Ditët e Trashëgimisë Kulturore, "Onufri" udhëton drejt Lushnjes!

28 Shtator 2016, 11:21Kulturë TEMA

Me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë” dhe “Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore”, në disa nga qytetet kryesore të vendit janë parashikuar një sërë aktivitetesh, që kthejnë vëmendjen nga vlerat dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore.

Në këtë frymë Qendra Kombëtare e Muzeve Berat  hap në ambientet e Muzeut Historik Lushnje ekspozitën, “Muzeu Lëvizës” e cila do të qëndrojë e hapur dhe në dy javët në vazhdim. Ekspozita përmban imazhe nga fondi i Muzeut Etnografik dhe Muzeut Onufri.

Nëpërmjet kësaj ekspozitë synohet që koleksioni të bëhët më i njohur për një publik më të gjerë , për të bërë një lidhje më domethënëse me objektin, në të njëjtën kohë duke kontribuar në forcimin e identitetit të muzeut. Si dhe të krijoj një rrjet aktiv bashkëpunimi me muzetë e tjera brenda dhe jashtë vendit, duke shkëmbyer eksperienca, duke promovuar kulturën, duke bashkëvepruar dhe shpërndar informacion.

Gjithashtu në data 29 shtator,  Qendra Kombëtare e Muzeve Berat sjell “Takim me Traditën” në muzeun Etnografik nëpërmjet dokumentarit “Arti në kulinarinë Ilire, Berati” të studjuesit Ahmet Dursun e regjisorit Benet Nelku si dhe gatimeve të mjeshtrit të kuzhines Josif Miho. 

Përmes këtij eventi publiku do të ketë mundësinë  të njihet me traditën e hershme dhe shumë të njohur të artit të kulinarisë së qytetit të Beratit, si dhe do të përgatiten dhe serviren gatime të një vakti tradicional, të kuzhinës së familjes beratase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje