“Saliu dhe ata që bërtasin si ai, të fillojnë të mendojnë për mbrojtjen e tyre përpara Gjykatës Speciale”

24 Shtator 2016, 21:04Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

A ka fituar përfundimisht Shqipëria dhe shqiptarët kundër sëmundjes njëqind vjeçare të pushtetarëve të korruptuar që kanë përbuzur dhe shkelur shqiptarët?

Po, Shqipëria dhe shqiptarët kanë fituar përfundimisht. Ligësia ka filluar të japë shpirt.

Asgjë nuk mund ta ndryshojë qëndrimin amerikan kundër korrupsionit shqiptar.

Por historia do pyesë: pse nuk e bënë dot vetë shqiptarët përmbysjen e ligësisë shqiptare në sundim?

Këtë ma kanë bërë si pyetje edhe disa érudite të huaj.

Po pse – iu thashë unë – gjermanët, nuk e bënë me ndihmën amerikane?

Po pse – iu thashë unë – japonezët, nuk e bënë me ndihmën amerikane?

Por, ka dhe diçka, iu thashë më pas: amerikanët po na ndihmojnë të shërbejmë ligësinë shqiptare, e cila do të na zhduket nga sytë pas disa muajsh, duke na pasur miq, dhe jo armiq… Sak në një kohë kur 95 përqind të shqiptarëve adhurojnë Amerikën.

“Përgjigje e saktë” – më thanë atë që më kishin pyetur…

Kurse ambasadori amerikan në Tiranë… për çdo ditë garanton shqiptarët…

Mos dyshoni me frikë se mund të ketë kthim mbrapa në këtë çeshtje! … sot shqiptarët po hyjnë të sigurt në frymën e re të modernitetit perëndimor… me drejtësi dhe pa sundim korruptiv, pas njëqind vjetësh. \

Të gjithë këta që bërtasin si Saliu, janë në hallin e atij personit që, i vetëm, natën dhe në mes të pyllit, bërtet nga frika…

Mos ua vini veshin! Kush i ka afër, dhe iu don të mirën, le t’i këshillojë që të fillojnë të mendojnë për mbrojtjen e tyre përpara Gjykatës Speciale.

13 komente në ““Saliu dhe ata që bërtasin si ai, të fillojnë të mendojnë për mbrojtjen e tyre përpara Gjykatës Speciale””

  1. aqifi says:

    Trap komplet mbete avokat. Por droga apo keta squhen

    1. adi says:

      avukat
      po ti vete do trjatohesh nga kjo gjykate ????
      se prokuror i enver hoxhes ke punuar ca kohe
      po minister ke qene ca kohe
      deputet nja 8 vjet.
      apo po je me rilindjen nuk trajtohesh nga kjo gjykate?

  2. Tarrasi says:

    Haje broçkulla me thes ,,, !

  3. Sa te filloj punen gjykata speciale Saliu eshte ne boten tjeter dhe leket Jan lar Jan shplar dhe thar vepra jo llafe po goditet nje shtetas Amerikan fut e bjer dhe nuk e rru njeri ktu ne Moldavi ka marr fund gjithcka nuk behet me u lodh ky popull

  4. tema says:

    HA HA HA, KY KONFIRMON FJALET AMBASADORIT,
    SEPSE MENDON QE KY POPULL NUK BESON .

  5. Made in vicidoll says:

    Dixhital Serb njofton se salihaleja mund te vashdoje krimet Dhe vrasjet sepse ka akoma perkrahje nga disa cope cope injorantesh Te skllaveruar Dhe te mbarsur nga trute Made in vicidoll

    1. mirel says:

      Ky e leshoka deklaraten te firmosur.

  6. Briklona says:

    Do te ndodhe? A dote paguajne valle!
    Te besojme!? Nuk e di pse nuk me mbushet mendja!

  7. haku says:

    Shkrim hipotetik e kontraverz!? Saliu nuk i ka 100 vjet per t’ia ngarkuar te gjitha te bemet njeqinveqare ne Shqiperi. Per 1997 ju jeni me fajtor se Saliu per 21 Janarin. Kete e dini pikerisht ju si jurist. Ne 21 Janar ju tentuat ta merrni pushtetin me dhune deri sa Saliu e mbronte. Tani zoteri Ju i vrate protestuesit e kerkoni Saliu te shkoje ne BURG???!!! Po Rama a nuk e kishte Gerdecin ne oborr? Po Ju a nuk e dishit se Gerdeci ishte pune me rrezikshmeri jashzakonisht te madhe?! Berisha eshte nje nder fajtoret per mos funksionimin e pushtetit ligjor. E keni mire! Por heshtja e juaj per te tjeret, jo te Berishes, eshte hipokrizi e thjesht kur thuhet nga nje jurist. Satanizohet Berisha po edhe Blushi! Pse Blushi? Sepse e thot troc se “RROMETA” i nevoitet Shqiperise LIGJORE. Ju e deshironi reformen ne drejtesi por jo edhe RROMETEN sepse ju kap edhe juve!?

    1. eeeeej says:

      C’thua mor debil!? Ne 1997 pushteti u morr me zgjedhje! Askush nuk sulmoi godinat qeveritare ne Tirane,megjithese ajo ishte pergjegjesja kryesore per piramidat financiare. ’96 dhe ’97 jane dy nga krimet me te shemtuara te Berrishes dhe bandes se tij mor SHKERDHATE ?

  8. ububujaa says:

    Shikoni edhe ketu ne rjet si e shajne avokatin dhe hidhen perpjete.U ka hyre frika ne palce hajduteve dhe krimineleve te Shqiperise.
    Nuk keni nga ja mbani.Ne gop te semes do shkoni!

  9. vaso says:

    Po u hapen hetimet per 21 janarin,do fillojne nga AI qe e organizoi dhe ku ishte gjate kohes qe u zhvillua protesta.Ajo dite tregoi se pushteti nuk merret me dhune,sa here ti teket nje grupimi politik,te majte apo te djathte.Ne protesta nuk shkohet me leva the hunj ne duar,per tu perleshur me policine.Edhe policet jane bij nenash shqiptare,nuk jane as greke,as serbe,as fashiste qe kane pushtuar Shqiperine.

  10. Enid Zoto says:

    Ka dhe nje arsye tjeter z. avokat, qe duhet thene se jeni nje optimist i pandreqshem: ketu mbareshtimi artificial i “njeriut te ri” te socializmit beri qe te shfarroseshin “specie” si Avni Rustemi, Bajram Curri, Azem e Shote Galica, Cerciz Topulli etj. etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje