Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse Majlinda Bregu dhe Eduard Selami do të jenë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2017.
Basha tha se dy zërat kritikë brenda PDsë do t’i nënshtrohet rregullave dhe diskutimeve brenda strukturave të partisë..
Ndërsa për ish-kryeministrin Berisha, tha se ai e ka të garantuar sa herë të shprehë vullnetin për të qenë në listën e kandidatëve.
Duke folur për mungesën e reagimit të ndërkombëtarëve për shitblerjen e votës në Bashkinë Dibër dhe fenomenin e kultivimit masiv të hashashit, Basha theksoi se përgjegjësia e është e opozitës.
“Partnerët ndërkombëtarë kanë përgjegjësinë e tyre, por kjo është përgjegjësi kryesore e opozitës. Faktori ndërkombëtar pret se çfarë ndodh këtu”, u shpreh Basha.
“Duhet të shmangim çdo aludim te ndërkombëtarëve se shqiptarët meritojnë një sistem demokratik jo perfekt”, tha ai.
Lidhur me debatin brenda PD-së dhe kritikat për rezultatin e marrë në Dibër, Basha tha se debati është i garantuar brenda opozitës. Ai theksoi se nga këto kritika “ka pjesë të vlefshme dhe pjesë të diskutueshme”.
undefined
Bravo Basha! Me Berishen ne krye, perpara drejt hundethyerjeve te reja.
..personal si mendim..nga disa mendime te shprehura ne kete emision..do te kete distancime nga votuesit..pse?
..sepse ,rrotullimi rreth ish-njeshit eshte disfate,sidomos kur e sheh te plote figuren e ishit ne kohe.Nuk mund te groposen endrat e njerezve kaq thjesht..dhe te abuzohet mbi to ..PD nuk duhet te shvleresoje asetet qe ka ,sepse po kthehet ne mall-gabi ..mendimet inteligjente ne sallen e kuvendit jane te varfera nga PD
…emisioni me i kendshem i Opinion me eshte dukur ai qe u be per sherrin e repistave..teper i vleresuar nga une {askushi} per mesazhet qe dha..
Padyshim qe kjo pyetje qe j’u be Bashes perben lajm, dhe pergjigjen e tij e degjuam.
Por do te donim te degjonim pergjigjen e Rames per pyetjen : A do te kantidosh Gramoz Rucin dhe a do te jene ne liste Blushi dhe Hafizi ?
Kjo do te ishte loje e paster e gazetarise sone.
Pak rendesi ka se çfar deklaron basha per berishen sepse deshi apo sdeshi basha ai eshte kryetar dejuro dhe defacto,kurse sa i perket Bregut dhe Selamit ata jo vetem sdo jene ne liste heren tjeter por as anetar te PD-s,uroj vetem qe mos ti nxeje fati i Gramoz Pashkos oe i Sokol Olldashit dhe per mua kjo seshte befasi pasi edhe ato pak vota qe PD ka fituar ku kane kandiduar z. Bregu dhe z.Selami jane fituar pikerisht nga ata vete dhe do e shifni se sa do fitojne po ne ato zona kur luli do veje noken,ristanin,salinjanin,strazimirin,palioken apo edhe vete sali berishen apo edhe vet ai,ky eshte nje lajm i mire per shqipatret dhe PS-n.