DEBATI/ Përlpasja e Eduard Selamit me Aldo Bumçin

22 Shtator 2016, 09:13Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami, ka kritikuar dje kolegun e tij, demokratin Aldo Bumçi, se me qëndrimet e tij po krijonte idenë se opozita është kundër integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Debati jo i zakonshëm ndodhi dje gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm, ku ishte e ftuar zëvendësministrja e Jashtme, Odeta Barbullushi, për të raportuar rreth progresraportit të pritshëm për Shqipërinë në muajin nëntor, raporton “Panorama”.

Zëvendësministrja e Jashtme tha dje se Bashkimi Europian pritet të japë raport pozitiv për Shqipërinë, por demokrati Aldo Bumçi tha se raporti nuk mund të jetë pozitiv, pasi situata në vend është e përkeqësuar.

Bumçi ka ironizuar me qeverinë, duke përdorur një refren kënge për të treguar situatën e hashashit, që, sipas tij, ka mbuluar malet e Shqipërisë. Bumçi tha se malet me blerim mbuluar nga hashashi bënë që trafikantët të ndërtojnë një pistë 1.5 kilometra të gjatë për të ulur avionët e drogës. Por ky qëndrim i Bumçit u kritikua nga kolegu i Partisë Demokratike.

Selami tha se shqetësimet e Bumçit që ngriti në emër të opozitës ishin reale, por ato nuk duhet të sqarohen se opozita nuk është kundër hapjes së negociatave. Ishkreu historik i PD-së tha se opozita nuk duhet të bëhet pengesë për integrimin e vendit, pavarësisht se situata në Shqipëri ka një sërë problemesh.

Replikat:

Arta Dade: Ju lutem, ruani etikën.

Aldo Bumçi: Si mund t’i drejtohet ai Policisë së Shtetit dhe t’i thotë opozita është më e rrezikshme se krimi dhe ju flisni për përmirësime të kriterit politik?!

Arta Dade: Gjeni mjedisin dhe më vjen keq që ky mjedis helmohet nga pasioni juaj… Ju e dini që Komisioni i Politikës së Jashtme nuk mbytet me politikën e ditës.

Aldo Bumçi: Unë do të mbaroj pikat e mia, mos më ndërprisni. Ju merreni fjalën pas meje.

Arta Dade: E para, flisni me më pak pasion. E dyta, për Kryeministrin nuk mund të flasë zv.ministrja. Ju si opozitë nuk keni shfrytëzuar mundësinë për interpelanca. Më shumë interpelanca kanë bërë anëtarët e maxhorancës sesa ju. Të gjitha palët janë dakord që Shqipëria të anëtarësohet, ndërkohë që ju vazhdoni të hidhni baltë. Reforma në Drejtësi nuk duhet të pengohet dhe ligjet e saj, në mënyrë që t’i jepet mesazh BE-së.

Aldo Bumçi: Ka një pistë prej 1.5 kilometrash nga bandat për të eksportuar hashashin jashtë. Për çfarë vlere pozitive flisni ju? Malet me blerim mbuluar nga hashashi, siç është këtë vit…

Eduard Selami: Unë nuk dua të krijohet mendimi dhe keqkuptimi që zoti Bumçi nuk është për hapjen e negociatave. Apo jo, zoti Bumçi? Pavarësisht problemeve që janë shqetësuese, pavarësisht nga problemet e mëdha që ka Shqipëria lidhur me krimin e organizuar, luftën kundër korrupsionit, gjendjen në të cilën është Drejtësia, unë mendoj që ne si opozitë kemi qenë dhe jemi të qartë që nuk do të bëhemi pengesë për hapjen e negociatave. Unë mendoj që nuk duhet të përsërisim gabimin që ka bërë opozita e djeshme dhe Kryeministri i sotëm, i cili vuri veton vite më parë dhe e pengoi.

6 komente në “DEBATI/ Përlpasja e Eduard Selamit me Aldo Bumçin”

  1. arjan says:

    ALADA nuk eshte ALDO prandaj ndodh kjo

    1. Andi says:

      Ish kreu historik ne PD eduart selami ??? Mos jeni pjerdhur gje ?

    2. Kujtim says:

      Aldo PD dihet qe kan qen kundra hyrjes ne evrop po ket ngaher shpufin . Hpni rugen o maskarenj

    3. Kujtim says:

      Aldo PD dihet qe kan qen kundra hyrjes ne evrop po ket ngaher shpufin . Hpni rugen o maskarenj,,,,,,

  2. Kola says:

    Pirdh ne te! Opozite me fashiste se kjo, s’mund te kete ne bote. Shperbilim per pordhet qe po hedhin, do e marrin ne votimet e ardheshme kur t’i kthejme ne nje shoqate pordhacesh.

  3. koli says:

    ky eshte moment i mire me heq qafe zgjedhen e serbise. kerko ndihmen e amerikanve selam, mase del.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje