10 vjetori i UET/ Honoris Causa për avokatin e shqiptarëve, Bernard Kouchner

18 Shtator 2016, 18:09Rajoni TEMA

Bernard Kouchner, një avokat i shqiptarëve dhe një prej figurave me rëndësi në politikën franceze e europiane, si dhe një njeri humanist, themelues i “Mjekëve pa Kufi”, do të nderohet në Tiranë me titullin Honoris Causa. Titulli akordohet nga Universiteti Europian i Tiranës ditën e Martë, dt.20 Shtator, me rastin e 10 vjetorit të universitetit që mbahet më datë 19 shtator, ku Kouchner është i ftuar të mbajë një fjalim përshëndetës. Diplomati francez është një prej avokatëve më të rëndësishëm të çështjes shqiptare dhe të shqiptarëve në Europë. Një nga figurat me rëndësi në politikën franceze, që ka shërbyer si ministër i Jashtëm me të majtën dhe me të djathtën, Bernard Kouchner për shqiptarët është bërë pjesë e kujtesës për shkak të detyrës së tij si Administrator i OKB-së për Kosovën direkt pas shpalljes së pavarësisë. Një mbrojtës i pavarësisë së Kosovës, ai më pas u bë një avokat i  saj dhe në debate publike, duke hedhur poshtë akuzat që iu bënë UÇK-së për trafik organesh.

6 komente në “10 vjetori i UET/ Honoris Causa për avokatin e shqiptarëve, Bernard Kouchner”

  1. Arusha e Tepelenes says:

    Ise interesante me titujt e Henri Cilit nuk shkohet dot as ne WC se te mbeten gishtat brenda…

  2. goni says:

    E Meriton.
    Eshte gjeja me e vogel qe mund ti hebet ketij Burri te Madh per Shqiptaret
    Shqiptaret duhen ti jene mirenjohes per jete.
    Emri i tij duhet te behet pjese e historise Shqiptare
    Bravo dhe drejtuesve te Universitetit Europian te Tiranes qe menduan per kete gjest

  3. zeus says:

    bjei pragut te degjoje dera…

    akuza ndaj tregtise se organeve ishte ndaj serbit sali prej kulles ne vicidol qe u pastrua nen preteksin e rinovimeve…

    I thone nej llafi- kush ka vesh le te degjoje! si gjithmone sali krimineli del pa lagur.

  4. Alma says:

    Shikojeni mire rolin e Kouchner se keni harruar kontraktimin nga serbet…!

  5. l cmen me gjithe lecka says:

    Koushner eshte gjerman, jo hale franceze. Francezet na urrejne.

  6. Nacionalisti says:

    Ku eshte komenti per mero byyhen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje