Qeveria shqiptare ka dorezuar sot prane Komisionit Europian aplikimin per perfitimin e grantit prej 71 milione euro, per mbeshtetjen e bujqesise dhe zhvillimit rural, ne kuader te programit IPARD 2014-2020.
Autoriteti Menxhues ne Ministrine e Financave dhe autoriteti zbatues në Ministrinë e Bujqësisë, kanë dorëzuar sot pranë Komisionit Evropian, Kërkesën për marrjen e detyrave të Zbatimit të Buxhetit për programin IPARD 2014-2020.
Ky program ka si synim të mbështetesë fermerët, sipërmarrjet ekonomike bujqësore, stabilimentet e përpunimit ushqimor, personat fizik ose juridik mikrobizneset dhe sipërmarrjet e vogla private jo-bujqësore të kryejnë investime për prodhimin dhe përpunimin në sektorin e qumështit, të mishit, fruta-perimeve, bimëve të mbrojtura dhe vreshtave. Gjithashtu programi synon të mbështesë investimet në Akuakulturë, turizëm natyror dhe rural dhe prodhim të energjisë së rinovueshme.
Në përfundim të këtij programi parashikohet të mbështeten afërsisht 2055 projekte investimi dhe do të krijohen rreth 800 vende pune. Zbatimi i programit parashikohet të fillojë në vitin 2017.
Si vend ne zhvillim qe jemi na duhet patjeter te investojm ne bujqesi, do ta ndihmonte shum si shtetin e si kte popull kshuqe jepini sa me shume e mos e lini ne harrese sic e la saliu ate sektor
ndaj te njejtin mendim me komentuesin lini.na duhen leke per zhvillimin…..
Gjith ky lajm per 71 miljon grant ! Sot iken nga Shqiperia 450 miljon per zorragjijte e katundeve te Durresit qe me prona fallco vrasin e presin njerez te pafajshem. Tani llogarite behen lehte ! Shteti dhe ligji duhet tu thejne brinjet krimineleva dordolece dhe pastaj e shikon si ecen puna.
Eshte e tmerrshme qe aplikojne per grante te reja, kur ato fonde qe kane ne ministrine e bujqesise po keqmenaxhohen ne menyren me mafioze.
IPA, (Instrumenti i ndihmens se Para Aderimit) Ka në dispozicion të sajë Fonde të pa llogaritëshme për vendet që aspirojnë të bëhen kandidate me të drejta të plota në Bashkimin Europian ku bën pjesë dhe Shqipëria.Fatkeqësisht vendi yne deri më tani ka fituar shumë pak projekte nga sa ata realisht të japin mundësinë.Kjo vetëm pë faktin e thjeshtë se mungojnë dukshëm kapacitetet njerëzore (burimet njerëzore) të afta për të bëre projekte të fuqishme për ti thithur ata fonde. Sinqerisht më vjen mirë që po bëhet një projekt i tillë për bujqësinë,por nuk duhet të mjaftohemi vetëm me kaq sepse ç’do ministri e linjës po të ketë projekte serioze dhe ambicioze mund ti fitojë projektet.Ai Institucion është i ngritur më së shumti të mbështesë atë vend kandidat që e bind realisht pë investimin serioz dhe real të kapitalit që të jep. Po të shohësh faqen zyrtare të BE-së referuar IPA-s,vende si Serbia,Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e kanë ngjyrosur me blu në përmasa mjaft të mëdha hartën e marrjes së fondeve(tregues ky për fitimet e projekteve nga vendet kandidate) ku përfshihemi edhe ne,por me një masë shumë të vogël dhe lehtësisht të dallueshme përsa i përket pozicionimit.Prandaj inkurajoj edhe një herë sa më shumë Projekte.
Une kam nje propozim: Mos ja lini ne dore gruas se Vangjel Tavos qe eshte drejtore e AZHBR ne Ministrine e Bujqesise, por jepjani atij ish Drejtorit te PD-se GJok Vuksan Hajvanit se ishte shume i zoti per menaxhim. Nuk kishte fermer qe mund te merrte nje lek pa lene 20 % tek ish-deputeti dhe ish-Drejtori Vuksan trimi. Kjo e shoqja e Tavos nuk e di sa merr ?