Ditën që plas skandali i trukimeve, Bashkia e Korçës i kalon ekipin e Skënderbeut në pronësi Ardian Takajt

9 Shtator 2016, 21:33Sport TEMA

Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak të Korçës është vendosur dhe miratuar kthimi i klubit të futbollit “Skënderbeu”, nga shoqëri sportive, në shoqëri aksionere, ku 75% të aksioneve do t’i zotërojë presidenti Ardjan Takaj, ndërsa 25% të aksioneve i mbeten Bashkisë Korçë.

Klubi i futbollit “Skënderbeu”, në një njoftim zyrtar, falënderoi të gjithë qytetarët korçarë dhe në veçanti antarët e këshillit bashkiak, të cilët votuan me 100% të votave kthimin e klubit në shoqëri aksionere.

“Vendimi tregon besimin e ‘ambientit’ sportiv në Korçë për projektin afatgjatë të klubit dhe drejtuesve aktualë, me në krye z.Ardjan Takaj”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Vendimi merret në ditën kur u zbardh skandali i trukimeve të ndeshjeve, në të cilat Ardian Takaj është i përfshirë personalisht.

2 komente në “Ditën që plas skandali i trukimeve, Bashkia e Korçës i kalon ekipin e Skënderbeut në pronësi Ardian Takajt”

  1. Shqiperi says:

    Vend hajdute. Vend pa te ardhme.

  2. Ivani i madh says:

    Veprimet i mire qe klubi Skenderbeu kaloi ne shoqeri aksionere po stadiumi i ngritur me parate e taksapagueve mos valle duhet ti kalojne ta perdore falas ky Takia i Tukes falas pa pasur asnje detyrim ndaj bashkise po vetem ate 25% si thuet sipas ketyre bashke hajduteve te bashkise Korce. Per kete te behet trasparence e plote nqf se nuk duhet te vidhen akoma me shume leket e taksapagueve korcare qe tani eshte bere ruge ne te gjitha bashkite e vendit pa dallim te majte e te djathta se vetem ngjyren ndryshojne se nje fytyre e nje mentalitet kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje