Etrit Berisha është prezantuar tek skuadra e Atalanatës. Porteri i kombëtares shqiptare pas tre sezonesh me skuadrën e Lazios, tashmë do të mbajë të veshur fanellën e Atalantës.
Gardiani kuqezi në konferencën për shtyp u shpreh se përpara transferimit tek Atalanta ai ishte konsultuar me dy shokët e tij që kanë luajtur me këtë skuadër, Berat Xhimshiti dhe Kongo.
“Para se të vija unë fola me dy nga miqtë e mi, Xhimsiti dhe Konko që e njohin këtë ambient. Këtu menjëherë ndjeva besim dhe kjo ishte ajo që kam kërkuar dhe e cila është shumë e nevojshme për mua. Pastaj do të jetë fusha si gjithmonë që do të vendosë gjithçka. Por Atalanta për mua është një mundësi për të provuar veten. ” tha Berisha.
Më tej ai u shpreh se nuk i trembet aspak konkurencës dhe pse Atalanta ka dy portierë mjaft të mirë si, Sportiello dhe Bass. Berisha tha se konkurenca e bën më të fortë dhe i jep më tëpër motivim./f.b