Zbulohet tavolina 92-vjeçare e Ahmet Zogut kryeministër

22 Shtator 2016, 20:34Kulturë TEMA
Zbulohet tavolina 92-vjeçare e Ahmet Zogut kryeministër

Nga Roland Qafoku

Pak ditë më parë unë realizova një intervistë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për emisionin tim “Debati në Channel One”.

Intervistëm e zhvilluam në një sallë jo pak të njohur për nje gazetarët:

Ndodhet përballë zyrës së ministrit dhe aty zakonisht kryhen pritje dhe takime të gjera që për ne gazetarët është e zakonshme.

Por këtë herë në këtë sallë unë pashë një objekt që më bëri shumë përshtypje.

Tavolina e madhe ovale që shfaqet në foto është tavolina e mbledhjeve të qeverisë së Ahmet Zogut.

I përket vitit 1924 kur ai e mori këtë post për herë të dytë dhe po këtë tavolinë e përdori edhe kur u bë president i republikës, detyrë që luante funksionete dhe të kryeekzekutuesit.

Ministri Ditmir Bushati më tregoi se tavolina gjendej e hedhur në bodrumet e Ministrisë së Jashtme dhe prej një viti specialistë dhe mjeshtra të punës në dru e kthyen atë në një gjendje jo vetëm muzeale por edhe funskionale.

Sot kjo tavolinë ka moshën 92-vjeçare dhe mund të jetë tavolina më e vjetër në Shqipëri që është në funksion akoma.

Imagjinoni për një çast, në atë tavolinë, perveç kryeministrit Zogu, janë ulur personalitetet më të rëndësisme të kohës ndoshta më të trazuar që ka kaluar Shqipëria që nga themelimi I shtetit.

Ahmet Zogu ka qenë dy herë kryeministër: Hera e parë 2 dhjetor 1922 deri më 25 shkurt 1924 dhe hera e dytë nga 6 janari 1925 deri më 25 shtator 1925 si dhe president i republikës me fuqi ekzekutuese nga 28 shtatori 1925 deri më 1 shtator 1928.

3 komente në “Zbulohet tavolina 92-vjeçare e Ahmet Zogut kryeministër”

  1. vaso says:

    Po lere ce do.Tavoline ku u ulen “tradhtaret.”

  2. tema says:

    Bravo Bushati !! i shtohet nje vleren ministrise.

  3. arbereshi says:

    Tavolina eshte aty ku eshte por e rendesishme eshte se Qafokut pa qafe i ka dhene nje egzaltim dhe i ka dhene mundesine te ulet ne krye te saj. Katunari i zakonshem me mbiemer te zakonshem katunari, dhe me floke te zakoneshme per katunaret e sotem, me xhele. Kjo eshte vecoria e gazetareve te sotshem ose jane me floke per ti lyer me xhel ose jane pa floke, kjo eshte shume e rendesishme se cfar kane ne pjesen e dukshme siper kafkes por se posht kafkes kane apo nuk kane gje nuk luan rol sepse njerzit nuk arijne ta shofin se per te kuptuar qe nuk kane gje, gazetaret me veten e tyre jane te sigurt qe njerzit nuk e kuptojne qe poshte kafkes jane bosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje