Deklarata e Saimir Tahirit se hashashi nuk është një histori “rilindjeje” por një problem që është shkaktuar me vite në Shqipëri, i bëri deputetët e opozitës të shpërthejnë në akuza, dhe të mos pranojnë realitetin.
Po për të vërtetuar këtë thënie, e për mos t’a lënë si “tymnajë”, Newsbomb.al, kontaktoi me Ministrinë e Brendshme, te drejtoria e mbledhjes së të dhënave të arkivës, e për të marrë një pasqyrë se cili ka qenë trendi i goditjes nga policia të parcelave me Hashash që nga viti 2007 deri në vitin 2013, kohë, kur opozita e sotme humbi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Dhe pavarësisht trumbetimit se ky është viti i “Kolumbisë së Drogës”, e vërteta është krejt e kundërta. Në Shqipëri, të gjitha zonat, në harkun kohor të kërkuar, duket se kanë qenë vatra të kultivimit të lëndës narkotike. Statistikat e asgjesimit të bimës nga policia, janë të mëdha. Këtu nuk flitet për atë sasi që nuk është zbuluar nga autoritetet e rendit, por vetëm për atë që ka mundur të asgjesohet.
E veçanta e gjithë këtyre viteve, është pikërisht Lazarati. Ai është prekur fare pak në komunikatat e policisë. Lazarati, me leje shtetërore por jo me shkrim, ka qenë “kolumbia e paprekshme e drogës”.
Kjo çështje nuk mund të jetë politike. Ata që kanë dashur të mbjellin parcela hashashi, duket se këtë punë e kanë kryer shumë mirë si në kohë të PD, dhe në kohë të PS. Krimi gjithmonë gjen mundësitë për t’u zhvilluar. Politika duhet të hartojë politikat për ta ndaluar këtë fenomen të tmerrshëm.
Të dhënat sipas viteve
Viti 2007, ministër Bujar Nishani
Berat – 2 raste
Elbasan – 3 raste
Fier – 7 raste
Gjirokastër – 14 raste
Korçë – 5 raste
Kukës – 4 raste
Lezhë – 1 rast
Shkodër – 11 raste
Vlorë – 83 raste
Viti 2008, ministër Bujar Nishani
Berat – 5 raste
Durrës – 6 raste
Fier – 4 raste
Gjirokastër – 21 raste
Korcë – 6 raste
Kukës – 5 raste
Shkodër – 39 raste
Vlorë – 46 raste
Viti 2009, ministër Bujar Nishani
Berat – 6 raste
Dibër – 2 raste
Durrës (krujë) – 17 raste
Fier – 7 raste
Gjirokastër – 15 raste
Korcë – 8 raste
Kukës – 6 raste
Lezhë – 5 raste
Shkodër – 31 raste
Tiranë – 7 raste
Vlorë – 54 raste
Viti 2010, Ministër Lulzim Basha
Berat – 4 raste
Dibër – 6 raste
Durrës – 6 raste
Elbasan – 2 raste
Fier – 3 raste
Gjirokastër – 7 raste
Korcë – 13 raste
Kukës – 5 raste
Lezhë – 4 raste
Shkodër – 60 raste
Tiranë – 4 raste
Vlorë – 13 raste
Viti 2011, Minister Bujar Nishani
Berat – 2 raste
Durrës – 1 rast
Elbasan – 1 rast
Fier – 2 raste
Gjirokastër – 0 raste
Korcë – 4 raste
Kukës, Tropojë – 6 raste
Lezhë – 2 raste
Shkodër – 10 raste
Tiranë – 2 raste
Vlorë – 8 raste
Viti 2012, ministër Bujar Nishani
Berat – 7 raste
Dibër – 9 raste
Durrës – 10 raste
Elbasan – 6 raste
Fier – 20 raste
Gjirokastër – 14 raste
Korcë – 9 raste
Kukës 10 raste
Lezhë – 4 raste
Shkodër – 6 raste
Tiranë – 21 raste
Vlorë – 22 raste
Viti 2013, ministër Flamur Noka
Berat – 5 raste
Dibër – 6 raste
Durrës – 41 raste
Elbasan – 5 raste
Fier – 19 raste
Gjirokastër – 7 raste
Korcë – 5 raste
Kukës – 7 raste
Lezhë – 10 raste
Shkodër – 51 raste
Tiranë – 9 raste
Vlorë – 59 raste
*Më poshtë do të gjeni tabelat e plota me fshatrat dhe zonat e mbjella, si dhe datat përkatëse se kur janë kryer operacionet e policisë.
VLORA DHE SHKODRA MBAJNE KAMPIONE..KETA JANE ENVERISTAT E BETUAR NE JUG DHE DEMONKARET E SHKODRES NE VERI, DMTH ATA ME GJOKS ME VRIMA ME ATA HUMORISTAT QE SDINE SHQIP.
–
DROGEN E RRISIN POLITIKANET POPULLI E VJEL
–
Ndersa bota kultivon per argetim apo fitim per kriminelet, ne sHQIPERI MAFJOZET POLITIKE E SHFRYTEZOJNE PER TE BLERE VOTAT E POPULLIT.
Ne zgjedhjet e ardhshme pazari do jete 100 euro per koke….delet e Edrames, do jene shtese.