Jo vetëm drejtuesit/ UEFA zbardh edhe emrat e dy futbollistëve të Skënderbeut, të përfshirë në trukime

9 Shtator 2016, 19:40Sport TEMA

Në faksimilen e famshme të UEFA-së, veç informacioneve se skuadra e Skënderbeut ka trukuar ndeshje, më në detaj janë përmendur edhe emra konkretë.

Veç grupit adiministrativ të skuadrës,  përmenden edhe emra lojëtarësh si pjesë e skandalit.

UEFA thotë se ish- kapiteni Blendi Shkëmbi dhe kapiteni aktual, Orges Shehi, kanë marrë pjesë në fiksimin e rezultateve të ndeshjeve.

Ende nuk bëhet e ditur se çfarë mase do të merren për futbollistët, por me siguri nuk do ta kenë të lehtë ta kalojnë këtë mesele.

Kujtojmë që Shkëmbi e ka lanë futbollin e luajtur pikërisht këtë vit, ndërkohë që Shehi vazhdon të luajë për Skënderbeun.

2 komente në “Jo vetëm drejtuesit/ UEFA zbardh edhe emrat e dy futbollistëve të Skënderbeut, të përfshirë në trukime”

  1. Krenari says:

    Bledi Shkembi ne vitet 2011- 2015 perfaqesonte Partine Demokratike ne Keshillin Bashkiak te Korces.
    Ka qene kembengulje e Z. Bode qe Shkembi te kryesonte listen e keshilltareve te PD, edhe pse shkaktoi pakenaqesi ne rradhet e demokrateve.

  2. Ilir says:

    Uefa ka qene e kujdeshme per te mos nxjerre Ilir Vrenozin qe eshte koka e mafias . Po ai hiqet si i varfer po te gjithe e dine dhe e njohin ne korce

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje