Këto foto tregojnë momentin kur gjithë lagjia ka krijuar një zinxhir njerëzor për të ndaluar dëbimin e Nimo Abdullahi nga banesa ku rrinte me qira.
39-vjeçarja u dëbua nga pronari i apartamentit pas një ankese.
Nëna e 5 fëmijëve u ankua se apartamenti kishte filluar të kishte lagështirë dhe muret ishin në gjendje të keqe.
Por në vend të rregullonte shtëpinë, pronari i saj u hakmorr duke e dëbuar atë.
Gjithë lagjia u mblodh për të kërkuar që ajo të mos dëbohej.
“Është si shtëpia ime, kam 12 vjet këtu”, rrëfeu 39-vjeçarja.
Por pronari nuk ka dashur t’ia dijë.
Ai i kërkoi të largohej ose ndryshe do të thërriste policinë.
O TEMAAAAAAA SI QUHET QYTETI I KESAJ NGJARJE .