Sërish tmerr në SHBA. Sulmet e armatosura janë bërë një ngjarje thuajse e përditshme kohët e fundit dhe ngjarja më e fundit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Burlington, Uashington.
Tre femra janë vrarë dhe një person është plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një qendër tregtare.
Policia ka nisur kërkimin e të dyshuarit i cili u largua me një pushkë në dorë.
Zëdhënësi i Ëashington State, Patrol Mark Francis tha në Tëitter se ekipet e emergjencës mjekësore kanë hyrë në qendrën tregtare “për të ndihmuar të plagosurit” dhe se njerëzit janë duke u evakuuar në një kishë aty pranë.