Ai është gazetar i njohur i sportit, ka shkruar dhe botuar shumë libra, ka marrë disa tituj mirënjohjeje dhe vlerësime për kontributin e tij por mbi të gjitha është një “tirons”me të gjithë kuptimin e fjalës. Ka lindur në Tiranë në një familje autoktone me tradita atdhetare e vendosur në këtë qytet qysh nga themelimi. Ka ndërtuar jetën e karrierën e tij të lidhur ekskluzivisht me Tiranën. Ai më së shumti njihet si gazetar i skuadrës bardheblu por nëse pyet tiranasit, emrin e tij e lidhin me shkrimet për traditën e kryeqytetit, nostalgjitë, shtëpitë e vjetra, rrugët e njohura që kanë mbetur në kujtesë e shumë të tjera që kush më bukur se Bedri Alimehmeti mund t’i tregojë. Nuk e ndjek dhe madje e urren “Ramadan Kafshën” në Portokalli pasi sipas tij një korçar nuk mund të imitojë dot një “tirons”. Si një dëshmitar i viteve të shkëlqimit të Tiranës, i rrugës “Broduej”, Bedri Alimehmeti ka çtë thotë për Tiranën e tij të nostalgjisë. Në një intervistë për tesheshi.com ai sjell Tiranën e dikurshme dhe atë të sotmen parë nga këndvështrimi i një autoktoni.
Alimehmeti, sa e vështirë është të jesh “tirons” në një qytet kur ka aq shumë banorë nga të gjitha zonat e Shqipërisë?
Më së shumti më pëlqen të më thonë vetëm kaq “tirons” e asgjë më tepër, edhe pse nëpër të gjithë ambientet e qytetit tim të dashur njihem si gazetar i skuadrës bardheblu dhe si shkrimtar i tironsave”. Pra me pak fjalë, ndihem i lumtur dhe shumë krenar që jam bir i kësaj treve të begatë, me vlera të pakrahasueshme njerëzore, atdhetare, kulturore e artistike. Nisur nga këto që thashë në mënyrë absolute nuk e kam aspak të vështirë të ndihem “tirons”. Unë jam në vendin tim, në pronat e mia në qendër ose më saktë në “zemër” të kryeqytetit trashëguar brez mbas brezi, një pjesë të konsiderueshme të të cilave jemi në pritje për të na u kthyer. Ndërkohë dua të theksoj faktin se kudo që shkoj e hyj e dal ndihem i nderuar e i respektuar në mënyrë te veçantë nga bashkëqytetarët e mi, të cilët i dua shumë, por edhe nga shokë e miq nga krahina të ndryshme të trojeve shqiptare, që jetojnë e punojnë në Tiranë.
Ju keni kaluar rininë në Tiranën e “Broduej”. Si ju erdhi ideja të shkruani një libër? Si ka qenë në një përshkrim tuajin rruga më e famshme e Tiranës në vitet ‘80-të?
Së pari dua të them, që rruga e Dibrës pra “Broduej” ndodhet në hapësirën e lagjes time “Ali Efendi” kështu qe emërtuar në gjenezën e saj, mbas vitit 1944 mori emrin “Vojo Kushi”, më pas Lagja nr.4 kurse tashmë së fundi njihet si qendra administrative nr.9. Në këtë lagje ku përjetësisht janë përqendruar të parët e familjes time brez mbas brezi, jam lindur e rritur. Edhe shkollimin po në këtë lagje e kam kryer: atë 7-vjeçar në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, që ndodhet edhe sot pranë teqes së Dervishe Hatixhes shenjtores së qytetit, kurse të mesmen pak më tej në gjimnazin “Sami Frashëri”, ku pati fatin të jem ndër maturantët e parë në vitin shkollor 1962-1963.
Dhe jo më kot i përmenda këto fakte, madje e bëra enkas për t’iu treguar se pikërisht në vitin 1993, kur do mblidheshim në shkollë për të festuar 30 vjetorin e maturës, teksa përgatisja ngarkuar nga grupi organizator fjalën e rastin, pikërisht në atë fjalim të shkurtër ndër të tjera kam përmendur për herë të parë “Broduejn”. Pak ditë më pas u ula edhe shkrova më gjatë, shkrimin po atë pasdite e dërgova në një periodik të asaj kohe, dhe çuditërisht të nesërmen e pashë të botuar pa i hequr asnjë presje. Shokë e miq më uruan dhe kontaktet me ta më dhanë shtysën e duhur për të rrëmuar, e për t’u thelluar edhe më shumë në ato vite të jashtëzakonshëm, që ne patëm fatin të përjetojmë, për të cilët në Europë thuhet ende: “Vitet ‘60-të, ata që nuk i mban mend nuk duhet t’i kenë jetuar”. Dhe kështu kapitull pas kapitulli, të cilët i botoja herë pas here u kompletua ky libër, që tashmë pas më shumë se dy dekadash ka marrë formën e tij të plotë, padyshim voluminoze dhe pritet të dalë nga fundi i këtij viti. Ndërkohë pak kohë më parë “Broduejt të Tiranës” i parapriu një vëllim me poezi “Kjo këngë për ju” (Duke dëgjuar çelentanon), i cili doli në dritë falë këmbënguljes së shokëve e miqve të mi. Them kështu, sepse personalisht nuk kisha ndër mend t’i publikoja. Të kuptohemi drejtë ishin poezi, që i kisha shkuar nga mosha 13 deri në vjeç.
Pra nuk bëhej fjalë për arritje në drejtim të nivelit artistik. Por, shokët ngulmuan duke i konsideruar ato si një ditar poetik të viteve të shkollës. Poezitë nuk i preka fare, i lashë ashtu siç i kisha shkruar kam bërë vetëm ndreqje gabimesh apo kam sjellë në kohë ndonjë fjalë a shprehje. Vetëm kaq. Libri doli në dritë. Madje u prit ngrohtë dhe mua tashmë më vjen mirë. Veç kësaj disa shokë, njohës të gjuhës esperanto para pak kohësh e përkthyen në këtë gjuhë.
Vërtet Xhon Rid, autori i tregimit “Një natë në Broduej” ishte shkrimtar i njohur komunist amerikan, madje e dinim që ai ishte edhe autor i librit “Dhjetë ditë që tronditën Botën” shkruar enkas për revolucionin ruso-bolshevik të tetorit 1917 por në ato faqe ne arritëm të krijonim një imazh për Broduej e New Yorkut.
Suksesin e atij libri e tregon fakti i shitjes në kohë rekord. Çka flet për etjen e madhe që kishim ne të rinjtë e asaj kohe, për të mësuar diçka më shumë për atdheun e Elvis Preslit, Frenk Sinatrës, Merilin Monros, Marlon Brandos, Bill Hallejt, Otis Redit, Çobi Çikerit etj, për të cilët ne arrinim të mësonim paksa vetëm nëpërmjet radios. Në bisedat tona ky libër qe i pranishëm çdo natë, derisa një mbrëmje tek po shëtisnim nëpër trotuaret e rrugës tonë të dashur, dikush nga ne tha: “Na mbytën këto emrat rusë, ngado që të ecësh, e ngado që të kthesh kokën vetëm ato ndesh; pastiçeri “Moska”, bar “Krimea”, hotel restorant “Odesa”, pastiçeri “Vollga-Don”, hotel restorant “Vollga”, foto “Moska” etj. Do të ishte vërtet bukur sikur rruga jonë, që vërtet nuk është rrugë teatrosh, por ama me këtë ngushtësinë e saj karakteristike, dendurinë e dyqaneve, me kalimtarët e shumtë, me pijetoret aq tërheqëse, ta kishte emrin “Broduej”.
Kaq tha ai dhe më vonë pasi dëgjuam Çobi Çikerin te Llaksi (siç i thonim ne stacionit radiofonik Radio Luxemburg, London ë1) me një radio-dore aty tek kioska e gazetave ngjitur me dyqanin e mishit të Lik Demnerit, kur u ndamë se kush tha: “Nesër po prap këtu te Broduej”.
Dhe sot e kësaj dite askush nuk e mban mend se cili qe ai, por kjo pak rëndësi ka. I rëndësishëm qe fakti, që kjo ishte një lloj sfide, që i bënim diktaturës komuniste, në kushtet e një terrori të egër. Ndaj edhe kënaqësia jonë qe e tejskajshme. Dhe këtë e bënim ne këtu e mbi pesë dekada më parë. Ne brezi i viteve gjashtëdhjetë, i dhjetëvjeçarit më të bukur të shekullit të kaluar, që ka mbetur i paharruar dhe nostalgjik në kujtesën e të gjithë atyre që e përjetuan.
Po emërtimet e rrugëve të tjera si erdhën?
Sheshi “Skënderbej” ishte “piketa” e parë, nga ku rruga e “Dibrës” niste zgjatimin e saj drejt malit të Dajtit. Dhe pikërisht tek kjo piketë zuri fill edhe emërtimi i ri “Broduej”, që i kishim dhënë ne, kreut të saj, teksa emërtimi “Rruga e Dibrës” sigurisht vinte nga thellësitë e shekujve, në kohën e udhëtimeve me karvane. Madje, nga ky shesh, që ne po e quajmë piketë nisnin edhe përzgjatimet e rrugëve të “Durrësit”, “Kavajës”, “Elbasanit”, “Shkodrës”, “Shëngjergjit” etj, të cilave menjëherë pas vitit 1944 komunistët e sapoardhur në pushtet shpejtuan t’u jepnin emërtime të reja. Rruga e “Durrësit” u quajt “Kongresi i Përmetit”. Se ç’lidhje kishte ajo me atë kongres një Zot e di, aq më tepër kur nuk të çonte drejt Permetit(!). Rruga e “Kavajës” mori emrin “Konferenca e Pezës”. “Labinoti” u pagëzua rruga e “Elbasanit”. E çuditshme, rruga më e rëndësishme e kryeqytetit mbante emrin e një fshati të humbur, ku na qe formuar shtabi i përgjithshëm i ushtrisë shqiptare (10 korrik 1943). Ironike. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare ishte formuar tridhjetë vite më parë, më 4 dhjetor 1912, vetëm një javë pas shpalljes së mëvetësisë së Shqipërisë nga Ismail Bej Vlora dhe atdhetarë nga të gjitha krahinat e vendit. Rruga e “Shkodrës” u emërtua “Mine Peza” dhe e ajo e “Shëngjergjit” mori emrin e “Heroit të popullit” Ali Demi.
Ndërkohë duhet thënë se, edhe në kohën e mbretërimit të Zogut I, në emërtimet e tyre rrugët e Tiranës kishin pësuar të njejtin fat. Kështu rruga e “Kavajës” mbante në atë kohë emrin “Bulevardi Benitto Musolini”. Rrugës së “Durrësit”, mbreti i pati dhënë emrin “Nana Mbretneshë” në kujtim të së jëmës Sadijes, dalë nga dera e Toptanasve. Rruga e “Barikadave” ndërtuar nga vetë ai u quajt rruga “Elena Mbretëreshë”, njohur nga tiransit me emrin rruga “Mbretnore”, rruga “Qemal Stafa” kishte emrin e kryeministrit të atëhershëm “Koço Kotta” etj. Duhet thënë gjithashtu se, e vetmja rrugë që nuk ka pësuar tjetërsime në emërtimin e saj, nga dita e përurimit e deri më sot është rruga “28 Nandori”, e cila nis nga kulla e sahatit e deri tek varri i Kapllan Pashës. E para rrugë e asfaltuar në kryeqytet ndërtuar sipas standarteve europiane.
Pas vitit 1944 edhe rruga e “Dibrës” mori emërtim të ri, u quajt “Bajram Curri”. Po gjatë periudhës së mbretit Zog, ç’emërtim kishte pasur ajo? Nëpërmjet monografisë së orientalistit të shquar profesor Osman Myderrizit, titulluar “Tirana 1604-1937” botuar prej bashkisë me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë, e cila na ra në dorë pasi e kishim emërtuar rrugën tonë, mësuam se fill pas zgjerimit dhe rregullimit të trotuarit në një gjatësi 2200 m dhe gjërësi 15 m, nga viti 1925 deri më 1944, mbreti Zog e kishte pas emërtuar me emrin e të atit, “Xhemal Pashë Zogolli”.
Vërtet, përkimi kishte qëlluar i rastësishëm, po ndërkohë ai ishte edhe tejet domethënës. Nuk kishte gjë më të bukur, teksa emri “Broduej” i rrugës tonë të dashur tashmë përpos pështjellës së misterit njujorkez do të kishte edhe diçka mbretërore. E madje, sepse qe i tillë, nëpër trotuaret e kësaj rruge lëvizën heronjtë e romaneve të Kadaresë, Dritëroi i thuri vargje nëpër poezitë e tij. Dhe të mos harrojmë që të dy preferuan të banojnë pikërisht në të vetmen godinë të ngritur në të për banim. Në festivalin XI të këngës Sherif Merdani, me muzikën e Alfons Balliçit, kitarist i famshëm e virtuoz, që luante në orkestrën e “Vollgës”, të cilin enkas për ta dëgjuar shpesh herë ne braktisnim “Broduejn”, këndoi këngën “Rruga e Dibrës” (nuk guxonte kush në atë kohë ta quante “Broduej i Tiranës”). Më vonë në vitet 90-të, në një nga festivalet e këngës këngëtari Adhurim Demiraj interpretoj këngën “Broduej”, të cilën për fat të keq nuk e kemi dëgjuar më.
Çfarë mund të gjejmë në kryeqytet nga nostalgjia e vjetër?
Shumë pak gjëra. Fare pak gjëra kanë mbetur nga Tirana e vjetër. Në rrugën tonë të famshme, pra në “Broduej” kanë mbetur fare pak ndërtesa. Konkretisht hotel “Miniri” sot, që më parë quhej “Vjosa”, përballë tij paksa djathtas janë disa ndërtesa të familjeve tiranase arumune Buneci e Hobdari. Dhe asgjë tjetër. Pallati “Kadaresë” tashmë pas punimeve për unazën e vogël ka mbetur i vetëm, sepse ndërtesa e familjes Petrela, ku për shumë kohë ishte selia i INSING, po për të njëjtën arsye pra të unazës në fjalë u rrafshua. Me pak fjalë qytetit tim dalë nga dalë po i shuhet kujtesa. Thënë më qartë mua më mungon Tirana ime. Pazari i vjetër, një perlë e vërtetë, u rrafshua për hir të miqësisë me vendin e bolshevikëve rusë, po të ishte do të qe një nga zonat më atraktive të Tiranës. Më ka pikuar zemra kur një miniaturë të tij, e kam gjetur para disa vitesh, në Nikosia të Qipros. Si sytë e ballit e ruanin qipriotët, Makina kategorikisht ishin të ndaluara të shkelnin në kalldrëmet e tij, ku turistë nga e gjithë bota mahniteshin me bukuritë që ofronte. Ndaj siç thash më pikoj zemra kur i pashë. Imagjino të ekzistonte pazari i vjetër i Tiranës në këto kohë, ç’denduri turistësh do të kishte në kryeqytet.
Përfundimisht nga Tirana e hershme pak gjëra kanë mbetur. Kështu veçmas Xhamisë së Et’hem Beut, kullës së sahatit, kalasë etj, ka mbetur e paprekur një pjesë e mirë e qendrës administrative nr.8, pak fare nga nr.9 e nr.10. Konkretisht bëhet fjalë për disa vila, mes të cilave edhe ajo e familjes time. Por, gjithsesi Tiranës mund t’i vizitosh kalatë, të cilat ajo ndryshe nga treva të tjera të vendit tonë i ka të shumta, madje si rrallë kush ekzistojnë dhjetë të tilla. Dhe konkretisht, në qendër tek pedonalja “Murat Toptani” ndodhet kalaja e Tiranës dhe me radhë ajo e Petrelës, e Prezës, e Dajtit, e Ndroqit, e Presqopit më e lashta etj. Këto janë disa nga vendet që ju ofron qyteti im për të vizituar. Gjithsesi në disa nga veprat e mia si “Tregimet e Tironës”, “Mëhalla e vjetër”, “Tirana e përgjakur” etj, jam munduar t’ua sjell sadopak bashkëqytetarëve atë që u mungon.
Ju jeni dhe një gazetar i pasionuar pas sportit. Si ju duket Tirona dhe Partizani? Kur ishte periudha më e artë e futbollit kryeqytetas?
Në historinë e saj skuadra bardheblu, duke lënë atë të viteve 30-të kur pati fituar gjashtë tituj kampion, por ngaqë nuk e kam përjetuar atë periudhë është normale të mos flas, dua të veçoj dy epoka atë të viteve 60-të nën drejtimin e trajnerit Myslym Alla, ku fitoi katër tituj kampion me futbollista të tillë legjendarë si Halili, Frashëri, Kasmi, Ali e Osman Mema, Bukoviku, Bytyçi, Ishka, Hyka, Xhaçka etj. dhe befasoi në Champions League ekipe me emër si Standard i Liezhit (Begjikë), Kilmarnok (Skoci) dhe Ajaksin e Amsterdamit. Epoka tjetër është ajo e viteve 80-të nën drejtimin e trajnerëve Enver Shehu e Shyqyri Rreli, ku fitoi sërish katër tituj kampion me emra të mëdhenj si Minga, Kola, Muça, Josa, Alimehmeti, Lekbello, Mema etj, duke eliminuar nga kupat e Europës ekipe me emër si Linfilld i Irlandës së Veriut dhe Dinamo e Bukureshtit. Ndërkohë Tirana e Partizani të kohëve të fundit, për mendimin janë ende larg atyre që përmenda më lart, të cilëve nga skuadra e kuqe do t’u shtoja emrat e mëdhenj të Panajot Panos, Shllakut, Mustës, Shehut, Berishës, Ocellit etj
Jeni nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” për kontributin tuaj me shkrime për Tiranën. Si e pritët këtë vlerësim?
Më 29 prill të këtij viti Presidenti i Republikës gjatë një takimi solemn që organizoj në Pallatin e Brigadave me personalitete të komunitetit tirans më ka nderuar me urdhërin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Të them të drejtën e kam përjetuar me një emocion të jashtëzakonshëm, sepse tej modestisë nuk e prisja. Thjesht kur më bën më dije nuk pyeta, duke menduar se bëhet fjalë për ndonjë medalje “Mirënjohje” apo diçka tjetër dhe kaq. Duke u kthyer tek ai çast dua të theksoj se, përjetimi qe i përmasave të papërshkrueshme. Më saktë ishte një nga momentet më të bukura të jetës time. Padyshim kurorëzimi i atyre netëve pa gjumë deri në orët e mëngjesit, përkulur mbi makinën e shkrimit e më pas mbi laptop. duke shkruar pa pushim, për Tiranën qytetin tim të dashur dhe bashkëqytetarët e mi atdhetarë, artistë, sportistë, arsimtarë, humanistë, të përndjekur, të burgosur nga regjimi diktatorial deri dje mbuluar nga pluhuri i harresës.
Për të njohur një “tirons” të vjetër jemi mësuar të shohim personazhin e Ramadan Kafshës në Portokalli. Si ndjehet një tiranas kur sheh një interpretim të tillë?
E urrej atë personazh të stisur, ekzistenca e të cilit me sa duket është vetëm në trurin e atij aktori, që nëpërmjet atij zhargoni banal siguron mbijetesën e tij në skenë. Kur më qëlloi ta shoh për herë të parë, sepse nuk kam denjuar ta shoh më, pyeta për aktorin më thanë që është me origjinë korçare. Nëse mundeni, u thashë atyre që e njihnin, thojini për mua, që shumë vite më parë, ndërsa salla e teatrit popullor (sot kombëtar) shkulej së qeshuri nga batutat e Nikollaq Jorganixhiut, gruas së tij Olimbi dhe vajzës Afroviti në komedinë “Karnavalet e Korçës”, ai nuk reagonte fare, ngaqë i vinte keq që nëpërkëmbej aq shumë Korça e arsimit, e dijes dhe e kulturës.
Ka figura të Tiranës që nuk janë vlerësuar ende?
Sigurisht që ka ende. Tirana për mua është një “minierë e pafund margaritarësh” në brendësi të së cilës sa më thellë të futesh, e të rrëmosh aq më shumë margaritarë me vlera të pallogaritshme do të gjesh. Po për t’i zbuluar ato duhet punë dhe për t’i vlerësuar domozdoshmërisht duhet vëmendje e përkushtim. Deri tani në drejtim të vlerësimit të figurave e personaliteteve të Tiranës, është bërë jo pak, por mbetet ende edhe shumë e shumë për t’u bërë.
Keni një shkrim në mendje për Tiranën?
Për Tiranën unë kam në mëndje jo një shkrim, por disa libra. Veçmas “Broduejt të Tiranës” kam përfunduar në dorën e parë (pra të kuptohemi duhen rishikuar me kujdes) librat: “Tirana e artë e viteve 60-të”, “Sportistët e rrugicave të Tiranës” dhe një vëllim me poezi. Ndërkohë vijoj të shkruaj “Tregimet e Tironës”(2), esenë “Unë jam tirons” dhe prej kohësh romanin “Na ishte një herë Tirona”, për të cilin më vjen keq që ende nuk po e përfundoj, ngaqë nuk ndihem i kënaqur nga ç’kam shkruar.
Tesheshi.com
Shkrim shume i bukur dhe urime per pergjigjet qe ke dhene , me ben te ndjehem mire per kete, por vetem se gazetarja qe e ka pyetur ka dhene nje informacion te gabuar, familja Alimehmeti jane me origjine nga Dibra dhe kane ardhur ne Tirone si pasoje e luftes ballkanike.
Gjithashtu nuk ka folur asgje per familjen qe mban me te vertete Historine e Tirones. Nuk ka Histori te Tirones pa familjen e saj qe nga viti 1590 te vendosur ne Tirone. Si dhe ka harru te thote emrin e personit qe ndertoi Rrugen e Durresit, ate qe komunistet e quajten Kongresi i Permetit. Ku Historia e vertete eshte qe rruga per durres ka qene ajo e Mine Pezes dhe te conte atje ku ndodhet spitali ushtarak, ky ka qene edhe shkaku se perse spitali u ndertua nga italianet atje ku eshte edhe sot. Pra rruga e vertete per Durres kalonte nga Don Bosko dhe rrugen e vertete te Durresit sic e njohin te gjithe sot e ka ndertuae nje burre qe ka mbajtur me buke gjysmen e Tirones kur erdhen refugjatet nga lufta ballkanike ne Tirone , bile edhe familja jote i nderuar Bedri jeni strehuar ne te njejten familje qe ti me apo pa dashje nuk ja permende Emrin. megjithate perseri me vjen mire qe thua se je Tirons.
jam i sigurte se Bedriu po ta lexoje kete koment e di se per ke familje e kam Fjalen.
Sidoqofte i uroj shendet, nje jete te gjate e te qete ne qytetin tone si Tironca qe jemi.
Faleminderit per Shkimin na zgjove Nostalgjine e viteve te shkuara.
Qite pra emrin ta dime dhe ne..familja alimehmeti kon qene argat..dhe argatet me ato kohe mershin emrin e vet e bashkoshin me ate te agait.sidoqofte respekte per tironen
Bere mire qe i permende familjet vllehe te qytetit se atyre nuk i perket tirona po islamikeve si ty alimehmet, mehmet ali.
Z.Bedri ,mos urre Nje korçar qe flet tirançen, fajeso Tironsit qe nuk Kane tru te flasin tirançen….
O beno me sa i njof un tironsit lejne nuk bohen..edhe un kom rrespekt te vecante i kan te gjitha respekt..mmikprites…bujar…besnik..kto e kthejne ke feja lejeni se late nom i tirone ka s bohen dy..t fala ka shijaku tirone respekte
Kam nje keshille , qe une e quaj miqesore , ti vleresoe si te duah : Nuk ke moshe , per poezi . Te marresh me poezi , ne kete moshe te pengon , per gjykime realiste , sic eshte dhe romani , qe e ke per zemer . Poezia jote lexohet nga pak ose aspak njerez . Pershendetje : I. Foto
Hahaha puro Tirons anadollak haxhiqamil puro turk I mbetur ne shqiperi. Ke plot ne shqiperi te mesme keshtu purosh. .
EDHE UNE TE NJOH Z.BEDRI KEMI PUNUAR TE DY TEK SHIKU I SALI BERISHES TEK TEKNIKA OPERATIVE NE VITIN 1993 NE SHIKUN E TIRONES DHE UNE JAM TIRONS SHUME ME I VJETER SE JU MU ME KA LINDUR GJYSHI NE TIRON NE VITIN 1908 KUR ERDHE NE PUNE NE SHIK MBAESH SI I PERSEKUTUM SIKUR KISHE VUJTE SHUM TE GJITH TE VUJTE KEMI QENE MU ME LORGOJ NGA PUNA R.KARAPICI DREJTORI I SHIKUT DHE PER DY VJET E GJYSEM ASNJE LEKE NUK MORA NGA ASISTENCA REFORMA QE ME NXORRI NE LIRIM OSE LIGJI 24\1 KOM PUNU NE GREQI SI QEN DHE SU ANKOVA ASIHER KURSE DEL SI PERSEKUTUMI MOLL UNE JAM TIRONS I URTE NUK JAM LLAPAQEN EDHE NE UZINEN TIRONA KOM PUNU PARA USHTIE.
Si tirons i vjeter qe je a ke carac nshpi?
Po me vllain sa vjet ke qe sflet ?
Po i budall nshpi a e ke?
Po i ke kto je puro tironc.
A do vish ta vjelesh ti caracin o alb
Hahahahahhahahahhahahahhahahahah i madh je .
Fiks fare njeri i trash si tironsat.
Hi storia e asaj zone qe nddodhet Tirana sot esht se shum NGA ju qe hiqeni si tironza sot jeni thijesht pasardhs te kolonive osmane NGA irani.
Tirana mori emrin qe ka NGA kryeqyteti i iranit TEHERAN.
Kjo esht historija juaj e vertet.
Ik ore kkk hap ndonje liber e mos na caj trapin me idiotlliqe jevgjit po na trego ti se nga e mori e mrin Tirona ti je ma do mendja nga ata kopilat e Kishes se koqevyshkurit nga ata jevgjite qe ajo Kishe na i solli ketyre anave nga Anadolli i larget e sot na bejn “shqiptarin” ore zgjebs
MIR mer BEDRI mir, por ngado qe e sjell muhabetin nostalfgji per TIRONEN e kohes se diktatures ke sado qe e shan, por kjo tregon qe ai sistem sado qe bente ndetrtime gjerat e vjetra i ruante sidomos traditen, se pazari vjeter ne tiran ka qen deri gati ne vitet 80te dhe lagjet e tirones ne at koh nuk u preken fare duke ruajtur traditen dhe arkitekturen e vjeter, por sot te ter tironcit e tuj i shiten shpit trojet dhe tokat per te ber pallate per te fituar diçka nga ky biznes qe kto 25 vjet e zhduku tiranen tate dhe timen bashk nga faqja dheut dhe kur kerkojm vendin ku kemi lindur dhe jemi rritur ne tiran na duket vetja klandestin sikur kemi par vetem nje enderr te bukur se asdhenjegje nuk ka ngelur per be nga tirana e asaj kohe qe ti edhe un kemi nostaligji te pa par rrespekte BEDRI shkrim i bukur.
Nuk e di se per cfare bukurie dhe kulture flet ky miku por i sygjeroj te shikoj ca pamje te filmuara rreth viteve 30 dhe te me thote pastaj prrallat per Broduejn.
Une nuk e di per cfare bukurie dhe kulture flet ky miku por do i sygjeroj te shikoj disa pamje te rregjistruara te sheshit te Tiranes rreth viteve 30 dhe pastaj te na tregoj perrallat me Broduej.
Bedri po ti je turk,pse thu autokton,cunat e xhajes tat Krenari futbollisti dhe Luli u krenojshin para 10 vjetesh qe kishin nenshtetsi turke,ti ca ka bo e more pasoshin
Hik e bace se tu shperndane dhite hik e mlidhi se u err
Ku ka te drejte ka te drejte Baca Krenari thote gjithmon se kishte qef ta kishte emrin Reshit e jo Krenare
Nuk jane te gjithe tironas qe hiqen per te tille shume jane te ardhur dhe i thone vetes “tironas” tironasit e treves pra popullata e treves dallohet nga te ardhurit nga Mbiemrat ose llagapi sic thone tironasit po te shikosh tironasit e treves nuk kane “turqizma” ne mbiemrat e tyre dhe vijn qe te gjithe nga fshatrat e Tirones gje e kundert ndodh me te ardhurit qe kane “turqizma ” ne mbiemrat e tyre si ky Alimehmeti dhe shume e shume te tjere
O tr ca meresh me kto kto se kuptojme ca do me thone tirons..ky palla ktu siper thote ka mor emrin ka teherani o hajdar se mos jete e kunderta hik e pyte mamin dhe babe janullen si osht e verteta
Tirana ishte nje fshat i parendesishem deri ne vitin 1920 kur Kongresi i Lushjes e caktoi per kryeqytet. Gjate sundimit te Zogut u ndertuan ministrite si dhe disa rruge kryesore dhe Tiranes filloi t’i vinte era qytet. Me pas Tirana u shtua, u zbukurua dhe u shumua pas çlirimit te vendit. Pazari i vjeter, qe u prish kur u ndertua Pallati i Kultures, ishte nje lloj pazari allaturk, qe nuk kishte ndonje vlere kushedi se çfare. Ashtu siç eshte sot pazari gabit. Gjate ketyre 25 vjeteve te fundit alla shkerdhatokraci Tirana po transformohet si ato bidonvilet e Brazilit apo te Indise.
O katarakti o ari..edhe amerika kishte vetem shkurre e pluhun po ju shkrujne tjeret doni me mor pjese dhe ju
Mmuslumqen dhe mbeturina spermatozoide osmane
pse ky alimehmeti paska qen ke shiku I sal gazepit a?
ke pergjimet?
a ju dhjefsha mu n karakter ene ju “tironsve t vjeter”!
n koh te t kuqve na canit trapin duke shajt nen ze ata qe punonin per shtet ne ushtri a polici qe kishin kobure duke I cilsu “kaleca”
tash me t ju ardh rradha ju u bot sterkaleca!
yy bythqima!
kerkoni me gjet qime floku ke tjetri dhe nuk shifni traun e trungut te pemes se rrapit para syve tuj!
kshtu jan demokratet t gjith.
beni si them un e mos beni si bej un!
jua qifsha salen dhe kush e solli ate!
Nostalgji !
Tirana si çdo metropol,ndjek ritmet e saj te zhvillimit .
“Tironsit” dikur ne vitet 60-80,kane gezuar statusin e te privilegjuarit,ne Shqiperi.Ne keto vite,njerez pa vlera,kane gezuar kete status. Per te jetuar ne Tirane,mjafte femra te bukura, me shkolle,preferonin “tironsin” qyrash !
Sot “Tironsi” eshte ne minoranc,çdo qytetar shqiptar e ka mjafte te lehte te banoj ne Tirane,nuk I falet me djemeve te “Broduejt” apo te bllokut.
Konkurenca ka hapur mundesin e te jetuarit,te punuarit,duke lene pas nostalgjite e moshave rinore.
Aktori i portokallis,performon nje pjese te “Tironsit”,sigurisht jo ate te viteve 60-80,por luan bukur. Sot “Tironsi” I rruges se Dibres,eshte subjekt privat,tifos nostalgjik i brezit te pare te futbollisteve te 17 Nentorit(Mos e haaarrroo emrin),pse jo dhe biznesmen i sukseshem.
“Metrapol” ….OK ….ashtu sic thote dhe Gjini i portokalles meqe portokallen e kemi dhe ne teme.
S’ia vlen me u sha apo me sha tironsit apo tironen se pjeset e tjera te shqipordherise nuk jan me te mira.Kan qene,jan dhe me gjasa do mbeten nje MUUUT I MADH ne krahasim me cdo vend europian dhe ballkanik.
Mu me hik truni kur thone “Oh sa e bukur qe ishte dikur,oh cfare ndertesash kishte”. Sillni fotot pra …jo per gje por ende sot ndertesat me te bukura te Tirones tuaj Jan ndertesat e Italianve (ndertesa qe ne Itali as nuk do llogariteshin fare)
Tirona juj dhe cdo “qytet” i rrjepublikes shqipoordherise duhet te rindertohet nga e para se ato pallatet e enverit Jan SKANDAL FARE . Kurrfare bukurie nuk kan. Nuk kan bukuri as pallatet,as dyqanet,as hotelet. Edhe nji hotel i bukur qe kishit ( i ashtuquajturi 15 katshi) ishte ide dhe projektim Jugosllav. Te vetmet gjera te bukura (deri diku) qe kan qytetet shqiptare jan rrenojat antike,arkitekturen osmane te Beratit ,Gjirokastres dhe Prizrenit dhe sidomos kishat ortodokse dhe tek ktu ndonje kishe e vogel katolike.
Te tjerat jan LLUM E KALU LLUMIT.
Nji bythe mali i zi vec me Cetinjen ja fut cdo qyteti shqipordhac.
Ah zotnia juj Bedri …ai korcari qe ben ramadan kafshen ben edhe kapon ,nje personazh qe tall korcen me duket kshtu qe mos u nevrikaar shume se dikush ben humor me ju. Ai ben humor edhe me vendin e origjines se tij.
Ah zotnia juj Bedri …ai korcari qe ben ramadan kafshen ben edhe kapon ,nje personazh qe tall korcen me duket kshtu qe mos u nevrikaar shume se dikush ben humor me ju. Ai ben humor edhe me vendin e origjines se tij!
S’ia vlen me u sha apo me sha tironsit apo tironen se pjeset e tjera te shqipordherise nuk jan me te mira.Kan qene,jan dhe me gjasa do mbeten nje MUUUT I MADH ne krahasim me cdo vend europian dhe ballkanik.
Mu me hik truni kur thone “Oh sa e bukur qe ishte dikur,oh cfare ndertesash kishte”. Sillni fotot pra …jo per gje por ende sot ndertesat me te bukura te Tirones tuaj Jan ndertesat e Italianve (ndertesa qe ne Itali as nuk do llogariteshin fare)
Tirona juj dhe cdo “qytet” i rrjepublikes shqipoordherise duhet te rindertohet nga e para se ato pallatet e enverit Jan SKANDAL FARE . Kurrfare bukurie nuk kan. Nuk kan bukuri as pallatet,as dyqanet,as hotelet. Edhe nji hotel i bukur qe kishit ( i ashtuquajturi 15 katshi) ishte ide dhe projektim Jugosllav. Te vetmet gjera te bukura (deri diku) qe kan qytetet shqiptare jan rrenojat antike,arkitekturen osmane te Beratit ,Gjirokastres dhe Prizrenit dhe sidomos kishat ortodokse dhe tek ktu ndonje kishe e vogel katolike.
Te tjerat jan LLUM E KALU LLUMIT.
Nji bythe mali i zi vec me Cetinjen ja fut cdo qyteti shqipordhac!
S’ia vlen me u sha apo me sha tironsit apo tironen se pjeset e tjera te shqipordherise nuk jan me te mira.Kan qene,jan dhe me gjasa do mbeten nje MUUUT I MADH ne krahasim me cdo vend europian dhe ballkanik.
Mu me hik truni kur thone “Oh sa e bukur qe ishte dikur,oh cfare ndertesash kishte”. Sillni fotot pra …jo per gje por ende sot ndertesat me te bukura te Tirones tuaj Jan ndertesat e Italianve (ndertesa qe ne Itali as nuk do llogariteshin fare)
Tirona juj dhe cdo “qytet” i rrjepublikes shqipoordherise duhet te rindertohet nga e para se ato pallatet e enverit Jan SKANDAL FARE . Kurrfare bukurie nuk kan. Nuk kan bukuri as pallatet,as dyqanet,as hotelet. Edhe nji hotel i bukur qe kishit ( i ashtuquajturi 15 katshi) ishte ide dhe projektim Jugosllav. Te vetmet gjera te bukura (deri diku) qe kan qytetet shqiptare jan rrenojat antike,arkitekturen osmane te Beratit ,Gjirokastres dhe Prizrenit dhe sidomos kishat ortodokse dhe tek ktu ndonje kishe e vogel katolike.
Te tjerat jan LLUM E KALU LLUMIT!
Nji bythe mali i zi vec me Cetinjen ja fut cdo qyteti shqipordhac!