Edi Rama me “mafiozët” e plehrave: Mbetjet, lëndë e parë si gruri. Ja ku ndryshojmë me Napolin

26 Shtator 2016, 12:36Sociale TEMA

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka sqaruar për gjithë kundërshtuesit e ashpër të ligjit të lejon importin e mbetjeve, duke quajtur marrëzi kritikat. Përballë firmave që merren me riciklimin, përfaqësuesit e të cilëve Rama i ka quajtur me humor ‘mafiozet’, ai ka sqaruar cdo te sjelle zbatimi i ligjit te ri.

Sipas tij, gjithë sharlatanizmat politike apo mediatike me këtë temë, s’kanë lidhje me të vërtetën. “Ata nisen nga premisa që këtu njerëzit janë shumë të ndjeshëm, dhe ja Rama dha fjalën që do e ndalojë importin dhe hëngrën fjalën, nuk është e vërtetë, nuk i kemi lejuar dhe s’do ti lejojmë. Këtu nuk flasim për plehra, se koncepti i plehrave është mbetje që duhen asgjësuar duke i djegur dhe groposur, jo  mbetje që janë para, që prodhojnë para, punësim”­ tha ai.

Rama theksoi se në gjithë pikat doganore ka kontroll radiometrik, për cdo përbërje radioaktiviteti. ”Është marrëzi të mendosh se nëse ka qëllime të paligjshme për të kaluar mallra me përbërje të rrezikshme u dashka pritur të bëhet ky ligj dhe nuk u kalokan me mallra të tjera, është marrëzi”­ tha ai.

Rama u ka dhënë përgjigje atyre që bën paralelizma me Napolin.

“Napoli është se strukturat e kontrollit të aktivitetit që bëhet me plehrat, janë kundër industrisë së riciklimit, armiku më i madh I riciklimit është mafia, në Napoli ka qenë e pamundur të vendosej ndarja dhe diferencimi i mbetjeve në burim, sa herë vendoseshin kazanët që ndanin mbetet kërciste dinamiti dhe beteja në Napoli është beteja e atyre që groposin dhe duan të kenë monopolin e plehrave me shtetin, nuk ka asnjë sens”­ tha ai.

Një përgjigje i ka dhënë Rama edhe gjithë atyre që pyesin se pse I shet Evropa, kur mund t’i ricikojë vetë. “Pse Europa i shet kur mund ti ricikojë vet, po pse shet Europa cdo lloj lëndë të parë, pse shet grurë, cfarë tjetër me radhë ka lëndë të parë, janë lëndë të para me vlerë që rikthehen në treg dhe mbi të  gjitha është e paimagjinueshme që ti thuash vetes ambientalist dhe të jesh kundër riciklimit, promotorët më të mëdhenj të riciklimit janë ambientalistët.

Nuk na lutet ne askush që merrini këto mbetje, imagjinata që këtu Eurpoa do të depozitojë plehra në  Shqipëri është një fantazi që ushqehet nga e shkuara. Këto mbetje janë lëndë e pare si gjithë të tjerat dhe nuk kanë asnjë ndryshim, mbetej prej të cilave bëhet ekonomi, ekonomia e gjelbër dhe që e stimulon gjithë bota normale”­ tha ai.

Pse nuk veprojmë si Gjermania?

Kryeministri Edi Rama u ktheu përgjigje të gjitha atyre që kane pyetur se përse Shqipëria nuk vepron si Gjermania për mbetjet, por detyrohet t’i importojë ato. “Pse nuk e bëjmë ne si në Gjermani, që qytetarët të sjellin shishet në supermarket. Në Gjermani çdo shishe ka një ekstra që kush nuk e çon shishen mbrapsht nuk e merr këtë mbrapsht shtesën.

Duhet një partneritet publik privat, ku shteti duhet të marrë rriskun që të garantojë privatin. Nëse privati bën një investim, duhet të garantohet nga shteti që ai të marrë rriskun, sepse qytetarët mund të mos  vijnë masivisht për të sjellë shishet e ujit apo qumështit apo kanaçeve. Por kjo mund të konsiderohet si taksë ekstra.

Ne jemi ngurrues sepse ka një kosto, pavarësisht benefitit të madh që ka. Unë kërkoj nga industria, që të krijojmë një sinergji së bashku me pushtetin vendor, për ta shfrytëzuar dhe këtë moment ku ka një sensibilizohet që të adresojmë nevojën e ngritjes së sistemit të ndarjes në burim. Tirana do të hyjë në këtë skemë në javët në vijim.

Shumë mirë që jemi të ndjeshëm në këtë skemë, por duhet të jemi nga ana tjetër të ndjeshëm dhe në raport me mjedisin.”

27 komente në “Edi Rama me “mafiozët” e plehrave: Mbetjet, lëndë e parë si gruri. Ja ku ndryshojmë me Napolin”

  1. cun Tirone says:

    Mos ki merak or ti zoti KM. per perdorimin e paparshtashem te fjales “plehra”.
    Edhe ty shqiptaret, ne votime, nuk do te trajtoje si plehre por si mbetje.

    1. adi says:

      km populli ka nje shprehje qe te vjen fiks ty per shtat
      “nuk lahet muti me shure”

  2. cun Tirone says:

    Referendum, a e bejme dot ?
    Kjo eshte zgjidhja, te tjerat jane fjale boshe .

  3. agon says:

    Po pse po te ha meraku qe jep kaq shpjegime, ti e miratove ligjin pa e vrare gjate mendjen, tani cfare ke qe shpjegon kaq gjate? Shpresoj qe te behet referendum dhe populli te flase vete per kete teme

  4. ToniTR says:

    Dmth nuk eshe e vertete qe mafien ne Itali e ka luftuar Falcone me Borsellinon. Herojte e vertete na qenkan ricikluesit. Dhe Katani do ket pas ndonje biznes riciklimi. Ndersa tek ne ketyre heronjve antimafie do ti shtohet dhe Arbeni me Lefterin.

  5. Lpl. says:

    Buke nga plehrat , keshtu tha Enveri per metalurgjikun tani buka del nga Metalurgjiku shume njerez e hengren se do prodhohet mishi djathi buka nga hekurat e nafta pripagande dhjetra vjeçare , kete po ben edhe Rama e ka marre per siper vete rolin propagandistik duke jua mbushur mendjen njerezve person per person te mirat qe do sjellin plehrat eshte si gruri thote dhe populli qe jeton me ankthin e mungeses se bukes gjithmone do me besoje thote qe te shfajsohem para atyre njerezve qe nuk e ndiejn mungesen e bukes .Metalurgjiku ne vend te bukes solli varferine me te madhe dhe shume shpenzime ne ndertimin e asaj katrahure pa fryt .Edhe buka e ketyre plehrave nuk do jete kaq produktive qe do sjelli mirqenje kjo dihet , por habia eshte se Rama e ka humbur llogjiken dhe eshte duke kaluar krize personale nga menyra se si don te mbroje nje gje qe nuk ka nevoje qe te beje gjithe kete lodhje .Plehrat le te vijne dhe te bashkohen plehra e qelbesira dhe ta fshijne kete qeviri plehrash bashke me kryplehun Rama qe e qelben me ere vendin .

  6. vezhguesi says:

    Mbulo mbulo diellin me shoshe tani. Dhe sikur te jete sikunder pretendon ti ti e ke humbur tej e tej besimin se ben pune te mira dhe je super i korruptuar e blere si kryeminister. Shto dhe aresytemin tend qe the qe mafia e plehrave shfrytezon vendet e varfra dhe depoziton brenda legales dhe mbetje toksike gje qe e the me te drejte sot e shkele pa pike fytyre po ti vete.
    E si mund ti besojne njerezit nje pafytyresie te tille e ne nje shtet qe u be sekush te ike nga syte kembet?
    Kot harxhon fryme e mund nuk te beson me njeri se e ke dhjere kudo punen e ska si ta rregullosh vetem ketu.

  7. temp says:

    Analogjia eshte e thjeshte. Te pasurit nuk kane kohe te merren me reciklimin e plerave pasi nuk duan te behen pis dhe ora e punes i kushton shtrenjte, prandaj i marrin plerat ne nje qese dhe i hedhin tek kazani. Tek kazani eshte pjesa tjeter e shoqerise qe ben reciklimin, pasi nuk kane pune dhe nuk e kane problem qe te punojne ne pisllek.
    Ne rastin tone, te pasurit jane vendet perendimore te cilat nuk kane fuqi punetore aq te lire qe te mund te bejne nje recikling te perkryer, prandaj na i nisin plerat me “qese”. Ne i perkasim anes tjeter te europes, qe pret ke kazani me shprese se mos pasaniku hesh ndonje gje me vlere. Nese dikush mendon qe biznesi i plerave eshte super atehere i shkreti, i perket asaj pjese qe pret ke kazani.
    Do lulezojne fabrikat e “perpunimit te plerave”, ashtu si universitetet. Do ti bejne gare njera tjeters.

    1. Adi says:

      Bravo per komentin! Gjate ketyre dekadave shqiptaret (per injorance te tyre dhe qeverive qe i drejtuan) e humben cdo shans te zinin nje vend pak me te larte ne zinxhirin e ekonomise boterore

  8. lam says:

    Te gjithe njerezit nuk jane njelloj; nuk kane te njeten inteligjence. Njezit me inteligjens te zhvilluar krijone burimet e jetese psh nepermjet zhvillimit, prodhimit dhe shitjes se paisjeve te zhvilluara teknologjike. Ndersa ata me inteligjence te ulet pastrojne apo mbledhin plehrat sepse punet e tjera i kane marre njezit me inteligjence me te larte.

  9. Gasper says:

    Ky karagjoz Kryeminister deri dje thoshte se e detyronte BE-ja per plehrat, tani thote se nuk na detyron askush qe te mbledhim plehrat e Botes. E kam thene edhe njehere, duhet qe ta holloje pak vizen se ka lajthitur fare. Po mire o Kaqoli i Anetes, kush na garanton ne qe me pretekstin e plehrave, te futen ne Shqiperi edhe mbetje radioaktive per depozitim te perhershem. Ne fund te fundit edhe ato mbetje nga centralet berthamore jane. Kush do ti verifikoje dhe kontrolloje plehrat, keta qe jane shitur koke e kembe me fis e farefis?

  10. mirel says:

    Tani e sigurove vendin e pare ne fund te koshit.
    Ka plera dhe plera. Ato qe do te sjellesh mund ti quash te riciklueshme sa te duash, tinuk duhet te riciklohesh me.
    Ti je ajo lloj plere djegia e se ciles i ben mire ambientit dhe mireqenies.
    Sa per ato testimet radioactive, na e ke mbushur mendjen. Si xhepat e tu dhe te qenerise Ahmetaj qe te vijne nga pas.
    Justifikoni cdo gje, por pisllekut qe po beni nuk do i shpetoni dot.
    Duheni shqyer me katersh ne mes te Kuvendit.
    Ndryshoni ligjin per kontratat dhe koncesionet me kompanite e huaja.
    Hiqni varesine nga HGA.
    Nepermjet ketij institucioni po grabisni shqiptaret.
    Plera gazetare. E zhduket artikullin e Amerikanit per TAP. Atje e nxirte hapur skemen mafioze me te cilen shteti vjedh shqiptaret.

    1. Pelasgian says:

      Si e ka emrin ky amerikani?

  11. aqif tahipi says:

    O Edo mos i pirdh shume keta shqupisto analisto ambientaliste. Pasi dolen superhumbes edhe ne bastionin e dibres tani po kapen si i mbyturi pas fijes se barit ,me gjoja ambientalizmin e tyre per te hequr vemendjen nga humbja e dibres. Mos e vrit fort mendjen se nuk e rruan kush per lylin dhe gjithe mediatket qe i lepijne bolet sal lylit. Nuk kane fytyre keta vemje te flasin per mbrojtje mjedisi pasi shfarosen per 25 vite ,pyjet ,kafshet e egra dhe token e bukes me ndertime pa leje.

  12. lina says:

    per komentuesin agon: ben shpjegime qe injorantet si puna jote te qetesohen!!! E tmerrshme eshte se cfare u kane futur keto organizatat e leshit, apo media ne koke ketyre njerezeve. Hiqeni nga mendja o njerez, behet fjale vetem per lende te riciklueshme qe blihet ne burse edhe asgje me teper!! gjithe te tjerat jane pallavra me oke. Ligji e ka qarte qe behet fjale: me plastike, leter/kartona/ dru edhe alumin. Te tjera jane vecse genjeshtra. Pra u njohet e drejta te kene lende te pare nje industri te tere te ligjshme, ashti si edhe atij qe improton, lende ndertimi< apo miell? Nje peytje kam per ju hapni panik: cfare pengon tani te improtohen mbatje radiaktive???? cfare i pengon qe te futen si lenede ndertimi pssh? E kuptoni qe po behet nje fushate e tere disinformimi edhe keq informi, per arsye politike, ne kurriz te shume familjeve qe ushqejne femijet me kete pune!!! turp tju vije per mendjengushtesine edhe ligesine qe ju karakterizon!

    1. mirel says:

      Shko moj buce. Shteti nuk po ushqen dot familjet me naften, dashka ti ushqeje me plerat. Qe do punokan sipas Ramutit dy dite ne jave..me kaq fo mbakeni familjet me buke ju.
      Kerma

    2. Adi says:

      Vete kryeministri yne, qe llafet i ka te bukura po punet i ben mbrapsh, ka thene qe nuk ka me keq se mungesa e aspiratave. Kjo eshte ajo qe aspiron ky zoteria dhe ndonje debile so ti?! Te jemi zinxhiri riciklues i ekonomise europiane?!

  13. igli says:

    ky p..duhet te largohet si kryeminister me gjith ata banden e parlamentarve qe tradhetuan kte vend kta do mbahen mend si tradhetare
    po na tregon plerat tani c jane ec na meso ti dhe plerat e mira apo te kqija
    ky te ben budall fare dole lakuriq fare me kte qe po ben do maresh shpejt denimin nga populli referendium dhe ju s keni te drejte te beni cte doni per te mbush xhepat tuaja me para ne kurriz te popullit nje pyetje kam po ku do digjent e perpunohet plastika????? po kanocet jane alumin po e di ti qe kjo industri ben tym zmog eshte e keqe kur ne mund te zvillojme industrin e turizmit dhe te lehte. e di ti qe mes ktyre plerave kushedi tjeter cdo na vine kur ktu te ne eshte rumpall kudo s ka shtet fare dhe me kte ligj qe ti ben ju hap rrugen me shume mbetjeve te demshme kancerogjene etj . kaq te mire jane italianet gjermanet ruset e gjth vendet e europes se ti sdo as te nje shteti po thua te gjithve ju marrim plera ne mbetje riciklimi si i quan ti cdo djege apo riciklim ka tym e skorie ka skorie qe eshte kanceroze dhe s perpunohet me 30 per qind ngel skorie dhe ajo eshte kancer i gjall e para dhe dyta nje vend si ne i virgjer pse duhet te biem kto mbetje qe ti quan riciklimi /kur ata kane mjete dhe fabrika ne itali apo tjeter shtet ti bejn atje si dhe i kane ber deri tani apo ti po tregohesh bujar me te huajt .pse s bie ti te huaj te hapin vende pune per industrin ushqimore ap te tjera te lehta bio pastra por mbetje .kete radhe e ke te kote se do perballesh me nje popull te tere behu gati beteja jote eshte e humbur kete here dhe do marresh pergjigjen qe meriton se shume tu ngrit hunda lart por do biesh shpejt nga kali me kte qe bere kupa jote eshte mbush me kohe.REFERENDIUM PER CDO CESHTJE QE PREK JETEN E QYTETARVE TE NJE POPULLI DHE JO NJE PARLAMENT KU JANE TE GJITHE TE MBLEDH DHE BEJE SI DUAN VETE PER CA PARA. QE I NDAJNE MES TYRE.

    1. Lugati says:

      Ooooooo lugatttttttt ke hik per leshh..jasha ripjelllja …burg sala burg sala hajahahaaaaaahaaaaaaaaa..sa fallco je mer lugattttttt

      1. Rama dhe Meta kunder Reformes says:

        Injoranca ka zanafillen Jo me Turkun por komunizmin e plehrave te kuqe.

  14. enter"" says:

    Niveli I interligjrences se popullit tone te le per te deshiruar. te gjithe papritur behen ambientaliste dhe “te ndjeshem” ndaj njeproblemi qe per Shqiperine nuk do sjelle asnje rrezik apo pasoje.

    1. mirel says:

      Foli dhe kjo tagjia minorikare

  15. Pelasgian says:

    Plehrat me te rrezikshme jeni ju o karaputanat e kurvamentit. Ju jeni te pariciklueshem,jeni per t’u groposur ne nje tjeter planet .

  16. seriozi says:

    Vetvrasja jote politike mendoj se eshte ligji i plehrave . Bej dicka dhe terhiqe se pervec atyre qe jane paguar ske asnje tjeter me vete

  17. ........ says:

    KTA te PDse mos gezohen kot se po iken RAMA e po i kthehet lumturia parajsa humbur ktyre donkishotve te PDse luli me saliun , mos u lodhni kot ata nuk do kthehen me kurr ne pushtet vetem ne qoftese ky popull i ben varrin vetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje