Skandali i trukimve që ka përfshirë skuadrën e Skëndërbeut ka bërë që drejtuesit e kësaj skuadre të vijojnë heshtjen për shtyp.
Pas fitores së arritur në fundjavë kundër skuadrës së Korabit, drejtuesit korçarë kanë marrë vendimin që asnjë lojtarë, së bashku dhe me teknikun Andrea Agostineli, të mos japin asnjë prononcim për shtyp.
Kjo situatë vjen pas raportit të detajuar të UEFA-s e cila akuzon Skëndërbeun për trukime të mbi 50 ndeshjve. Gjithashtu akuzohen dhe lojtarë të kësaj skuadre dhe financuesit kryesorë të ekipit.
Në këtë mënyrë për të shmangur cdo keqinterpretim është vendosur që të ketë heshtje për shtyp. /Fatjon Baze, TemA TV