Ballkani i kërcënuar nga terrorizmi dhe ndikimi rus, mund të ketë përplasje të armatosur

19 Shtator 2016, 12:21Rajoni TEMA

Kryesuesi i Këshillit Ushtarak të NATO-s, gjenerali Petr Pavel ka deklaruar se Ballkani vazhdon të mbetet burim i mundshëm i përplasjeve ushtarake.

Ai porosit që aleanca veri-atlantike duhet të ketë patjetër aftësi për kundërvënie ndaj kundërshtarëve dhe mbrojtjes së anëtarëve të saj, si dhe rol më të madh në luftën kundër terrorizmit, bën të ditur agjencia kroate e lajmeve “HINA”.

Pavel citohet të ketë thënë se situata në një pjesë të Evropës është “larg stabilitetit”, duke theksuar se “Ballkanit i kanoset terrorizmi islamik, por edhe ndikimi rus”.

Duke e konsideruar Bosnjën dhe Hercegovinën si vendi ku mund të mblidhen terroristë, gjenerali Pavel ka deklaruar se nuk pret valë të shtuara të refugjatëve në drejtim të Evropës.

3 komente në “Ballkani i kërcënuar nga terrorizmi dhe ndikimi rus, mund të ketë përplasje të armatosur”

  1. Ballkani i krcnuar nga Rusi = Iraku ka ndrtuar Bombn Atomike = bush+bleir !!!

    nQs Rusi , perben kercenim zotrinj Gjenerale , kini n Rusi – shkoni i cirruni i boni gojore

    mos shifni endrra Irakene ne Ballkan !

  2. Spathiati says:

    Ballkani dhe Evropa, jane te kercenuara nga terrorizmi islamik i arnavuteve!

  3. Raimond vlonjati says:

    Po Shqiperia nuk e ruan nga ky muhabet , ndaj nuk ka armatime fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje