I thanë “derrkuce e trashë” të afërmes së tyre, shqiptarët bëjnë për spital dy zjarrfikës

20 Shtator 2016, 10:28Rajoni TEMA

Tre shqiptarë nga Kosova në Gelsenkirchen në Gjermani rrahin dy zjarrfikës, duke i bërë për spital. Një banor 25 vjeçar i këtij qyteti, por me shtetësi kosovare, së bashku me dy familjarë të tij kanë qenë ata që kanë goditur dy zjarrfikësit, duke u shkaktuar lëndime serioze.

Zjarrfikësit e rinj, 25 dhe 26 vjeçar, ashtu sikurse dhe kolegët tjerë të tyre vazhdojnë të jenë në gjendje shoku pas asaj që kanë përjetuar natën në mes të të shtunës dhe të dielës.

Ndërkohë policia ka ofruar të dhëna që krijojnë një qartësi rreth motivit të dhunës së ushtruar.

Dy zjarrfikësit e rinj e kanë quajtur “derrkuce të trashë” një paciente që kanë shkuar ta ndihmojnë, raporton albinfo.ch

Ndërsa policia e thotë këtë gjë me fjalë më të zgjedhura.

“Dy zjarrfikësit e rinj, në një moment janë shprehur në mënyrë përçmuese lidhur me `peshën dhe përmasat e trupit të pacientes”.

Por, policia nuk e di se çfarë “shprehjeje fyese për dinjitetin” është përdorur me atë rast.

Ndaj shqiptarit 25 vjeçar po zhvillohen hetime për shkaktim lëndimi të rrezikshëm trupor.

Ai, edhe pasi dy zjarrfikësit ishin të rrëzuar për tokë, kishte vazhduar t`i godiste me shkelma!

Identiteti i dy të tjerëve, që mendohet se janë pjesëtarë të familjes, mbetet ende i paqartë.

“Deri tani nuk ka pasur kurrë ndonjë sulm të tillë”, ka thënë një zëdhënës policie.

4 komente në “I thanë “derrkuce e trashë” të afërmes së tyre, shqiptarët bëjnë për spital dy zjarrfikës”

  1. nje lexues i zakonshem says:

    Gazetar idiot , shkrim analfabeti , perkthim prej alabaku !

  2. krysho ludovik says:

    por hitleri i ka dashur shum shqiptaret …
    sic duket puna per ti bere sapun bashke me te tjeret
    por e paskan pasur radhen pak me vone

  3. Tema says:

    Gjermanët kan filluar përdhunimet.

  4. toni says:

    ju lumt dora kshu e dojn kta derra bashke me kyt derrin antishqiptar ‘krusho ludovik kryqin’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje