Tri persona të armatosur kanë hyrë për të grabitur në një shtëpi, në Georgia, SHBA.
Por, duket se grabitësit nuk kanë qentë informuar se në shtëpi kishte njerëz, e për më tepër se pronarja e saj mbante armë.
Ngjarja e regjistruar nga kamerat e sigurisë tregon momentin kur grabitësit hyjnë brenda shtëpisë, ndërsa pak sekonda më pas shfaqet pronarja e saj me një pistoletë në dorë, ndërsa nuk nugrron të qëllojë drejt grabitësve.
Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vdekur njëri prej tri personave, Antonio Leeks, 28 vjeç, pasi ka marrë një plumb në kraharor.
Në video më pas shfaqet një tjetër person, i afërm i gruas, i cili përpiqet ta qetësojë, ndërsa i heq armën nga duart.