Ish-drejtori i Aviacionit Civil: Shqipëria s'ka radar për avionët e vegjël. Veç drogës, rrezik për akte terroriste

16 Shtator 2016, 18:33Sociale TEMA

Autoritetet shqiptare nuk kanë mundësi të monitorojnë futjen e avionëve të vegjël në hapësirën ajrore shqiptare.Ish-drejtori i Aviacionit Civil, Ervin Minarolli, shpjegon se Shqipërisë i mungon një radar që shërben për sinjalizimin e këtyre fluturimeve.

Mungesa e monitorimit të hapësirës ajrore në vend sipas ish-zyrtarit të Aviacionit Civil është një alarm për akte të mundshme terroriste që i kanosen vendit. Hapësira ajrore shqiptare mbetet e pakontrolluar për shkak të mungesës së një radari.

Ish-zyrtari i Aviacionit Civil, Ervin Minarolli, shpjegon se shkelja e hapësirës ajrore në vendin tonë në rastin e fundit ka ardhur pasi drejtuesi ka fikur transponderin që shërben për sinjalizim dhe kjo e ka bërë të pamunudur identifikimin e tij.

Kostoja e vendosjes së radarit sipas Minarollit shkon mbi 30 milion dollarë.

“Nëse ata fikin sinjalizuesin është e pamundur me teknologjinë që është sot në Shqipëri.Ka një mungesë vullneti nga qeveria për të vendosur një radar primar, i cili mund të kontrollonte çdo objekt fluturues në vendin tonë”, thotë Minarolli në një intervistë për Ora News.

Përtej rrezikut të trafikut të lëndëve narkotike mungesa e monitorimit  sipas ish-zyrtarit është një shqetësim për aktet terroriste.

5 komente në “Ish-drejtori i Aviacionit Civil: Shqipëria s’ka radar për avionët e vegjël. Veç drogës, rrezik për akte terroriste”

  1. goni says:

    Ervini I Bashes I beri leket e veta sa ishte drejtor, tani jep dhe mend. Ky cuni I tezes se Gent Strazimirit eshte nje hajdut ordiner. Do e besh ti tenderin kur te jesh drejtor

  2. vedeta says:

    PO ne kohen e xhaxhit nuk hynte as miza ne qiellin SHQIPTAR o rrezila,pse tani nuk keni radar apo i shitet per skrap se mbaroj lufta dhe sju hynin me ne pun ,shtet qe ka 25 vjet drejtohet nga rrugaç e alabak.

  3. lili says:

    Kryeministri nuk Perret me pu et e sigurise se shqiperise,po vetem me grate ‘hu’ e grate kjo ‘hu’ prandaj duhet te durojme edhe avion et me drogue…..

  4. kujtesa says:

    Po kur ishe ti Drejtor,a kishte vendi nevoje per radar te tille?
    Nese po,pse nuk e pati vullnetin qeveria jote per ta instaluar nje te tille,apo lere se ashtu ishte puna!
    Prandaj nuk vini dot ne pushtet ju, edhe per 100 vjet,se ashtu eshte puna.

  5. evgjitngrenesi says:

    pse nuk vinit radar po ankoheni si kurvat? 8 vjet ishte sali serbi ne pushtet. vetem shkaterrime i keni sjelle ketij vendi.e late kete vend pa ushtri,pa siguri,pa institucione. jo vetem hajdute po edhe antishqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje