Një driblim spektakolar mes mbrojtësve të ekipit kundërshtar, i përfunduar me një gol fantastik.
Në fakt, është fjala për ndeshjen mes ekipit të Iranit dhe atij të Marokut në lojërat paraolimpike të Rios, kur një prej sfidave është edhe ajo e futbollit mes personave të verbër.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të ekipit iranian, të cilët përballjen e radhës e kanë brazilianët.