FSHF reagon më në fund, por për tjetër gjë: Janë haluçinacione që duan të nxijnë sukseset tona

9 Shtator 2016, 20:48Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka thënë asnjë fjalë për skandalin e manipulimeve në futbollin shqiptar, por ka reaguar për një shkrim të “Panorama Sport”, që sot shkruante se FSHF e ka fshehur raportin e UEFA-s.

FSHF sulmon gazetën në fjalë, ndërsa nuk thotë asnjë fjalë për raportin e UEFA-s.

FSHF thotë se po pret çfarë do të thotë Arbitrazhi Sportiv, ku është ankuar Skënderbeu për përjashtimin nga Europa.

Në fakt, Arbitrazhi Sportiv do të përgjigjet vetëm për trukimet e Skënderbeut në Europë, jo Shqipëri.

Ndërkohë, UEFA thotë se Skënderbeu ka trukuar 41 ndeshje në Shqipëri.

Për këtë duhet të flasë FSHF, pasi nuk ka se çfarë të pres nga Arbitrazhi Sportiv.

Trukimet në Europë i zgjidh vetë UEFA.

“Federata Shqiptare e Futbollit kerkon te informoje publikun, ne lidhje me nje lajm te pavertete, te botuar ne numrin e sotem te gazetes “Panorama Sport” mbi vendimin e arsyetuar te ceshtjes Skenderbeu.

E verteta eshte kjo: Pas apelimit qe ekipi i Skenderbeut beri ndaj vendimit te UEFA-s ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv (CAS), u mor dhe vendimi final i cili denoi ekipin e Skenderbeut nga pjesemarrja ne kupat e Europes per nje vit.

Menjehere pas ketij vendimi FSHF eshte konsultuar me organet juridike te UEFA-s mbi hapat e metejshem qe duheshin marre, pasi ishte nje situate e pajetuar me pare qofte per FSHF, por dhe vete UEFA-n.

Pas ketyre konsultave u arrit ne perfundimin qe do te pritej te publikohej vendimi i arsyetuar nga CAS, dhe me pas organet perkatese te UEFA-s dhe FSHF-se do te rikonsultoheshin per te arritur ne nje vendim te perbashket mbi ekipin e Skenderbeut.

Deri me sot ky vendim i arsyetuar i CAS, nuk eshte zbardhur, dhe kjo mund te vertetohet lehtesisht ne faqen zyrtare te CAS ku publikohen te gjithe vendimet e saj.

Faksimilja e botuar sot eshte pergjigja e UEFA-s per vendimin e Komisioneve te saj.

UEFA eshte nje institucion dhe CAS nje institucion tjeter krejtesisht pa asnje lidhje me njeri- tjetrin.

Kjo eshte e verteta. Ky eshte blofi i rradhes i “Panorama Sport”.

Pjesa tjeter qe ata i serviren publikut eshte alucinacion i qellimshem ne vijim te nje fushate disavjecare denigruese ndaj institucionit te futbollit, qe ka per qellim te nxije realitetin dhe sukseset e tij ne vijimesi, sidomos gjate viteve te fundit”, thuhet në reagimin e FSHF-së.

4 komente në “FSHF reagon më në fund, por për tjetër gjë: Janë haluçinacione që duan të nxijnë sukseset tona”

  1. Darius says:

    Hahahahaha
    The Clan,doli kumbari se paska frike se mos i del emri Dukes

  2. KASTRATI says:

    Me sa duket drejtesia e re do te kete pune dhe me ….. federaten.

  3. tung says:

    varja, albanistan hesapi, si ne cdo fushe.

  4. Spartaku says:

    Leri ato justifikime ti zoti Duka,por prano ato qe thote UEFA.Te gjithe kini perfituar nga keto mori trukimesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje