Athina në alarm pas deklaratës së Erdoganit se “Greqia na mori ishujt”. Tsipras: Dyshimi i Ankarasë, i rrezikshëm

30 Shtator 2016, 23:34Rajoni TEMA

Kryeministri grek Alexis Tsipras, pas një mbledhjeje urgjente të Këshillit qeveritar për Mbrojtjen dhe Politikën e Jashtme, duke iu përgjigjur presidentit turk Erdogan, ka deklaruar se dyshimi që Ankaraja ka hedhur së fundmi mbi Traktatin e Lozanës, i cili vendosi përfundimisht dhe në mënyrë të qartë marrëdhëniet greko-turke dhe statusin e detit Egje, është i rrezikshëm si për të dy popujt, ashtu edhe për të gjithë rajonin.

Duke folur, pak kohë pasi Këshilli kombëtar i Sigurisë së Turqisë ka rekomanduar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar në thelb rishikimin e Traktatit të Lozanës të vitit 1923, duke e kritikuar atë si një marrëveshje që ka përcaktuar në dëm të Turqisë kufijtë e sotëm, e duke thënë se ishujt e Egjeut iu dhanë atëherë padrejtësisht Greqisë.

Menjëherë ka reaguar diplomacia greke, që ka dënuar këtë deklaratë, Ministria greke e Mbrojtjes, të gjitha partitë politike, e po ashtu edhe mediat.

Edhe Komisioni Europian është pyetur nga një eurodeputet i konservatorëve grekë se, çfarë qëndrimi ka për deklarata të tilla sfiduese ndaj traktateve ndërkombëtare. Po ashtu, edhe Berlini zyrtar, nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme që është pyetur për këtë pozicionim të Erdoganit, ka theksuar në një deklaratë sqaruese se, nga këndvështrimi i Gjermanisë marrëveshja e Lozanës vazhdon të jetë në fuqi.

Traktati i Lozanës, i nënshkruar më 24 korrik të vitit 1923 nga Greqia, Turqia dhe vende të tjera që luftuan në Luftën e Parë Botërore, ishte një traktat paqeje që i ka dhënë fund luftës greko-turke dhe vendosi kufijtë e Turqisë moderne. Me një marrëveshje të veçantë midis Greqisë dhe Turqisë u vendos shkëmbimi i detyrueshëm i popullsisë midis dy vendeve dhe demilitarizimi i disa ishujve të Egjeut.

Shkëmbimi i pakicave shkaktoi lëvizje të mëdha të popullsisë, pasi nga Azia e Vogël (Anatoli apo Anadolu sipas grekut e turkut) u shpërngulën për në Trakën Lindore në Greqi rreth 1 milion e 650 mijë shtetas turq të krishterë, e nga Greqia për në Turqi rreth 670 mijë qytetarë grekë myslimanë, një pjesë e të cilëve ka qenë popullsi shqiptare.

10 komente në “Athina në alarm pas deklaratës së Erdoganit se “Greqia na mori ishujt”. Tsipras: Dyshimi i Ankarasë, i rrezikshëm”

  1. Dule biondi says:

    Perse i djeg grekut? Sa shqiptare vrau apo deboi dhe vendin e tyre u mundua ta mbushte me korrozinjte e Pontit?

  2. zz says:

    Nje pordhe e Erdoganit ne Ankara mblidhet Keshilli Kombetare “grek” hahahahaha “trimat e Helades” hahahahaha breket gjithe jetes plot i kane pasur por bejn edhe te “fortin” keto sorra anadollake

    1. Qipro says:

      Fiks fare..pale me fillu me dhi ky

  3. genti says:

    o turq qe su bete njehere njerez, kane kaluar 100 vjet, ca shihni prapa? edhe thoni pse sju do evropa, po ctu doje o fare e keqe.

    1. Qipro says:

      Ej mer gent mer gent vetem shqiptar sje ti..kur thojn kta siper prit se skeni pa gjo ala mo te bukrat duhet te vin

  4. "greqia"eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar says:

    Korfuzi eshte toke shqiptare keni per te paguar per kohen qe e keni shfrytezuar,dhe per ta dorezuar .E kuptoni o qente e jonulles se jeni “shtet”artificial .Duhet te punoni 100 vjet per te lar demet qe i keni shkaktuar shqiperis. Nuk mund te krijosh shtet duke degjuar jonull kurven

  5. Pellazgos says:

    O dule,shikoni ha…….ne tende njehere dhe kur te kesh kohe merru me problemet e te tjere,sidomos te Grekeve.
    E them kete,mbase ke degjuar per nje Civilizim Greke,Greqi te Lashte,Magna Grecia,Mithollogjia Greke,Theatro Greke,Demokraci Greke,Olimpiaqes Agones,5 Mrekulli te Botes pa perfshire qindra te tjera si Parthenoni apo Alfa Beti,Gjuha e Perendive,e Shkences,e Filozofise,e Mjekesise,e Kultures dhe Civilizim it.
    Prandaj respekto veten dhe te paret e tu po ke pak memorje kur ze Turqine ne goje.

  6. Alban Hamzai says:

    Sulltani I ri Erdogan e ka harruar Mareveshjen e Shevron qe I jepte Greqise gjithe bregdetin e sotem turk te detit Egje(qe ne kohet e vjetra ishte mbushur me qytete greke) dhe Konstandinopolin(3 vjet para mareveshjes se Lozanes) dhe nuk u zbatua vetem se u rrezua sulltani turk.Ja pergjigja qe kryetari I Partise Popullore Republikane Turke z.Qemal Kilicaroglu I jep Erdoganit:Leri fjalet Erdogan.Mareveshja e Lozanes ishte e drejte ,prandaj dhe u firmos nga Turqia.Por shiko qe gjate qeverisjes tende Greqia ka marre edhe 16 ishuj te vegjel dhe ka ngritur flamurin grek”.Korfuzi eshte toke shqiptare sepse ne nje foto,ne mes te qindra njerezve te veshur evropiance ,ishin dhe dy veta me thika ne brez e njeri me qeleshe te bardhe e tjetri te zeze.Ju lutem botoni komentin tim!

  7. @ says:

    Fakti qe shume shqiptare jane kaq te lidhur shpirterisht me Turqine, qe na pushtoi per 500 vjet, i vetmi komb i Ballkanit qe u degjenerua nga pushtuesi turk deri gati ne zhdukje identiteti, me asimilimin etnik dhe fetar, duke mos lejuar perdorimin e gjuhes shqipe, simboleve kombetare, etj. eshte nje tregues qe kjo bashkesi nuk ka lidhje te forta gjenetike (ADN-je) me iliret ose shqiptaret autoktone. Ky problem krijon percarje ne popull dhe rrezik kombetar duke na bere ne nje shoqeri vulnerabel dhe jo te afte per te ndertuar shtetin.

    1. undefined says:

      Njerezit vuajn per leka ti vuan per mend nuk ka mbetur ndjenja kombetare shqiptare si dhe ADN e tyre te komentohet nga disa inferior qe nuk e dine as vete cfare m…jane ju ka ngecur disku akoma tek turku hapni syte more palla kkkk nuk shifni me larg se dera e Shpise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje