Emisioni investigativ amerikan zbulon të vërtetën shokuese për dhomat e hoteleve, por mendoni pak ç'ndodh në Shqipëri

15 Shtator 2016, 12:40Sociale TEMA

Kur ju paguani për të fjetur në një dhomë hoteli, sigurisht që prisni që çarçafët të jenë të pastër dhe dhoma e rregullt.

Megjithatë, një hetim nga programi televiziv amerikan “Inside Edition” ka zbuluar se nuk ndodh gjithmonë kështu.

Ekipi i televizionit ka prenotuar disa dhoma në hotele të ndryshme dhe ka spërkatur me një bojë spraj, të dukshme vetën nën ndriçim ultraviolet, çarçafët e shtretërve të tyre. Më pas, ata janë larguar nga hoteli dhe kur janë regjistruar sëish në të njëjtat dhoma, por me emra të ndryshëm, kanë zbuluar se çarçafët mbanin të njëjtat shënime që ata kishin bërë me bojë një natë më parë.

Sipas “Iniside Edition,” kjo nuk ka ndodhur vetëm në hotelet e vogla, por edhe në një nga hotelet e njohura dhe prestigjioze.

Ndërkaq, të pyetur nga gazetarja, manaxherët dhe stafet e hoteleve kanë kërkuar falje, duke mos ditur çfarë shpiegimi të jepnin për atë çfarë ka ndodhur.

Por, kur diçka e tillë ndodh me disa hotele të njohura dhe prestigjioze në SHBA, mendoni pak se çfarë mund të ndodhë në dhomat e hoteleve shqiptare, ku të gjithë përpiqemi të pushojmë, të bindur se gjithçka është në rregull.

1 komente në “Emisioni investigativ amerikan zbulon të vërtetën shokuese për dhomat e hoteleve, por mendoni pak ç’ndodh në Shqipëri”

  1. Akili says:

    Sa per dijeni,USA,nuk mbahet per ndonje pasterti super,per hotele,restorante etj.Prandaj nuk duhet me bo krahasim me USA-n.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje