Rita Gjeka: Ramën e kam shok, por nuk e pranoj si kryeministër. Ai s'mund të tallet as me mua dhe as me Jozefinën

1 Tetor 2016, 09:12Kulturë TEMA

Rita Gjeka, aktorja e njohur dhe sot drejtoreshë e teatrit “Migjeni”, i kundërpërgjigjet në një intervistë kreut të qeverisë, pas deklaratës së tij në Parlament.

Rama përmendi emrin e Gjekës, si asistente e Jozefina Topallit, ndërsa tregonte për investimet në teatrin e Shkodrës.

Ja çfarë thotë Gjeka për Panorama:

E ndoqët fjalën e kryeministrit?

Nuk e kam parë drejtpërdrejt, por ma kanë thënë të tjerët. Nipi nga Holanda më nisi videon ku është folur për mua, sepse kam qenë në punë. Sot, nesër dhe pasnesër ne kemi rihapjen e teatrit me dramën “Nënë Tereza kur ishte Gonxhe” dhe gjej rastin të ftoj spektatorët që të kënaqen vërtet. Më thanë se çfarë dhe njëherë më mori gazi se mendova këta duan të na marrin edhe zanatin tonë, se bëjnë batuta dhe nuk mbërrita ta kuptoj fillimisht se për çfarë është fjala. Më pas pashë videon dhe kuptova se përse më kishte përmendur kryeministri, edhe replikën e zonjës Topalli, që nuk i heq asnjë presje asnjërit dhe as tjetrit. Unë jam mike e kryeministrit, sepse kemi mbaruar shkollën bashkë, kemi qenë shokë dhe në kohën kur ka qenë shok me mua, ka qenë krejt tjetër gjë. E pranoj si shok, por s’mund ta pranoj si kryeministër, sepse nuk mund të tallet as me mua në Parlament e aq më pak me Jozefinën, është utopi.

Si e cilësoni atë çfarë tha kryeministri për ju?

Si një tallje, se tani flet me kunja. Unë jam aktore edhe po kam zor ta them ty fjalën kunj. Deri aty nuk duhet të mbërrijë një kryeministër ose të paktën kryeministri që mendoj unë se duhet të jetë. Nuk është fjalë që duhet të përdoret në Parlament. Të na lënë në zanatin tonë, e bëjmë më mirë të qeshë popullin.

Sipas jush, kryeministri ka shkelur mbi shoqërinë tuaj shumëvjeçare?

Ai po shkel mbi shumë gjëra e jo më mbi shoqërinë që ka me mua tash 30 vjet. Sigurisht që shkel, ai nuk e ka fare problem këtë punë. I kam bërë ftesë disa herë Edi Ramës që të vijë në teatrin e Shkodrës, se thotë që kam dhënë për teatrin, por ka dhënë Fondi i Zhvillimit dhe jo Qeveria. Është shumë e vogël kjo shumë për të cilën kanë kontribuar për teatrin e Shkodrës, por është punuar shumë mirë për aq sa është dhënë dhe është bërë për emergjencë.

Cila ka qenë përgjigjja e kryeministrit për ftesën tuaj?

Ka qenë në Vermosh dhe prisja që të vinte, por tha se “jam në Vermosh dhe veç në fluturofsha se s’kam si me ardh”. Unë kam dashur që ai të vinte sepse thjesht kam pasur qejf ta ul te radha 2 dhe e jap kokën dhe e hedh se ai nuk mund të futet në radhën 2, sepse është shumë i gjatë. Unë kam kunatin aq të gjatë dhe i pres gjithmonë biletën për në teatrin e Shkodrës në një qoshe për të nxjerrë këmbët pak jashtë, sepse nuk rrihet. Me këtë nuk do të thotë se nuk ka komoditet shfaqja sonte, sepse spektatori na mirëkupton me gjithë defektet që mund të jenë.

E dinte se do të ulej në radhën 2, kur e ftuat?

Jo, jo, unë e kam thirrur veç ta ulja në radhën 2, nuk kisha hall tjetër, se nuk ke çfarë t’i kërkosh atij. Ka nxjerrë një status në “Facebook” edhe ka thënë ristrukturimi i plotë i teatrit “Migjeni”.

Nuk është i plotë ristrukturimi i teatrit “Migjeni”?

Është shumë pak, si të thuash 10% e asaj që duhet të jepet për ristrukturimin e plotë të teatrit “Migjeni”. Mos të futeshin punonjësit e Bashkisë Shkodër dhe gjej rastin t’i falënderoj sepse më kanë qëndruar afër.

Cili ishte raporti juaj me Ramën, kur ishit në shkollë?

Ishim shokë shkolle, flisnim budallallëqe, na kanë çuar edhe në polici, bënim zhurmë e kështu si të rinj që ishim, si fëmijë të mirë, si unë, si ai, nuk rrinim në një vend.

Ka qenë rebel?

Po, ka qenë rebel atëherë dhe është edhe sot edhe ai, edhe unë, por me kahe të ndryshme politike.

Kur jeni takuar më mbrapa pas viteve të shkollës me Ramën?

Ka qenë 5 vjet pasi kam mbaruar shkollën. Ka qenë viti 1990, me 11 nëntor, kur ai ka ardhur për herën e parë për meshën e parë te varrezat katolike të Rrmajit dhe jo me 4, siç ka thënë, po me 11 ka ardhur. E kam takuar unë në rrugicën time krejt rastësisht dhe jemi nisur të dy me të njëjtin qëllim në atë kohë për të shkuar në meshë.

Rasti i 2009-s, që Rama e përmendi në Parlament kur ju u takuat në Shkodër, si ka qenë?

Rasti i 2009-s ka qenë pak më flagrant, sepse unë sapo isha kthyer nga Italia dhe kisha një pasion politik të paparë në atë periudhë. Punoja në televizionin lokal “Rozafa” në atë kohë dhe gazetari Simon Shkreli që ishte aty në atë kohë e kishte thirrur për intervistë. Unë i dola përpara dhe më njohu: “U Rita Gjeka!”, tha dhe u rrokëm e u përqafuam prapë pas shumë vitesh. Më tha: “Ça bën këtu ti?”, “Punoj”, i thashë unë. Më tha: “Akoma për Jozefinën voton ti?”. Aty unë nuk pashë më asgjë, sepse nuk jam shumë e qetë kur më ngacmojnë si natyrë. Iu vërsula me gjithë litanitë që mundem me qenë duke i bërë me dije se ai as nuk mundet me e përmend Jozefinën, se është shumë larg Jozefinës, në daç konceptualisht, në daç me gjithçka. I thashë është babai jot që ka shkelur me këmbë familjen e Jozefinës për me mbet aty ku mbeti në ato vite të komunizmit deri kur nuk ke mundur ta lësh më kështu që ti nuk ke të krahasuar me Jozefinën, sepse i ke të gjitha gati prej babait gjithmonë.

Dhe cila ishte përgjigjja e tij?

T’fala Sandrit si me thënë, një përgjigje e tillë alla Edi Rama.

Pastaj, çfarë ndodhi aty?

Po në momentin që u përgjigja ashtu dhe ashtu do përgjigjem çdo herë kur t’më bëhet një gjë e tillë, erdhën ata rojet që kishte, menduan se po e qëlloj (qesh), por ai i largoi dhe i tha se është shoqe e imja dhe më vuri dorën në qafë dhe u futëm në zyrën e televizionit.

Pse ju cilësoi si zëdhënësja e Topallit?

Sepse siç duket në atë moment e ka ndjerë se unë po ia thosha shumë hapur mendimin tim për Jozefinën dhe nuk është mësuar ai t’ia thonë gjërat hapur. Mirëpo unë, duke mos pasur asnjë problem, sepse s’ma ka dhënë diplomën as Jozefina e as Edi Rama, dhe nuk kam kështu probleme, e më falni për modestinë, por një Rita Gjekë ata nuk kanë ku ta marrin. Ata janë një herë në 4 vjet në politikë, ndërsa unë kam 30 vite në teatër, vlerësohem aq sa vlerësohem, jam aktore aq sa jam aktore dhe çdo artist shqiptar është shumë më i madh se gjithë politikanët shqiptarë, çfarëdo qofshin, çfarëdo lloj krahi politik të jenë sepse ne jemi gjithmonë, ata janë të përkohshëm, dhe nuk kisha asnjë lloj frike, aq më shumë me një person si Edi Rama, që kisha edhe konfidencë.

Keni një batutë për kryeministrin për t’ia kthyer, meqë preferon batutat?

T’fala Zahos.

Hajde në teatër, se po të uli te radha 2, këtë kam për t’i thënë kryeministrit që të ndërrojë ato karrige, se s’po kam hall tjetër.

Rama: Rita, asistente e Jozefinës

Kryeministri Edi Rama foli të enjten në Kuvend, duke reaguar ndaj opozitës për akuzat e saj për mungesën e investimeve për Shkodrën. Pjesë e fjalës së tij ishte dhe investimi për stadiumin, muzeun “Marubi” dhe teatrin “Migjeni”.

“Edhe teatri ‘Migjeni’ është pjesë e kësaj. E nuk e kuptoj as Saliun se si nuk ka bërë gjë për të – sepse dikur i recitonte përmendësh poezitë e Migjenit – që ishte rrezik për jetën për gjithë trupën e aktorëve me miken time Rita në krye, që e ke pasur dhe asistente Jozefinë, në ato punët e propagandës kundër meje. Kështu që mos flisni për këto punë, ju lutem. Se çfarë kemi lënë ne pa bërë e do t’i bëjmë mandatin e ardhshëm e dimë më mirë se ju”, u shpreh Rama.

30 komente në “Rita Gjeka: Ramën e kam shok, por nuk e pranoj si kryeministër. Ai s’mund të tallet as me mua dhe as me Jozefinën”

  1. shqip says:

    i ke thene te gjitha. s’me mbetet tjeter vetem te konfirmoj se qenke ma zi se jozefina. moj ti “aktore” e radhes dy, ke dale gje neper shqiperi, te shohesh ç’mendojne shqiptaret per zhele-finen?po meqenese paske ti konsiderate per nje injorante , pse duhet ta kete edhe edi rama, e per me teper 90% e shqiptareve? beji yzmet punes , se rrogen nuk e merr per jozefinen, po per institucionin ku punon. ju doni sali shpellarin qe e ktheu vendin si kandahari.

    1. i menduari says:

      Kjo Rita e meritoka nje shoqe si Joz Debilja! Sa u shtuan debilat pas 1990 mor,pu pu pu Nuk i shifnim deri atehere se rrinin strukur e s’guxonin te llapnin shume. Pas 1990 dolen gjithe budallenjte si muti mbi uje dhe bertisnin ku te mundej! Na kane care trapin tash sa vjet keto debilat ?

  2. taulanti says:

    o ti o z Rama je koqe fare je banal, nganjeher edhe efekti i kokaines te ben te ndalosh fjalorin vulgar te nje drogaxhie si puna jote..Je ber belaja e ketij populli menduam se nuk do ket nje budalla tJeter si z Berisha por ja qe dole ti me I keq se ai..nje dit do te ze ty dhe femijet e tu xhynahet e ketij populli

  3. TJ says:

    Zonje mund te kesh te drejte per K/ministrin arrogant! Por mendoj qe te radhitesh me mediokren Josi eshte naive ose mungese intelekti! Rama po eshte arrogant por me injorantet si pune e Josit dhe tuajes! Me falni se nuk e kisha degjuar emrin tuaj me pare!

    1. Arturi says:

      Hahaha … sakte! Ndja te njejtin mendim me ju. ?

  4. Pro reformes says:

    Jozefina eshte shembulli me i keq se si duhet te jete nje grua une do ta quaj nje burre te lig.
    Kjo ” grua” per interesat e saj shkel mbi kedo dhe mbi gjithecka, pa u skuqur pa u zverdhur. Bene sikur i dhimbsen te varferit e te pa mundurit, por ju siguroj qe po ti preken interesat, do tu sulet dhe atyre me pashpitesin qe e karakterizon. Kur Shkodra ishte e permbytur deri ne brez, ” zonja” ne fjale e hipur mbinje varke tha:” eshte kthy Shkodra ne identitet, eshte bere si Venecia”. Kjo eshte Josi zonja Rita.
    Kur e degjoje ne parlament , sinqerishte qe me perzihet.

  5. Faro says:

    Paska artist qe u mburrkan me jozefinen!

  6. LUAN says:

    E VARFER MENDERISHT. TE KA LENE KOHA PAS .

  7. genci says:

    Kaq femer palle je ti moj! PO si mos ta shash jozefinen tende qe te jep plumb ballit! Po 4 te vraret e 21 janarit, po gerdeci, moj torollake! E kujt i plas per ty qe mbeshtet jozefinen e saliun! Na plasi k… per ty!

  8. wickedgame says:

    Lek Plepi qenka bere drejtor ?.Hallall per idhullin skam cte them i ke thene te gjitha z drejtor.

  9. Adriana says:

    Rita Gjeka ..drejtoreshe e Teatrit Migjeni??Kuku medet ku ka arrit Shkodra!!

  10. Ermir says:

    Ku paske qene ti moj rrushe kur zhelefina tallte bythen me gjithe Shqiperine..megjithmend na dolet me shume kulture ju shkodrejt….

  11. nina says:

    Shko ftyre. e Jozit.. e pshtir jeeee. …. ti prano ate kryeministrin atje ku ndodhesh.. qe je ne fund te kazanit aty ku je, qe ste pyt as tr ve njeri ne tefter qe je gjall qe do apo se do kryeministrin… shko beju zhab Jozit…

  12. leka says:

    Nga keto qe thote si dhe nga fytyra,kjo qenka nje cope budallice,qe as don te shikoje dhe as te degjoje,por vec te veje mbas si kone e verber..

  13. Emigranti says:

    Per ke Jozefine flet ti zonja Rita, per ate qe kure ishte kryetare parlamenti sillej si rrugace ndaje opozites te atehershme. Ate kujtohet si shante, ofendonte, ; Oficere, kapen per zhelesh e nxireni perjashta ate fshatarin, ‘ e kishte fjalen per deputetin Balla. Sa dhe si e trjtonte opoziten, sa ne nje raste vete zoti Meta, ju leshua podjumit, e shau , e fyvi sa nuke tregohet. prandaje mose e mbre, sepse ne postin qe kishte, ska pyetur per fakiret, se po te kish pyetur, sdo kishe arxhuar 450 milion leke vetem djeta, jashe vendit, duke bredhur me vend e pa vend., sdo kishte pagur te bien dhe dhendrin kure ishin srtudente, duke e i bere punonjes ambasade, sdo kishe cuar te vellane ne perfaqesine diplomatike ne Itali , pa asnje merite, etj etj. abuzime me pushtetin, prandaje mose na i mer si shembulle per mire, se eshte e kunderta e asaje qe ju thoni.

  14. england says:

    Nga intervista dukesh qe je shoqja e Jozefines,pa nivel dhe shume vulgare me shprehjen te fala Zahos!Nese nuk te pelqen Rama pasi sic dhe vete e the ne interviste se keni kahe te ndryshme ne politike,nuk ke pse permend nje femije te pafajshem edhe pse eshte femija i kryeministrit qe ty nuk te pelqen,ne nje kohe qe mund te jesh nene vete,me keto cfare ke thene je komplet ne linjen e partise tende,nuk ke asnje ndryshim nga ata qe te perfaqesojne ne parlament,jeni te gjithe njesoj sikur ju ka nxjerre plakushi i rrjedhur nga bytha,thjesht jeni te peshtire per te ju lexuar.

  15. nord.al says:

    Une cuditem si merret Edi Rama me nje person si Rita qe edhe qenien aktore, edhe postin e drejtoreshes i ka nga Jozefina. Keto familjarisht i kane ne gen servilizmin dhe hipokrizine. Shkodra i njeh mire kush jane militantat e PD. Kete interviste mund ta haje ndonji nga Vlora apo Korca, por jo shkodranet.

  16. shqiptari says:

    Rita te njoh, te kam xhan por nuk jam kure dakort qe nje njeri i artit te mare ne mbrojtje cfaredolloi politikani e aq me teper te kalibrit Jozefine, Sali,Nano e Meta po deshe dhe Rama qe kane punuar kaq keq per kete vend. Ngarkesat politike e kthyen mbrapsht kete vend dikur po ngarkesat e ndasite politike nuk po e lene te kthehet mbare. Nuk e duroj dot prepotencen, ndac dhe rugacerine e Rames por hipokrizia e Jozefines eshte neveritese te pakten per mua. Edhe doren, rastesisht,nuk pranoj tia zgjat ndonje politikani e jo me te flas mire.

  17. ilirK says:

    Teatri i Shkodres qenka katandisur si mos me keq. Çte presesh nga nje qytet kulture kur zgjedhjet ne politike I ka bere me nivelin me te dobet te qytetarise se vete. Rita e Zhelfina jane personazhe medioker dhe shume te shemtuar. Turp per Shkodren qe perfaqesohet nga injorante e te pafytyre si keto!!!

  18. timo says:

    Ti moj Rita nuk e do Edi Ramën për kryeministër. Bukur… Është e drejta jote…Po e di seç thotë populli, me shumë edukatë, në raste të tIlla? – Na plasi …….. se nuk të pëlqen ty.

  19. kastriot says:

    e pa edukate.c’lidhje ka zahua.dhe pastaj nuk ju vjen mire kur ju tall.

  20. Arbi says:

    Po pse ju been keq per nje zhozhezine,
    Harruat cfare fliste kjo edhe pisi tjeter me banden per edi ramen e mbi te gjitha per familjen e tij.
    Mire ja ben se tere jeten ne kunj eshte ulur ajo e te tjere. Kujtoni fotot ne arabine saudite.

  21. Rr. B. Gramshi says:

    Ne cka shkruan “artistja” ka nje hendek te madh ne mardheniet midis tyre. Ndersa ai, Edi, komunikon me ate per probleme dhe bindje personale, ajo nuk le pjestar te families pa i permendur, deri ne femije te pafajshem te ardhur ne kete bote.
    Vetem kjo eshte e mjafteshme per te gjykuar palet.

  22. Alma says:

    Kjo eshte tipike maloke! Pa pike profesionalizmi! O Zot, a ke lexu ndonje liber ne jete moj shoq? Qenke kokrra e injorantes. O Zot, s’me besohet cfare niveli! Pastaj, kush qenka kjo se une s’ja kisha degjuar ndonjehere emrin… Kjo na qenka e perjetshme… Hahahhahha…. C’na gajase mi injorante…. Ti nuk vlen as sa nje fjalim i Rames!

  23. alban says:

    S’ka faj kjo bajge, fajin e ka ajo ministrja e kultures qe e le drejtoreshe.

  24. petja says:

    moj rita une nuk te njoh por per sa shkruan me dukesh se do te jesh pak skizofrene

  25. lemi says:

    …rita gjeka apo rita xheka ne mbrojtje te zhelefinies verteton thenien monumentale te te madhit Mergim Muja: po Shkodra asht si lodra mor ta morsha,,,qe perjashta ban shum za e permrena s’ka asjga…

  26. zhele leshi says:

    me vjen me te vertete zor, qe thua kam mbaru shkolle te larte arti dhe shfaqe simpati per j. topallin. as berisha nuk e vlerson topallin qe vdes per berishen, berisha e din shume mire qe ajo eshte nje cope injorantje. fjalori I saj si kryetare parlamenti eshte si e grave te ndara nga burrat qe gjithe diten bejne sherr me kedo se keshtu mbajne lart moralin qe e kane te dhjere. cili personalitet perdore fjale te tilla si’ke shkue per lesh’
    , xjaerre jashte prej zhelesh’. eshte padyshim krytarje me e keqe e parlamentit ne jeten e tij. ajo deshi me marre titull shencor e u be perralle se ja diktuan se ka kopjue e terhoqi edhe pse e promendi berisha. a mos te ka mesue bicikleten te institute I misrit, se ajo ne ato ara ka histori rinie te paharrueshme. ajo nuk ka e nuk manifeston asnje vlere shkodrane ne asnje lloj fushe. po pati nje na thuaj. ajo do berishen, ju doni berishen e ketu jeni bashkue. te na rruaj saliu, te na rruaj zhazafina e te na rruani ju.

  27. Los Vjerda says:

    Nje pjese e popullit shqipetare ne Shqiperi nuk eshte popull por nje turme amorfe qe politikanet e cilit do krah kur jane ne pushtet i japin formen qe u duhet. Ju komentuesit me siper jeni edhe ju pjese e asaj turme bile plasteline fare. Ju, jua kane shpelare trurin dhe fare pak ndryshoni nga trure shpelaret qe…… Ju i perkisni thasit te miellit qe po ben çudira duke ndryshuar edhe drejtimin politikes shqiptare deri ne nivelet me te larta. Ç’ i duhej krieministrit z. Rama t’i permendte Topallin zonjushes Rita. Te mbyllte gojen do te bente me mire. Atij i eshte kruar dhe ajo i dha pergjigjen qe duhej. Mesazhet kunder zonjes Gjeka dhe, asnje pro saj apo Topallit tregon demokracine ne gazeten “Tema”, çensuren. E ngjashme me zhurmuesit qe dikur i viheshin Zerit te Amerikes dhe kanaleve televizive prendimore. Zonja Rita duhet falenderuar per kurajon e saj thellesisht qytetare ne intervisten e dhene.

  28. Los Vjerda says:

    Populli, ne Shqiperi nuk eshte popull por nje turme amorfe qe politikanet e cilit do krah kur jane ne pushtet i japin formen qe u duhet por qe social komunistet jane me mjeshtra. Ju komentuesit me siper jeni edhe ju pjese e asaj turme bile plasteline fare. Ju, jua kane shpelare trurin dhe fare pak ndryshoni nga trure shpelaret qe…… Ju i perkisni thasit te miellit qe po ben çudira duke ndryshuar edhe drejtimin politikes shqiptare deri ne nivelet me te larta. Ç’ i duhej krieministrit z. Rama t’i permendte Topallin zonjushes Rita. Te mbyllte gojen do te bente me mire. Atij i eshte kruar dhe ajo i dha pergjigjen qe duhej. Mesazhet kunder zonjes Gjeka dhe, asnje pro saj apo Topallit tregon demokracine ne gazeten “Tema”, çensuren. E ngjashme me zhurmuesit qe dikur i viheshin Zerit te Amerikes dhe kanaleve televizive prendimore. Zonja Rita duhet falenderuar per kurajon e saj thellesisht qytetare ne intervisten e dhene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje