Vizita e panjohur e Albano Carisit në Përmet, në kohën e komunizmit

16 Shtator 2016, 19:05Kulturë TEMA

Nga Niko Mihali

 

Duke qene unë një ndër zyrtaret e parë te shtetit shqiptar qe m’u dha mundesia ta pres e ta shoqeroj kete personalitet te muzikes europiane ne qytetin tim, ne Permet, me daten 8 tetor 1985, u ndjeva shumë krenar kur e degjova nga goja e tij kete pohim, i cili eshte shume impresionues dhe qe eshte folur e shkruar edhe nga dhjetra vizitore te huaj ne hapesiren e shekullit qe shkoi, por edhe sot. Ata qe i njihja dhe ua kisha treguar si histori takimin e pare me Albanon, me thoshin: Po cfare dreqin i bete Ju atij Albanos, që ju vleresoi kaq shume?!

Dhe une do mundohem te tregoj viziten e tij te pare në Përmet dhe ‘koncertin ‘ e dhëne nga ai ne nje salle hoteli, por qe ne shesh e ne rruge pati dhjetra e dhjetra degjues.

Ai vjen ne oren 11

Nje dite me pare te asaj dite tetori te vitit 1985, kryetari i komitetit Ekzekutiv te rrethi z Resul Zani, pasi mori posten e mengjesit e po lexonte telegramet e mberritura ne adrese te tij, me therret ne zyre e me thote: “Niko degjo, na kete telegram e shikoje mire. Vjen nje kengetar i njohur italian, Albano, Albano e quajne, dhe Komiteti i Marredhenieve me Boten e Jashteme ne Ministrine e Jashteme, kerkon qe te pritet mire ! Do veje ketu e atje, por shoqeroje dhe mos i ler gje mangut!”

Resul Zani, nje burre i mencur e me shume sqimë, edhe pse nuk qe përmetar, e donte me shpirt Permetin dhe donte te degjonte vetem mirë per te. Dola nga zyra dhe teksa po e lexoja edhe njehere telegramin, me vinin ndermend fragmente te kengeve te tij qe i degjonim fshehurazi me shume ne radio, tek emisioni i RAI i pare-ja apo tek radio Praga ne oren 13:00. Ishte planifikuar te vizitonte Sallen e Kongresit dhe Fabriken e veres.

Dhe rreth ores 11 te asaj dite, ai me nje makine pak te madhe tip fuoristrade te bardhe, hyri ne qytet dhe zbriti ne sheshin e qytetit. E shoqeronte nje makine FIAT e Ministrise se Jashteme me perkthyes z TH N . Vec tij dy burra paksa te vjeter dolen ne shesh dhe po shikonin nga kodrat mbi Permet e dicka po tregonin me dore . Dola , iu prezantova dhe ata shume te kenaqur qe ndodheshin ketu, vijonin te soditnin brigjet e malin e Dhembeilit . Mesova se njeri prej tyre ishte babai I Albanos e tjetri xhaxhai I tij. Babai I Albanos ne ato vite te Luftes se dyte boterore kishte qene pjese e ushtrise pushtuese italiane dhe ne ato vite kur ai ndodhej me batalionin e tij diku mbi kodrat e Permetit ne Lipe e Leuse, kish marre vesh se qe bere me djale. Dhe meqenese ndodhej ne Shqiperi, kish vendosur qe djalit te tij t’I vinte emrin Albano. Dhe ja sot pas 42 vjetesh ai se bashku me djalin e tij Albanon vinte te shikonte e te sodiste ate moment te lumtur kur mori vesh qe u be me djale . Me malin e kodrat u ambjentua lehte, por me qytetin ai, babai I tij ,e kishte te veshtire, sepse I kujtoheshin vetem ca rruge te ngushta me kalldreme, ca shtepi perdhese, nje guri I madh disi I vecante, dhe cuditej se   si ky qytet kishte ndryshuar per mire .

Tek po shetisnim ne lulishten e qytetit e cila per hir te se vertetes ishte shume ndryshe nga c’eshte sot, ishte teper e gjelberuar dhe e lulezuar, I thashe se ndjeheshma mire e me fat qe ai kish ardhur ne qytetin tone, nje qytet qe vec te tjerash ka dy cilesi te vecanta, : eshte qytet I kenges, I kabave te mrekullueshme , por edhe qytet I veres .

Perkthyesi I delegacionit z TH Nishku ia percolli qarte kete mesazh dhe ai nuk priti e vijoi : Isha me pushime ne Korfuz dhe thashe te hidhesha njehere ne Shqiperi, me shume deshire e babit tim , sepse kisha degjuar qe ky qytet ka nje tradite te mire te prodhimit te veres dhe ne kemi nje te tille ne Itali e desha ta shikoja njehere. Falenderoi z Jorgo Melica qe me cilesine e kryetarit te Komitetit per Marredhenie me Jashte e kishte marre ne konsiderate kerkesen tij dhe.. dolem ne Kakavije e erdhem ketu e do shkojme dhe ne Sarande ..

Kishte dicka me shume se 6 muaj qe kishte vdekur E Hoxha, dhe sikur dicka dukej po levizte. Kete e tregonte edhe pika doganore e Kakavijes qe kish filluar te hapej e mbyllej. Nje dite me pare po nga Kakavija kish ardhur nje mik I ish-ministrit plotesues te Greqise z Papulias bashke me gruan dhe nje ishluftetar te ushtrise greke te vitit 1942, per te marre eshtrat e nje ushtari grek qe ishte varrosur ne Leskovik. Kishin ardhur ta gjenin se ish-luftetari e kish varrosur me duart e tij dhe pohonte se e dinte ate vend- por qendruan nje dite te tere dhe nuk e gjeten dot. Kur ata iken, erdhi Albano. Jo rastesisht e me pak ndroje por edhe frike , I thashe se kur kemi qene student I degjonim me fshehurazi por me shume kenaqesi kenget Tuaja si Liberta, La verita, Shiraz Shiraz, por tani kam ca kohe qe nuk kam degjuar ( dhe kuptohet, isha shef I cultures ne rreth , e s’ mund te flisja per kenge te huaja !!! ) . Ai per nje cast qendroi, me vezhgoi me vemendje dhe si per te testuar me pyeti : “ Pse njihet emri im si kengetar ketu, ne kete qytet kaq shume larg Italise . I tashe se po, te njohin e te degjojne por pak me ndroje, bile nje kolegu im qe eshte mesues fizkulture I ka vene emrin Albano, djalit te tij .. dhe ai di dhe italisht. ( e kisha fjalen per mesuesin e fiskultures ne qytet Ilir Hasimi   qe vertet I kish vene emrin djalit Albano dhe ne rrethe te ngushta e pohonte me kete fakt ) Ne fakt shpejt u mendova, mos I bera keq Ilirit se kush e di, punonjesit e Sigurimit fakte donin per kete gje dhe mund te kishte ndonje problem, por per fat nuk pati ndonje reagim . Mandej shkuam ne sallen e Kongresit, pa dicka nga dokumentat e asaj salle dhe u larguam pa ndonje mbrese te vecante ..

Ne fabriken e veres dhe Glikoja e kackes

Ne kohen e ruseve, aty nga fillimi I viteve 50 ne Permet ishte ngritur nje fabrike vere me ndihmen e specialisteve ruse . Ajo prodhonte vere te cilesise se larte, verë shume shume te mire e cila shkonte e gjitha per Bllokun, per udheheqjen dhe ato cilesite e dyta e te treta shiteshin ne qytet apo ne qytete te tjera . Te hyje ne ate fabrike , vozet e larta me dru lisi gati tre metra te larta qendronin si nuse te stolisura qe usta Micua I kishte etiketuar shume bukur dhe I kontrollonte parametrat cdo dite . Sa hyme ne fabrike Mico Stefani, tekniku me I mire qe ka ende ai qytet doli tek dera na priti me buzagaz e me ndonje fjale italishte relike e kohes se luftes, ne uli ne nje tavoline te improvizuar ku kishte vendosur rrush, djathe te bardhe e kackavall etj . Ai Albano bashke me te jatin, u ulen ne tavoline pa ndroje dhe iu leshuan formagios , por syte u mbeten nga vozet e drunjta qe qendronin si ushtare te armatosur me vere ne hapesiren e fabrikes. Nderkohe nga jashte degjoheshin e shikoheshin zetoret qe vinin nga fushat e Bolenges e Qilarishtit te ngarkuar me rrush e zbrazeshin ne konvertjeret efabrikes ku shtypeshin e delte mushti .

Midha, vajze e re qe sa kish mbaruar universitetin e Tiranes ,mbesa e Micos, qe ishte inxhinjere kimiste ne kete fabrike filloi t’u servirte tavllane e mireseardhjes me gota rakije dhe gliko kacke , te cilat ne ato kiklat e bukura shkelqenin e rrezellinin sikur ta benin me sy . Ishte nje pjese e krenarise se amvisave te Permetit, qe punonin ne ate fabrike dhe e prodhonin ate gliko, por që edhe ajo e kishte destinacionin tek Blloku, edhe pse shumica e amvisave permetare kete embelsire e kishin pjese te iventarit te tyre ne cdo shtepi , por per miqte. Dhe teksa moren goten e rakise te shoqeruar me formagio – formagio thoshin -moren ate embelsiren, mbretereshen e glikove . Albano teksa e hengri, qendroi per nje moment , na pa ne sy dhe tha : C’ishte kjo mrekulli qe hengrem. I Micos nuk iu durua dhe po i a spjegonte se si behej ajo. Sigurisht edhe z Nishku, mbase nuk e kishte te lehte te hynte ne kete spjegim me fjale paksa te vecanta .   Pritem cdo te thoshte ai, Albano, jo prinderit e tij ; qendroi dhe pak, na pa ne sy, .. dhe tha :

“Kam shkuar e kam bredhur ne shume vende e shtete, por recel te tille nuk kam ngrene. Qenka e mrekullueshme, shume e mire, molto bene …por nuk e mbaroi me kaq kete ligjerim por vijoi … Sa do te desha ta provonte edhe Romina ime kete lloj receli, sa do kenaqej…. U ndjeme mire, te gjithe sa ishim aty . Mesazhi u dha. Dicka I duhej derguar edhe Romines, ( gruas se tij qe e kish edhe partnere ne kenge ) por fabrika eshte prone shteterore, nga fabrika nuk dilnin dot gjera te tilla. M’u desh te beja disa telefona e disa trokitje neper zyra per te percjelle kete mesazh, gjersa kryetari yne I dashur, therret shefin e industrise dhe pas pak me thote: Kur te shkoni, do ta percjellesh gjer ne Kelcyre dhe atje do te te nxjerin nje arke me gliko arre per kete mikun . Dhe ashtu bera, Ai u ndje I lumturuar per dhuraten qe do I conte Romines. Duhet ta kete dashur shume . Por edhe mua kur mesova nmdarjen e tyre, jam ndjere keq qe perfundoi keshtu gjithe ajo dashuri !

Por koha e qendrimit ne fabrike zgjati ca. Ai , babai I tij qe prodhues vere , Fillimisht na dhuroi nje cante te vogel me tre shishe vere. Etiketuar bukur, shishe te zeza, te taposura shume mire, por se c’ishte brenda nuk e dinim. ( kur e provujam , ishte nje vere e holle, e lehte, e mire .. dhe kaq ) Ndersa ne ia servirem ne tavoline dhe teksa piu dy tre gota te shgoqeruara me rrush, ara e formagion e tij te preferuar, kerkoi nje kitare, donte te kendonte   dhe sigurisht kendoi per ne, per 5 veta qe ndodheshim me te,.. pastaj Micua e shoqeroi ate dhe babin e tij ne mjediset e fabrikes dhe ai I thosh : dua nga kjo fucia ketu, dhe Micua gati rubinetin , ai provonte e kenaqej, molto bene, molto bene, bravo Mico ! dhe kshtu kaluam pak kohe ne fabrike ku I percollem duke u kthyer dhuraten por me 6 shishe vere . Sigurisht ne mendjen e tyre benin krahasimin , por veren e tyre nuk e shane, as nuk thane qe kjo qenka me e mire se e jona !

Dreka dhe takimi me sazet e usta Laverit .

Ne se ju ka rene rasti e shkoni ne Permet , atje tek sheshi , kati I pare I hotelit ka qene klub e restorant, ndersa tani jane dy Banka . Ne kete restorant kishte nje dhome te vecante ku beheshin dreka per raste te tilla. Dreka qe porositur tamam per artiste. Zbritem nga makinat dhe do hynim brenda, por me dhjetra qytetare na shikonin me vemendje, Punonjesit e Komitetit kishin dale neper dritare se donin ta shikonin e mbase ta preknin imazhin e ketij artisti te rralle qe kish udhetuar kaq kilometra e kish ardhur ne qytetin e tyre . Ai me nje kostum te bardhe, I bukur e I qeshur, na thoshte ndonje fjale qe ca I kuptonim e ca jo, hyme ne sallen e ngrenies. Sazet e usta Laverit u cuan me kembe e pershendeten ca shqip e ca italisht sepse usta Laveri I kish jetuar ne femijeri ato vite me italiane, ka shume histori te bukura dhe ia kthente mire dialogun . Dreka e bollshme, vera, mishi I Permetit I pjekur, kenga e sazeve e ngazellyen . Pati nje moment qe Sulejman Lame ndjese paste ( le qe sot gjithe pjesetaret e asaj orkestre me perjashtim te njerit , kane vdekur dhe me kete rast percjell nje homazh per kujtimin e tyre te usta Laverit, Sulejmanit, Xhelalit, Krenarit, Llazos ). Filloi te kendonte kengen “ O sole mio ! “ Kendonte bukur Sulua ! ishte I madh ne kete fushe, por fjalet ca I dinte mire ca sikur I ngateronte dhe kjo kenge ishte kenduar nga artiste te medhenj si Pavaroti me shoke… por ai artisti Albano Carisi, pa dashur aspak ta ofendoje kolegun e tij, merr nje llahute dhe I thote Sulos, Shume bukur Tu sei grante artista.. por kjo kenge kendohet edhe keshtu… dhe filloi te kendonte kengen O sole mio, Tani zeri I tij magjik I kaperceu muret e asaj dhoime .., Llahuta qe bente punen e kitares, mbeti ne duart e tij dhe kenget pasonin njera tjetren . Laveri, I paperseritshmi usta, ishte pronto e shoqeronte me klarinete kengen etij.. u be nje concert I vertete. U kenduan dhjetra kenge , por kabate e ustait e lane pa mend. I ngulte syte dhe shikonte mimiken e ustait qe ndryshonte, trishtohej, ngazellehej, lumturohej , dhe cuditej, Ai mund te kish degjuar dhjetra e dhjetra instrumentiste , por ky I Permetit, ky burre shik e me mustaqe te shkurtra e mahniti … vera sigurisht nuk mbaronte, por koha po afronte per te ikur.. Kishte kaluar ora 4 e mbasdites dhe ne kete ore qyteti ka nje qetesi gati absolute, por ate dite jo. Zyrtaret qe kishin dale nga puna e shume te tjere aty tek dritarje e kesaj salle ku drekohej e gjer tutje ne rruge , mbanin vesh , degjonin e sikur lumturoheshin .., Koncerti I pare I Albanos ne Permet ishte dhene. Sa e degjuan ? mbase jo shume , shume, por ata qe e degjuan e cuan si mesazh neper shtepite e tyre qe ate dreke e me teper ne darke , ne provat qe beheshin prane shtepise se cultures, takimi me Al Banon qe fjala e pare

Mbaruam dreken dhe do ndaheshim . Sazet e ustait u pershendeten dhe moren rrugen per ne shtepi . Sulua hodhi fisarmoniken ne krah ,ndersa ustai futi klarineten nen sqetull, dhe po shkonin ne shtepite e tyre. Te qeshur, gazmore por edhe te lumtur qe kishin luajtur me nje artist … por tek po qendronim ashtu ne pritje per t,u ndare, ai shkon tek makina e kthen ate dhe shkon pas artisteve te sazeve . C’te kishte ndodhur valle ? Cfare donte t’u percillte… Qendruam pak qe po e prisnim kur ai u kthye i cuditur ;

-He Albano – tha perkhtyesi, z Nishku – ku ishe ?

Dhe ai foli ashtu sic e ndjente ne shpirt, tha dicka qe me ngjethi dhe me shtyri ne mendime :

-Isha tek artistet -tha, i takova prape, me pelqyen shume, dhe u dhashe ca lek ( e verteta eshte se ai i kishte ndaluar dhe kish nxjere nga xhepi nje tufe me lireta dhe kish dashur t’ua jepte atyre. por e verta , e vertete, ata nuk ia kishin pranuar ).

Nuk i pame sa ishin, por as ia pranuam , me tha Ustai e Sulua ne darke . Nuk I marrim I thane dhe nuk ia kishin marre. Dhe si Nishku si une i themi : Po nuk marrin ata, Albano, nuk marrin para ?

Ai na pa paksa te cuditur., sikur ne vinim nga ndonje planet tjeter dhe na tha – Po pse nuk marrin ?! Ne gjithe boten artistet paguhen dhe marrin para… Po ku ta dinte Albano Carisi , se në se ata saze te mencur do kishin futur ne xhep ato lireta ,do kishin valuar dite e nate neper hetuesira, ndersa mua kush e di se c’fat me priste, ne c “ pallat “do me vinin xhuxhet e diktatures !? Diktatori vertet kishte vdekur, por Diktatura , jo. Ajo ende kerkonte koka njerezish, edhe pse Al bano Karizi donte ta sfidonte ate .

Erdhi moment qe do iknin nga Permeti, Une I shoqerova gjer ne Kelcyre per t’i dhuruar arken me gliko arre, dhe ai kur iku më tha : Dhe na tha me te vertete, sakte keto fjale : Po erdha ne Shqiperi, ketu ne Permet do vij te jap koncertin e pare …

Ne vend te epilogut :

Dhe kane kaluar nga dita e sotme plot 31 vjet. Albano ka ardhur disa here ne Shqiperi, ne Tirane e ne Vlore, ka kenduar e na ka impresionuar por Permetin duket sikur e harroi. E tha vetem ne ate emision televiziv tek Klani, dhe nuk u kujtua fare per miqte e pare qe njohu , takoi, dhe u argetua ne Permet . Une , Micua,Ludmidha qe e pritem ne Permet , jemi akoma, jetojme , por ata, pjesetaret e sazeve – artistet me emer te atij qyteti qe mrekulluan me lojen e kenget e tyre , nuk jetojne më dhe artisti per artistin duhet te pyese, te dergonte nje urim, nje foto, nje mesazh, “Do vij per koncert ne Tirane, mundesisht ejani dhe ju te takohemi “ por ai si duket harroi. Mbase edhe atate shoqates me emrin e tij e pervehtesuan te gjithin dhe ia fshine nga kujtesa kete event, qe me sa di ,e frymezoi edhe me shume, se pas ca ditesh si iku nga Permeti ne Sarande e pastaj ne Itali, ai u cfaq me kengen  “Saranda- Saranda- Okinava “ ! e cila ishte fryt I asaj vizite . Ai sot vjen per concert ketu ne Tirane, ka marre edhe pasaporte shqiptare , ta gezoje, por ajo pasaporte qe I kujton Shqiperine, duhet t’i kete rrenjosur edhe idealin e saj , mbajtjen e fjales së dhene . Albano, në se më lexon apo dikush te thote ndonje gje per kete shkrim, une te them se neser ne sheshin  “ Nene Tereza  “ do jem ne koncert e te uroj suksese, por në se në dejet e tua do rrjedhe edhe sadopak gjak shqiptari , mbaje fjalen e dhene; Te vish ne Permet per nje concert, , jo me orkester e me shume staf, por vetem me kitaren tende dhe nje mikun tend, kaq ! Ne te presim se te duam , se ne ate qytet ti kendove per here te pare kengen Liberta & Felicita , na vrave friken me kengen e lirise, qe me vone do buciste ne stadiumin e Tiranes ! Ne te presim! Kohën gjeje vete.

10 komente në “Vizita e panjohur e Albano Carisit në Përmet, në kohën e komunizmit”

  1. katarakti i zi says:

    shif ky!
    ai erdh ongri piu u argtu ne permet dhe theu premtimin e dhen vullnetarisht se do kthehej kurse shqiptarziu e lut dhe pergjerohet si me qen lypsar fshati,
    ala nuk e kuptut o shqiptare se bota osht interes dhe pasi kalo lumen tjtri t qi kalin?
    vari mer kart!
    shifni punen tuj. boni shtetin tuj. forconi komunitetin tuj si dikur n monizem dhe mos prisni nga bota se me e shumta ca thrrime per lypsar do t ju japin.
    ka secili hallin e vet dhe nuk ja ka oreksin se ku bje permeti dhe ca halli kan shqiptart.
    do vij koha qe do haj njeriu njeriun.

    1. Edkari says:

      e panjohur per fshataret se shume nga ne e dinin se Albano erdhi ne vendin tone.
      Ngordhi Enveri e ca gjera erdhen me ndryshe,do ngordhe dhe Edi e do jete me bukur.

      1. shih shih says:

        Shih shih,ky Niko Mihali po ben propagande “antikomuniste” ? Pu pu pu c’na ka gjet me ket popull. Jane pjerdh te gjithe nga trute e kokes,te gjithe i ka zene semundja mendore e anti-komunizmit,te gjithe kujtojne se behen “moderne” dhe te kohes nese thone ndonje idiotizem kunder pushtetit komunist te para ’90-tes! Kishte vdek Enveri thote,prandaj erdhi Albano,i thashe se i degjonim kenget e tij por nuk desha t’ja thosha – thote Niko Palloshi,do me fusnin ne burg por nuk me futen – thote,do merrnim para por nuk i morrem – thote! O Niko Mihali o derdimen,do te te ngrene nje bust tani si hero i “demokracise” ata halabaket e Salies qe dogjen Permetin dikur. po po dhe madje do te te japin titullin “Pishkar i Derrokracise”,sepse ti ishe kuader i pushtetit komunist,por nuk e deshe fare po fare ama ate pushtet! A te dhifsha trute ty dhe gjithe debilave “moderniste antikomuniste”, qe jeni kthyer ne qenie te shpifura dhe qesharake njekohesisht. Eshte semundje mendore e kohes kjo,shume njerez e kane pesuar e vuajne prej saj. Shoqeria shqiptare do perparoje vetem kur kjo semundje te sherohet! Antikomunizmi eshte virtyt i maskarenjve dhe semundje e budallenjve ?

  2. asd says:

    Ai eshte italian, dhe kur te thote “amico” mos e merr per thenie kapitale. Nga ana tjeter ti je shqiptar dhe me siguri coc te shkon ne mendje ndonje perfitim i mundshem. Nga ju te dy, je me i rrezikshem ti shqiptari me “fjale e bese” se Albano me mendje-harrese.

  3. katarakti i zi says:

    po kjo pidhnesha me shal fantastike dhe me veshtrim per tu pallu,a esht ne cmimin e kolltukut a?
    se po t jet ne cmim un po ja paguj kash dhe pa te drejt rikthimi malli mbrapsht.

    1. Na bashkoj kenga popullore says:

      Haha,i madh je Katarakti i zi,gjithsesi meriton respekt kengetari i madh Albano

  4. katarakti i zi says:

    kta diktatoret jan bythqima a ja qifsha ropt. shifni se mos del bythqim edhe sala,se si shum shef meshkujt lakuriq nga bolet ai.
    edhe ed rames ja ka ven synin perderisa e ka cilsu “Edwin lakuriqi”
    sic duket I pelqe edi cullak me hajdar perpjet ne pozita lufte.

  5. Mark ramy uk scotland irland says:

    Babushk. Ai nuk ka gjak shqiptari. Ngaterrove kekun me byrekun

  6. sokol says:

    i thashe nje serbi”mos ki merak se do ta mbaroj une kete pune” papritur me tha can you give me your “Besa” dhe me shtriu doren.i spjegova se besa eshte gje e madhe po une po te jap fjalen. Ne shqiptaret jemi ata qe jemi po ne pergjithsi mbajme fjalen me shume se t ehuajt dhe na ben pershtypje se si dikush megjithse shte i famshem e ha fjalen ose e jep kot.koncertet e Albanos kushtojne o permetar bujar keshtuqe ai sdo e merrte mundimin te ngjitej prape asaj rruge per nje premtim te dhene kalimthi

  7. arbereshi says:

    Bravo z Niko Mihali, ishte me te vertete nje kujtim i bukur, por edhe kerkesa jote eshte e ndershme dhe me shume vlere por duhet te pranojme qe Albano punen e tij e mat me Leket, po ta paguajne mire ai, te jesh i sigurt qe do te vije. Nderim per muzikantet e vertete te PERMETIT ashtu me renditje sic i permendet Ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje