Një raport i UEFA-s konkludon se Skënderbeu, ka qenë i përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në fiksimin e ndeshjeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë 6 viteve të fundit. 5 ndeshje të “Champions League”, 2 ndeshje të “Europa League”, 41 ndeshje të Superligës Shqiptare dhe të Kupës së Shqipërisë, si dhe 6 ndeshjet miqësore,” konsiderohen të trukuara nga kuqebardhët juglindorë, 6 herë radhazi kampionë të Shqipërisë
Skënderbeu është dënuar nga UEFA për trukime ndeshjesh, ndaj nuk mori dot pjesë në kualifikueset e Ligës së Kampioneve. Pezullimi 1-vjeçar, i dhënë nga komisionet juridike të qeverisë europiane të futbollit, u la në fuqi edhe nga CAS i Lozanës, çka bëri që Partizani të kalonte nga Liga e Europës në Champions. FSHF-ja tha se ishte në pritje të raportit të UEFA-s, se përse është dënuar skuadra korçare, raport i cili zbulohet se është fshehur nga drejtuesit e futbollit në vendin tonë.
Kampionati i ri ka vazhduar sikur asgjë të mos kishte ndodhur, por në fakt duket se pas zbulimit të përmbajtjes së bazës së fakteve, që ka përdorur UEFA për këtë pezullim të Skënderbeut, nuk mund të heshtë më askush.
Skënderbeu nuk është i vetëm, sepse ka pasur kundërshtarë në 41 ndeshjet e cituara nga UEFA.
Çka i bie se vetë kampionati shqiptar dhe Kupa e Shqipërisë paskan qenë të trukuara, nëse bën minimalisht një deduksion logjik.
Pra, flitet për plot 41 ndeshje të trukuara nga skuadra korçare në kampionatit shqiptar, pa folur këtu për miqësore dhe sfida të Kupave të Europës. “Klubi shqiptar, Skënderbeu, ka qenë i përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në fiksimin e ndeshjeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë gjashtë viteve të fundit. 5 ndeshje të “Champions League”, 2 ndeshje të “Europa League”, 41 ndeshje të Superligës Shqiptare dhe të Kupës së Shqipërisë, si dhe 6 ndeshjet miqësore,” konsiderohen të trukuara nga kuqebardhët juglindorë, 6 herë radhazi kampionë të Shqipërisë.
Monitorimi i ndeshjeve të Skënderbeut nga sistemi i specializuar ka nisur që nga prilli 2007. Hetimet flasin për krijimin e lidhjeve trukuese mes personave të klubit shqiptar, si Ridvan Bode (mbështetës financiar, ish-ministri i Financave), Ardjan Takaj (president i klubit) dhe Agim Zeqo (ish-presidentit të klubit), udhëheqës, si dhe lidhjeve të tyre me kompanitë e basteve, përmes sponsorëve, ose disa individëve. “Telesport.al” ka siguruar në mënyrë ekskluzive pjesën kryesore të raportit të UEFA-s, dërguar në FSHF.
Ja raporti i plotë i UEFA-s për trukimet e Skënderbeut, dërguar prej ditësh edhe në FSHF:
– Sistemi i Monitorimit për Manipulimin e Ndeshjeve (BFDS) i krijuar në 2009-ën nga UEFA si kundërpërgjigje për rritjen alarmuese të numrit të ndeshjeve të manipuluara në kompeticionet europiane, si dhe ato kombëtare, ka konfirmuar, në bazë të të dhënave statistikore dhe modeleve matematikore të përdorura nga ky sistem, se klubi shqiptar i Skënderbeut ka qenë vazhdimisht i përfshirë në trukimin e ndeshjeve në kompeticionet kombëtare dhe ato ndërkombëtare në gjashtë vitet e fundit.
– BFDS ka marrë në shqyrtim një numër ndeshjesh të Skënderbeut, të zhvilluara në kompeticionet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, ndeshje zyrtare dhe miqësore, duke arritur në përfundimin se klubi ka manipuluar sfidat e mëposhtme: 5 ndeshje në Champions League, 2 në Europa League, 41 në Kategorinë Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë dhe 6 ndeshje miqësore. Rezultatet e BFDS nuk lënë asnjë hije dyshimi se Skënderbeu ka qenë i përfshirë direkt ose indirekt në ndikimin e rezultatit final të një numri të madh ndeshjesh në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare, që nga prilli i 2007-ës.
– Përveç raporteve në lidhje me bastet e vëna, në ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare, të zhvilluara nga Skënderbeu, zyrtare dhe miqësore, gjatë pesë viteve të fundit, janë edhe pamjet filmike të ndeshjeve të luajtura në kompeticionet e UEFA-s në sezonin 2015-2016 dhe hetimet e zhvilluara në lidhje me përfshirjen e drejtuesve, ose personave afër klubit, si Ridvan Bode (bankier, ish-Ministër i Financave), Ardjan Takaj (presidenti i klubit) dhe Agim Zeqo (ish-president i klubit), që do të konfirmojnë përtej çdo dyshimi se ka pasur trukim ndeshjesh.
– Së fundmi, përshtypjet e krijuara rreth KS Skënderbeut, nga lojtarët kundërshtarë, deri te tifozët, nga kompanitë e basteve deri te gazetarët, tregojnë se është krijuar një bindje se Skënderbeu ka manipuluar dhe vazhdon të manipulojë ndeshje në Shqipëri dhe Europë.
Telesport
Si mund te denohet Skenderbeu per trukime ndeshjesh kur politikanet tane na kane truku jeten e atdheun?!!!!!! Kur na kane kthy ne refugjate te perjetshem me vendin me te bukur ne bote?! Kur nga shtet me bujqesi sot nuk ka as kanale ujitese! Kur nga shtet me industri sot mbledhim kanaqe! Nga shtet me ushtri sot nje cete me blegtore se jane merzit me dele?! Nga nje shtet ku krenoheshim me Vace Zelen, Frederik Ndoci, kabane, polifonine e lahuten sot kemi Sinanin, Qamilin, Artjolen e shkelzenin me Arminen ?! Si thoni. , ke te denojme me pare per trukim, Skenderbeun apo Ali Baben me 40 hajdute?