Në vitin 2008 Presidenti i asaj kohe akordoi vetëm 3 shtetësi shqiptare në kuadër të ‘interesit special’ që Shqipëria kishte për personalitete të huaja.
Në një investigim të “Balkan Insight” paraqiten shifrat e dhënies së shtetësisë për merita të veçanta në periudhën para dhe pas liberlaizimit të vizave.
Kështu, në vitin 2009 numri ishte 7 dhe në vitin 2010 ishte 8. Por ajo çfarë ndodhi pas vitit 2011 kur Shqipëria liberalizoi vizat ishte një fluks në dhënien e shtetësive për merita të veçanta shkoi në 23 shtetësi, në vitin 2012 shkoi në 71, në vitin 2013 në 75 dhe po keshtu ne 2016-en vetem per 8 muajt e pare eshte 52 shtetësi. Më parë keto shtetesi jepeshin per raste te vecanta, per personalitetet.
Pjesën dërrmuese tashmë të shtetësive shqiptare jashtë procedurave normale të natyralizimit e zënë qytetarët e Kosoves ndersa interesi special i Shqiperise per akordimin e ketyre shtetesive shpesh eshte i pamundur te argumentohet.
Po japim një rast. Presidenti Nishani per dhenien e shtetesise shqiptare Albin Kurtit nënvizon:
“Kryetari i komisionit te Jashtem ne Parlamentin e Kosoves, Albin Kurti gjithashtu duhet te marre pjese ne aktivitetet nderkombetare ne te cilat ai ftohet dhe nuk mund te marre vize ose pasaporta nuk i njihet”
Çfare Presidenti ka harruar eshte fakti se Kurti nuk eshte me kryetar i komisionit parlamentare te Jashtem qe nga viti 2014. Ne fakt nuk eshte as anetar i tij.
Politikisht mund te jesh per apo kunder Presidentit Nishani dhe kjo eshte plotesisht legjitime. Mirepo ta akuzosh ate per abuzim sepse ju jep shqiptareve shtetesine shqiptare kjo vertete eshte shume e ulte. Kjo nuk eshte gazetari por mercenarizem.
Të gjithë shqiptarëve të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe gjetkë duhet t’u jepet pasaporta shqiptare….