20 vite më parë ajo u zgjodh Miss Universe dhe ishte një ndër vajzat më sharmante të kohës.
Por pak kohë pasi Miss Venezuela Alicia Machado fitoi titullin, ajo nisi të shëndoshej.
Dhe Donald Trump në atë kohë nuk ngurroi ta quajë “Miss Dosa”.
Gushtin e kaluar ajo ka marrë shtetësinë amerikane dhe ka deklaruar publikisht se do të votojë për Hillary Clinton.
“Trump më ka poshtëruar, ai nuk di si të sillet me femrat dhe s’ka respekt për njeri”, tha 39-vjeçarja venezueliane Alicia Machado.