Pak pas nisjes së debatit presidencial midis kandidatëve Hillary Clinton dhe Donald Trump në SHBA, shikuesve iu ka rënë në sy një gjest, i përsëritur nga kandidati republikan gjatë gjithë mbrëmjes.
Trump është vënë re teksa rrufiste hundët gjatë gjithë kohës, ndërsa për këtë është vënë në shenjestër të kritikave nga shumë komentues në mediat sociale.
Disa prej tyre kanë vënë në pikëpyetje shëndetin e tij, duke shtuar se veç taksave Trump është duke i fshehur publikut edhe diçka tjetër.
Ndërkohë, Howard Dean, ish-kandidat për president, ngre pyetjen: “Vini re se si Tump rrufit hundët gjatë gjithë kohës. Përdorues kokaine ndoshta?”
Në debatin e parë mes kandidatëve presidencialë, u vu re një Donald Trump i tërhequr në mbrojtje, ndërsa kandidatja demokrate Hillary Clinton, pavarësisht problemeve dhe akuzave, arriti ta manaxhonte mjaft mirë debatin
Kuptohet dhe gjat debatit me kundershtaren qe nuk arrin te perqendrohet,Trapi
Keshtu thote CNN. Ai e mbyti Hillarine
Ky, Trumpi (Trapi), ka te njejten karakter, psikologji,…si Salihi; imbecil e k*qe gomari.
Mjaft o shqiptare specialiste per te gjitha. Tani po gjykoni edhe politiken amerikane. Nje e korruptuar deri ne fyt, qe te palarat po i dalin cdo dite nuk mund te beje Ameriken.
Eshte koha per ndryshim. Mesohuni me ndryshim dhe jo duke mbajtur mbi supe plehra si Sala, Basha, Nano, Rama per me se 25 vjet.