Presidenti i Serbisë kërcënon me ushtri Sarajevën

22 Shtator 2016, 10:06Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së Ushtrisë së Serbisë, për shkak të, siç ka thënë, “tensioneve politike në Bosnjë e Herecegovinë”.

Në një deklaratë për gazetën beogradase “Novosti”, Nikolic ka konfirmuar se me drejtuesit e të gjitha shërbimeve informative dhe të sigurisë ka biseduar lidhur me ato që ai i ka quajtur “mesazhe luftënxitëse” nga Sarajeva.

“Kam biseduar me kryetarin e qeverisë, Aleksandar Vuçicin, me përfaqësues të disa shërbimeve, por edhe me kryeshefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbië, të cilit ia kam paraqitur nevojën që ushtria të ushtrojë më shumë më shumë kujdes aktivitetet e saj të rregullta, për shkak të rrethanave në të cilat nuk mund të ndikojmë dhe situatës e cila gjithsesi na prek edhe neve”, ka thënë Nikolic.

Ai ka thënë se tani për tani nuk do ta thërrasë mbledhjen e Këshillit për siguri nacionale, por ka theksuar se Serbia nuk do të lejojë të befasohet nga askush.

“Nuk do të lejojmë që të na befasojë kushdoqoftë”, është shprehur ai.

Presidenti i Serbisë ka folur me përçmim për liderët politikë dhe drejtuesit e federatës së Bosnjës e Hercegovinës, përfshirë edhe kryesuesin e kryesisë, Bakir Izetbegovic.

Tensionet mes Beogradit dhe Sarajevës janë shtuar më shumë pas shpalljes së referendumit në Republikën Serbe. Udhëheqja e Federatës së Bosnjës e Herecegovinës e akuzon Beogradin për nxitjen e liderëve të serbëve të Bosnjës, ndërsa Beogradi është distancuar deklarativbisht nga referendumi, por ka dalë në mbrojtje aspiratave të serbëve në Republkikën Serbe.

Sarajeva e konsideron referendumin e serbëve si përpjekje për shkëputjen e Republikës Serbe nga Federata e Bosnjës e Hercegovinës.

1 komente në “Presidenti i Serbisë kërcënon me ushtri Sarajevën”

  1. Kuq e zi says:

    Serbia nuk ka dhe sdo kete kurajo te shkoje ne lufte te pakten per nje shekull
    Nqs kjo do ndodhi eshte vetem per faktin qe proruset e serbise do e luajne kete leter per largimin e serbise nga be qe do sillte defakto percarjen e serbeve mes veti ne prorus dhe properendimor pra coptim si ai i ukraines
    Don zoti ndodh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje