PD nuk zhgënjen, “Vetting”-u ankimohet në Kushtetuese nga opozita

21 Shtator 2016, 15:31Politika TEMA

Partia Demokratike vendosi ta ankimojë ligjin e “Vetting”-ut në Gjykatën Kushtetuese. Opozita e sheh këtë institucion si mundësinë e fundit për të rrëzuar një ligj, që sipas Partisë Demokratike i jep qeverisë kontrollin politik mbi organet që do të vendosin për pastërtinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Megjithëse opozita thotë se shkeljet kushtetuese janë flagrante, Oerd Bylykbashi nuk e sheh si një çështje të thjeshtë, sepse i druhet ndërhyrjes së qeverisë tek anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Një arsye, sipas tij, përse Komisioni i Venecias është një zgjidhje për Gjykatën Kushtetuese.

“Ligji i ‘Vetting’-ut është një ligj që ka probleme thelbësore me Kushtetutën. Sigurisht që ne kemi studiuar të gjitha aspektet, me të cilat ky ligj mund të përballet në Gjykatën Kushtetuese.

Jemi të mendimit që nuk e kalon testin e kushtetutshmërisë. Ajo që është më e pritshmja, është që kryeministri Rama, i cili ka futur në darën e ‘Vetting’-ut edhe Gjykatën Kushtetuese, do të ushtrojë presionin maksimal, që edhe Kushtetuesja në çdo rast të jetë nën presion të jashtëzakonshëm, në mënyrë që të mos e kthejë ligjin e ‘Vetting’-ut.

Ashtu siç është ai ligj, është një instrument i ndryshëm nga ajo që kemi rënë dakord në Kushtetutë dhe qëllimin e ka vetëm që të kapë Gjyqësorin. Sigurisht që ligjin e ‘Vetting’-ut nuk e ka parë as Komisioni i Venecias, këtë version që është miratuar dhe, siç ka bërë edhe në të shkuarën, Gjykata Kushtetuese mund të kërkojë edhe opinion të ‘Venecias’, lajmeron TCh.

Ka disa raste, më i fundit është ligji i pronave, kur është kërkuar opinion prej komisionit në lidhje me ligjin. Procesi është kompleks përpara. Më e rëndësishmja është që, nëse mbetet kështu, ‘Vetting’-u do të jetë një proces i degjeneruar dhe një kapje politike”, deklaroi Oerd Bylykbashi.

9 komente në “PD nuk zhgënjen, “Vetting”-u ankimohet në Kushtetuese nga opozita”

  1. Ata votun Mosndeshkimin e tyne,Allah allah says:

    thjesht per ta zvarritur dhe zgjatur qendrimin ne pushtet te zagareve qe edhe kur te hyje ne fuqi sdo kete shume efekt pasi kosorja do prek vetem te vegjlit dhe EDCOBARET E ALCAPONET do jene ata qe do mbikqyrin”reformen”

    1. Kujtim says:

      Detyra ePD dhe te gjith ketyre plerave eshte te Pengoin sa te mundin por populli nuk eshte budalla e nuk e kupton po do ta paguajn me 2017 me keq se ne Diber me keto veprime qe bejn largohuni hapini rugen Shqiperis per integrim ne Evrop

    2. Kujtim says:

      Detyra ePD dhe te gjith ketyre plerave eshte te Pengoin sa te mundin por populli nuk eshte budalla e nuk e kupton po do ta paguajn me 2017 me keq se ne Diber me keto veprime qe bejn largohuni hapini rugen Shqiperis per integrim ne Evrop. Kushtetusja duhet te mendoet mir qe te pezulloi kete ligj

  2. nn says:

    thjesht po mundohen ta vonojne me cdo kusht

    ………………………………. do ju vije dita e madhe te gjitheve

  3. kosta dhembeli says:

    dhe pastaj kerkojne arsye per humbjen ne Diber.Duke penguar reformen prej disa muajsh, harruan qe dibranet i studjonin levizjet e tyre qe flasin se nuk duan shtet te ligjit …dhe ju dhane humbjene rradhes

  4. Besoj says:

    Sa do te perpiqeni nuk e mundin Ameriken o kelyshe te Sali kriminelit.

  5. Voica says:

    Eshte pikerisht dita qe i mbaroi afati nishan nxirrakut prr ta dekretuar.

  6. stili says:

    Ja kjo është opozita jonë e famshme.Me këtë veprim ata marin hapur përsipër krimin e ndodhur si autotë e sponsorizues të tijj ,për të gjith qëllimet,për vjedhje ,korrupsion ,për trafik të pastër,për çdo gjë në këtë vënd që pjell lekë e pushtet
    Tani janë në pozicionin e avokaturës krimit,sepse mazhoranca po tregohet e pa aftë të qeverisë.
    JA TAKTIKA D P.D,,VONO E SHTY DERI SA TË VINË ZGJEDHJET ,ME QËLLIM QË TË SHPËTOJNË KOKËN
    Një parti e tërë e marrë peng nga kopili serb,,,SB. Kjo është p.d. dhe kryebizantinisti i saj.SHQIPËTARË MOS KINI SHPRESA PA U VARROSUR SALIU.,,,,,,!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje