Derbi më i zjarrtë i Europës mes Celtic dhe Rangers ka dhuruar sërish spektakël në fushë dhe në tribuna.
Pas një mungese trevjeçare të Rangers, fansat janë rikthyer të shijojnë “Old Firm”.
Nuk kanë munguar shpotitë dhe sharjet mes dy tifozerive.
Ishin tifozët e Celtic fillimisht që u tallën me rivalët duke varur kukulla seksi në tribunë, me duar të lidhura dhe gojën e mbyllur.
Ndërkohë pas përfundimit të ndeshjes me rezultatin 5-1 për Celtic, tifozët e Rangers shkatërruan ç’të mundnin në brendësi të stadiumit.