Ambasada e Kosovës në Shqipëri, me anë të një njoftimi për media bën të ditur se të hënën, presidenti Hashim Thaçi do të dekorojë shkrimtarin e njohur shqiptar Dritëro Agolli.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, më 3 tetor, në ora 14:10, do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli dhe me këtë rast do ta dekorojë shkrimtarin shqiptar për kontributin e tij në letërsinë shqipe, si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Tiranë.
Sipas këtij njoftimi, Thaçi po ashtu do të dekorojë edhe personalitete të tjera shqiptare nga fusha e kulturës dhe shkencës për rolin e tyre të veçantë në shërbim të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Veç Dritëro Agollit, Presidenti i Kosovës do dekorojë edhe 13 të tjerë, disa pas vdekjes.
Burime nga Prishtina bëjnë të ditur se të hënën me Urdhërin e Pavarësisë do të dekorohen:
Dritero Agolli
Xhevahir Spahiu
Moikom Zeqo
Shaban Sinani
Ekrem Bardha
Vladimir Prela, pas vdejes
Sabri Godo, pas vdekjes
Ndërsa, me Urdhërin Presidencial për Merita do dekorohen:
Naim Zoto
Agim Doçi
Gjok Beci, pas vdekjes
Eduard Mazi
Fatime Sokoli, pas vdekjes
Edmond Zhulali
Pena e DRTITERO- nuk njeh moshe…
Pena yte, shpatezhveshur .
Si serioz, si per te qeshur.
Vargun tend, patos Naimjan,
Pret lexuesi me endie an’e kend.
Ne te tuat vargje, te tuat poezi
Gjithkush s’sheh moshe, vec poezi.
Sa i tabanit, aq edhe universal,
Mbi te gjitha””shqiptar per shqiptaret”
Tirane Nendor 2011 Dhimiter M. Xhoga (G.N.D.