Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hequr licencën e Radios +2 në pronësi të tij
Koço Kokëdhima ka humbur një prej aktiviteteve të tij mediatike. Radio +2, në pronësi të Kokëdhimës, që ka filluar transmetimin në shkurt të vitit 1998 ka humbur licencën pas një vendimi unanim të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA. Në thelb arsyetimi i vendimit ishte “mosrespektim i kushteve të licencës në ofrimin e shërbimit”.
Prej rreth 5 viteve Radio +2 thuajse ka qenë inekzistente në treg, pavarësisht se ajo ka pasur licencë kombëtare që prej filimit të viteve 2000. Programi i saj ishte rrudhur duke transmetuar vetëm muzikë dhe lajme të shkurtëra, si dhe dëgjueshmëria e saj ishte vetëm në disa pjesë të kryeqytetit.
Në bazë të kushteve të licencës kombëtare kjo radio duhej të dëgjohej në mbi 80 përqind të territorit të vendit, si dhe duhej të kishte një strukturë të qëndrueshme programesh. Pas inspektimit në terren të aktivitetit të stacionit, si dhe duke ballafaquar kërkesat e ligjit 97/2013 për mediat audiovizive dhe të licencës së akorduar, AMA vendosi në fundjavë heqjen e licencës për Radion +2 në pronësi të Koço Kokëdhimës.
Gati hijenat, do e rifitoje +2 shume shpejt licencen mos i qani hallin Kocos!