Një video e dhimbshme e postuar së fundmi në internet, shfaq momentet e tmerrit të luftës së përgjakshme në Siri, ku shihet një baba duke vajtuar vdekjen e të birit, trupi i të cilit nxirret nga rrënojat në qytetin Aleppo, që çdo ditë është objekt i sulmeve ajrore.
Në videon shokuese, shfaqet momenti i dhimbshëm kur një burrë lufton me gjithë forcën që të kapë trupin e pajetë të birit, që nxirret nga rrënojat e ndërtesës nga zjarrfikësit, transmeton Telegrafi.
Trupi i pajetë i djaloshit shihet i mbuluar në gjak dhe pluhur, i “varrosur” nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara gjatë sulmeve ajrore.
Ndërkaq organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kryqi i Kuq, kanë bërë thirrje gjatë të martës që dhjetëra të sëmurë dhe të plagosur të evakuohen nga Aleppo, përmes një korridori të sigurt pasi kanë nevojë për ndihmë urgjente.
ju vrafte allahu