tatimet…
Si ma shpjegon njeri faktin dhe fenomenin qe AMC i fiton sistematikisht gjithe gjyqet me administraten e tatimeve????
Kaq te paafte jane keta tatimoret, apo kaq shume mire e njohin juridiksionin shqiptar keta rrjepanet qe na vidhen sistematikisht kto 16 vjet???
Se ka ca rastesi dhe koincidenca te frikshme me keta operatoret…. po t’i shohesh sidomos nga letrat dhe formati i raportimit…
Ja psh, folem sa folem per superpagat e CEZ, por asnjeri nuk tha se e kishin kopjuar mot a mot nga si-vellezrit batakçinj te VODAFONE ALBANIA!
A ka njeri qe e kupton hajdutllekun e te vjedhurit ku per 62 sekonda faturohesh per 120 sekonda? Pra mbifaturohesh 97% me shume!!!! Sa per muhabey…
Se qe thoni ju, hani m***t e grini sallate sa te doni, sa te kemi AKEP te Xhixhos, sponsorin thuajse kryesir te partise
Ehhuuuuu…. AMC me demek do harxhonte 10 milione evro tek sahatat… pordhe me rigon… dava tresheje hajdutash…. jane kthyer si Trekendeshi i Bermudeve per ekonomine dhe xhepat e shqiptareve…. po normale se nuk e duan PLUS, se u dalin horrliqet e pazareve qe kane mbyllur ne Athine dhe Stamboll me vakt….
Plusi u krijua si company,ku pronaret(Zamiri,Armando Duka,Gimja Red Bullit, Petraqi etj) menduan se u be deti kos,,do fitohet fort ne telefonine mobile,sigurisht edhe me ndihmen e Sales.Ca me pare te vetat ca me kredina dhe borxhe,Plusi u hap,filloi.Tregu ishte I ngopur,dhe dihet fuqia e dy companive AMC,dhe Vodafone.Shteti I ndihmoje,sa kishte mundesi,brenda rregullave,p.sh. administrata te merrte nr tel tek kjo company.Ne cilesi Plusi,ka lene shume per te deshiruar. Compania avash avash e pa qe nuk cante dot,humbjet rriteshin nga muaji ne muaj,aksioneret me ca marifete me qeverine,tentuan t’ja shesin Vodafonit companine Plus.Vodafone nuk pranoje,dhe Sala I beri presion,duke I vendosur nje gjobe marramendese,por ne ate kohe,edhe Sala ra prej fiku,gjoba su pagua.Me nje fjale keshtu shkoje Plusi,dhe nuk i ka punet mireProblemi eshte se aksoneret jane te gjithe shqiptare,dhe humbja,falimenti etj nuk eshte mire per asnje,shkurtohen vende pune,etj etj.
@Achiles
Mos i ler gjysem-te vertetat rruges si lopa bajgat!
Se fillon robi e lexon per keta tanet me Zamo e Gim e kompani, me det e me kos, por nuk po na thua asgje pwr super pagat dhe transferimet e fitimeve nga VF dhe AMC qe furnizonin memat kurva greke me gjakun e shqiptarit (jo tendin, natyrisht)….
Thuaji edhe ca gjera te thera si nga brenda qe je…. rrace maskarenjsh qe nuk e duan kete vend!!!!
Thoni edhe ca te verteta te tjera!!!
E rende situata me Panafone/Vodafone Albania…
E qelbur me derrmen dhe poshtwrsite qe la pas AMC/COSMOTE…
Por me e degjeneruara eshte me ndyresirat e Eagle! Keta paliaço qe e morren “peshqesh” licencen e trete…. keta e felliqen qe ne fillim me një gjoja drejtor nordiko-gjerman per te hedhur hi syve se me demek kane vizion perendimor dhe jo aziatiko-ballakaniko kaukaziane…. I mbushen institucionet me peshqeshe dhe mbollen kulturen me te poshter te mundshne te degjenerimit te ofertave, duke ua mbushur xhepat dhe duart me telefona, aq sa per pak desh edhe falimentuan, sepse agjentet e shitjeve kushin bagazhet e makinave vetem me celulare dhe jo prospekte ofertash….. rrace e ndyre qe qelb dynjabe
Info e brendshme:
Ka filluar perkthimi i dokumentacionit te EM nga tyrqishtja ne shqip….shpejt do te kuptohet se kush jane probaret e vertete dhe cfare mekanizmash juridike e ekonomike aplikohen ne kurriz te shqiptareve…. do te jete shume interesante…. habi e garantuar 100% ???
Po mire ore, po si nuk hapi gojen njeri qe nga 1 mujire ofertat u bene 28 diteshe????
Hesapi: 1/12 ose 8% fitim i menjehwrshem per kompanite hajdute VODAFONE, T-MOBILE & EAGLE!!!
8% me shtrente per shqipot gojem yllur e trushpelare!
8% me shtrenjte dhe Autoriteti i Konkurrences nuk hap gojen e qelbur!!
8% me shtrenjte dhe AKEP fry xhepat e ferkon barkun!!!
8% qe e gjejne kollaj rrugen ne financimet e kompanive direkt apo indirekt tek pushtat-shtetaret tane per financim fushatash dhe udhetimesh….
PSE NUK HAP GOJEN NJERI PER KETO????
Shprehja……Therret Hajduti Kapeni Hajdutin….!
kto shqiptaret qe na bejne shqiponjen si shenje me dy duar shqiponjen e pastaj ti shofesh te gjithe me numra vodafone e amc…tmerr! po atdheu dihet me vepra o te uruar
Kto shqipot moj Kozeta jane ca zgjebsa qe nuk kane as shoqe e as shoke!
Po shkerdhehen brinjesh per qejf e pa neshire dhe u pelqen mazokizmi e sadokizmi nga EAGLE, bga Telekom dhe nga Vodaleshi!
Mire t’u behet. Nuk zene mend dhe ashtu kane per te vajtur
Sa per disa fakte qe shume nga lexuesit nuk I dine:
1. Plus ka rrjetin me te mire dhe garanton cilesine me te mire te sherbimit qofte edhe te krahasuar me rrjetet 4G te te tre Opratoreve te tjere
2. Eshte e vetja kompani kompani 100% me aksioner shqiptar dhe qe te gjithe bashke si grup punojne 24/7 per arritur ti ofrojne shqiptareve me te miren dhe me te miren. Nuk paragjykoj asnje pse preference mund te kete VF apo Telekom apo Eagle por ju sugjeroj qe ta provoni nje here Plusin. Boll jeni vjedhur me pahir. Eshte koha te paguani me hir dhe mos u merrni me politike
3. Shkrimi ne vetvete ka nje te vertete te madhe qe akoma nuk po e kuptoni. Jo vetem VF dhe Telekom dhe Eagle na kane vjedhur cdo dite, por te jeni te sigurte qe eshte vete AK dhe AKEP qe kesaj vjedhje I Kane vene vulen prej kohesh
4. Gezuar Bajramin
me vjen mire qe plusi eshte ne rrugen e duhur. shqiptaret duhet te behen bashke per te ngritur vendin dhe mbeshtetja e bizneseve vendase eshte forma qe duhet te ndjekim te gjithe.
e kam ndjekur me shume interes keto vite te gjithe rrugetimin dhe perpjekjet e plus per te qene i barabarte ne treg me operatoret e tjere, por cakenjte greke nuk te lene rehat. megjithate, plus, edhe pse operatori me i vogel ne treg, ka treguar nje karakter te forte duke i treguar dhembet konkurenteve
suksese plusi
po ca lidhje ka se kush e ka plusin nj here? po edhe kta personat qe jane aksionere, sa vete kane futur ne pune ne bizneset e tyre te hapura ne shqiperi? jane mbi 300 persona ne pune te plusi e per rrjedhoje mbi 300 familje qe kane siguruar te ardhurat ne fund te muajit.
keshtu qe njerezit duhet te hapin syte e te mos i hedhin parate e tyre lart e poshte duke yshqyer kompanite e pangopura qe me parate tona po mbajne ende ne kembe cosmote ne greqi etj…
seshte e nevojshme te flasim mendoj, sepse fushatat promocionale, koncertet etj flasin vete per te ardhurat marramendese te ketyre kompanive
plus, qe neser do te jem klient i joti…nuk e kisha menduar ndonjehere nga ky aspekt
Njerez pa din e pa iman!
Sa prej jush me VODA e TELEKOM ju ka ardhur pas 2 javesh mesazhi se ju mbaruan megabytet?
Sa prej juve te EAGLE me abonim ju ka erdhur fatura “gabim”????
I kam testuar te 4t dhe ajo 4G e 4G+ qe shitet me te madhe vetem neper qendra qytwtesh mbase eshte sepse sapo del ne periferi dhe jo me ne rruge nderludhese iken per lesh!!!!
Boll ju rropi bota o te ngrate!!!
Nuk po i rruhet kujt per patriotizem por hapni syte e mos u ankoni si zgjebsa, por kthejini PLUS e do ta ndjeni ndryshimin, si fillim tek xhepi e pastaj tek cilesia!!!
Aahhhhh…. ky buznesi i TRANZITIMIT eshte perrallor! Se me 75.000€ pajisje ben miliona euro…. verem se te duhet llafi i Xhixhos per te marre torten tek VF dhe TELEKOM….????
Vodafoni vetem vjedh dhe kjo shihet tek spotet e pafunda ne TV apo gjithkund tjeter. Ne cdo moment, ne cdo portal, nce gazete dhe radio degjon vetem VODAFONE. E kuptoni njerez qe ata vetem vjedhin? Pale keta te Eagle Mobile keta edhe vjedhin edhe te gjitha leket i cojne ne Turqi. Keta edhe kompanite e rreklamave i kane turke.
Ore po harruat 28 dite oferta i kane te tre operatoret:
VF
Telekom dhe
Eagle Mobile/Alb Telekom
E vetmja qe ka 30 dite oferta eshte PLUS.
Nuk e kuptoj ne cdo vend te botes bizneset vendase mbrohen kurse ketu sulmohen.
AMC cuditerisht i ka fituar te gjitha gjyqet qe ka bere deri me tani. Xhixho eshte strumullari i gjithckaje se ai i do leket per partine dhe duhet tecje kuoten qe e merr nga keta te VF, AMC por ne menyre te vecante egale.
AMC cuditerisht i ka fituar te gjitha gjyqet qe ka bere deri me tani. Xhixho eshte strumullari i gjithckaje se ai i do leket per partine dhe duhet tecje kuoten qe e merr nga keta te VF, AMC por ne menyre te vecante egale.
Ore te gjithe e dine qe menazheret e shitjeve te Eagle Mobile aka Albtelekom jane te mbushur me tabelta, celulare dhe dhurata me te medha per te gjithe palet qe u duhet duke dale hapur edhe kunder ligjeve nderkombetare te operimit te kompanive celulare ku cdo dhurate nuk duhet te kaloje nje vlere te caktuar dhe nuk behet llaf per keto dhurata te majme qe Eagle i ben sipunonjesve te organeve shteterore dhe atyre privateve ku i shkojne keto dhurata.
PLUS beri ate qe te gjithe ne nuk paguajme sot per te folur 100lek/min (prej te cilave lulezuan monopolet Vodafone-AMC)…por “fuqite e medha” vazhduan me lobimet nga shtetet meme vetem qe te kenaqnin interesat e politikaneve tane ne arenen europiane per nje cope vote (per xhepin e tyre) duke i bere serisht shqiptaret te paguajne me teper me krijimin e grupeve (vodafone club etj)…favorizime te skajshme me licensime ne brezat per 900/1800/2100 MHz (2G/3G/4G). Sikur te mos mjaftonte AKEP nxjerr vendime pas vleresimit te ketyre oligopleve dhe as vet AI (shoku Pirro dhe 50 shades behind him) nuk i zbatojne sepse nuk duan qe te na u prishet terezia “fuqive te medha” (turku, greku, inglezi se fundmi dhe gjermani). Sa tja japim leket te huajve ne kembim te nje “fjale te mire” qe ata bejne sikur thone per shqiperine…Le tja japim leket PLUSit se jane Shqipetar, sherbim yll dhe per me teper nuk na vjedhin (kujtoj paketat 28 diteshe te ketyre “fuqive te medha”)
Nje artikull analize qe duke e lexuar me kujdes arrin te kuptosh se c`fare na ndodh nga te pangopurit hajdute vodafo,Telekom dhe Eagle.
Ky Xhixhua duhet ti beje pyetje vetes nese e mban dot burgun ne kete moshe qe eshte? A do bejne pune parate e vjedhura dhe ryshfetet nga keto hajdutet per ti shpetuar burgut ? A e ploteson deklaraten e pasurise ky gjyshi xhixho ? E ka kontrollur ndokush pasurine e ketij se eshte e cuditshme qe femijet i studiojne ne Angli ku nje vit shkollor kushton minimalisht 80 mije Paund . nga i perballon keto pagesa ky njeri? Sot flitet per gjygjtare e Prokurore dhe po harrohen keto hajdute bastarde qe jane shume me lehte per tu verifikuar. Ja pra qe jemi ne shqiptaret qe ja paguajme xhixhos gjithe shpenzimet dhe i mbushim kasaforten me Euro ,dollare e paund.
jemi ne qe mbajme numra vad,Telekom e Eagle qe na vjedhin per kaq vite dhe keta mbushin thaset e xhixhos. Po tatimet dhe dogana a funksionon ?? Natyrisht qe duhet ti rihapin letrat ketyre dhe te verifikojne cdo investim fiktiv qe kane bere. Kane genjyer dhe vazhdojne te genjejne per gjoja investime madhore por ne te vertete kane investuar vetem ne xhepat e pushtetareve duke na rrjepur ne. Ku eshte shoqeria civile qe te ngrihet e te kerkoje nje raport mbi antenat e pajisjet e ketyre tre bastardeve telefonik mbi rrezatimin dhe demet qe i sjellin njerzve dhe ambjentit.Keta hajdute qe vjedhin dhe mashtrojne cdo dite me oferta 28 ditore dhe me iternet 4G qe e gjen vetem poshte ndonje antene ne tirane se po kalove lapraken as 3 G nuk e keni.
BRAVO PLUS!!!
Kompania me e mire dhe me transparente e telekomunikacionit ne Shqiperi.
Uroj qe plus te vazhdoj fort luften qe ka nisur dhe mos te dorezohet perpara Akep dhe operatoreve abuzues, mashtrues dhe dominues qe jane ne treg. Shteti duhet te ndergjegjesohet dhe ta mbroj te vetmen kompani shqipare e cila eshte munduar gjithmone te konkuroje ndershmerisht perballe zagareve te medhenj.Por duke ditur politikat dhe shtetin qe kemi mendoj se ndihmen dhe ndryshimin duhet ta bejne vete shqiptaret dhe jo te vazhdojne te qendrojne tek keto kompani qe na kane rrjepur qe kur kane hyre ne treg dhe vazhdojne te mashtrojne dhe te na vjedhin hapur. Mjaft ju vodhen leket perpara syve te dashur Shqipetare. Ndergjegjesohuni!!! Plus ofron produktet dhe ofertat me te mira dhe me te lira ne treg, ka nje shtrirje te gjere dhe shume te mire te mbulimit me vale ne te gjithe shqiperine, eshte e vetmja qe i ka oferta 30 ditore (dhe jo 28 sa te tjeret) dhe kryesorja eshte e vetmja kompani Shqipetare ne vend ndaj te ciles jane bere vetem padrejtesi dhe vazhdon te luftoje ndershmerisht. Shqipare qarkulloheni lekun brenda vendin dhe mos e coni ne Greqi,Turqi apo Gjermani. Jepini prioritet biznesit vendas. I uroj Plusit te dale fitimtare ne kete beteje dhe te behet kompania numer 1 ne te ardhmen, ashtu sic e meriton. Ndrejtesia vonon por nuk harron. Forca PLUS.
Nuk mund te themi qe jemi injorante por qe jemi “indiferent” kur eshte fjala se si i shpenzojme parat tona ne emmigrantet aty ne Shqiperi duke ngopur firmat e huaja qe na kane vjedhur per dekada me radhe.
Duke lexuar kete shkrim duhet te bejme autokritik per ata bizezmen shqiptar (si Plus) qe kane ndikuar ndjeshem ne uljen e cmimeve te tel. celular aty.
Si shqiptar ketu ne Milano, Itali e me gjere do bej cesht e mundur tek shoket e shoqet tona ketu e me gjere qe vitin tjeter te shkeputemi nga hajdutet vodafon e compani e te kalojme tek Plus Communication pa asnje medyshje.
PIRRO XHIXHOS I RRUANI TRAPIN TE GJITHE JU KOKEPALARE TE PLUSIT ME NE KRYE ARTIKULLSHKRUESEN QYRROSESE.
NE TRAPIN E XHIXHOS PERFSHIHEN EDHE DY BOLE MADHESHTORE PLOT LESH TE MIREMBAJTUR. KESHTU QE KENI GOXHA PUNE PER TE BERE JU KERMAT E SAMIRIT, GIMES SE HALEVE, ARMANDO AGRARIT, DHE HAJDUTEVE TE TJERE “BASHKEKOMBAS”
Y-MERO TE PAKTEN E KAPE NDONJE LEK NGA KETA TE PLUSIT ME KETE ARTIKULL APO ASGJE SE KETA LIDHIN PULEN KUR HANE BUKE
Po ky Vodafone e paska bere balte kudo. Kudo paska marre gjoba te majme. Po sa te kene Akepin ne krah pse mos te beje dhe ketu si i ka qejfi??? Edhe Deutsche Telekom paska marre… E paskan praktike. Edhe ketu tek ne u ka ecur po me kete shtet si zor se ndryshon gje. Na rropen qe u rrjepshin 100 lekure ndyresirat… Shtet mizerje.
O njerez ruajme xhepat se na rropen keta maskarenjte e medhenj